Foto Galeri

Foto/Në gjyq babai që masakroi për vdekje të bijën. Shoku i 20-vjeçares: Fjalët e fundit që më tha


               Publikuar në : 10:46 - 26/07/19 M. S

Petrit Lekaj i cili vrau të bijën, Sabrina Lekaj, 20 vjeç, pritet të dalë sot për masën e sigurisë. Ngjarja tragjike ndodhi në Australi, ku një baba shqiptar vrau vajzën e tij 20-vjeçare me thikë, teksa ndodheshin në makinë. Petrit Lekaj, 49 vjeç, u gjet gjithashtu në makinë me lëndime në bark.

Avokati i te pandehurit, Ben Sale, ka thënë se klienti i tij nuk ka bërë asnjë kërkesë për lirim me kusht.

“Në javët e ardhshme mund të ndodhë një kërkesë për lirim me kusht, por unë do ta njoftoj atë në kohën e duhur”, ka thënë ai.

Lekaj aktualisht po trajtohet në Spitalin Mbretëror Adelaide, ku ruhet nga policia. Mediat e huaja shkruajnë se policia, pas ngjarjes ka bërë një vizitë në banesën e shqiptarëve, por nuk është zbuluar asnjë detaj.

Per mediat është prononcuar edhe një nga miqtë më të mirë të së ndjerës. Kat Valstar, 21 vjeç, ka qenë ndër personat e fundit që ajo ka folur.

“Fjalët e saj të fundit për mua ishin: “Të dua shumë, do te njoftoj me mesazh sapo të shkoj në shtëpi”. “Por ajo kurrë nuk më shkruajti, ndjehem sikur një pjesë e imja është zhdukur. Nuk kam gjysmën tjetër. Ajo ishte mikja ime më e mirë”, tha ai.

Nëna e 20-vjeçares ka vendosur shiritin e zi në profilin e saj në Facebook, dhe shkruan: “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen”.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT