Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

67-vjeçari dhunon familjarët dhe del me jorgan, mjekja: S’ka probleme të shëndetit mendor

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
67-vjeçari dhunon familjarët dhe del me jorgan, mjekja: S’ka probleme të shëndetit mendor

Fatjon Kapaj ankohet në Fiks Fare se xhaxhai i tij ka probleme të shëndetit mendorë, por që spitali nuk ia pranon, thotë se është i aftë mendërisht.

Xhaxhai i Fatjoni dhunon familjarët, nuk i njeh , ecën gjithë ditën me jorgan në kurriz, por edhe pse bën këto veprime për mjekët ai është “ok”.

Fatjoni tregon se bashkëjetesa me xhaxhain është bërë deri diku e pamundur, pasi ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

“Unë jam i sëmurë e nuk eci dot, jetojmë vetëm me kempin tim, xhaxhai është i sëmurë mendor, bëhet shpesh herë i dhunshëm” thotë Fatjoni dhe kjo is jell shqetësime në familje.

Nuk kanë munguar as rastet kur xhaxhai i tij 67 vjeç e ka goditur me gurë dhe ka shpëtuar mirë pa e çarë në kokë. Ai e ka vizituar disa herë në spitalin psikiatrik, por këta të fundit nuk ia kanë mbajtur me pretendimin se gëzon shëndet të mirë mendor. ” E çuam në psikiatri, mjekja thotë është në rregull, nuk merr as ilaçe as asgjë, kërkojmë ndihmën e Fiksit, pasi ndryshe nuk di çfarë të bëj ” thotë Fatjoni.

Dhunën e pranon edhe vëllai i 67 vjeçarit. Madje ai shton se edhe për ta ushqyer ia japin nga dritarja pasi shpesh herë shfaq shenja dhune.

” E çuam në spital, thonë është mirë, nuk na e mbajtën, nuk dimë ç’të bëjmë, në shtëpi nuk e mbajmë dot.” tregon vëllai i të sëmurit.

Gjatë marrjes së denoncimit gazetarët e Fiksit e panë edhe vetë të sëmurin duke ardhur përqark në oborr me jorgan dhe jastëk. nga dhuna që ushtron ndaj familjarëve atë e kishin akomoduar në një dhomë veç ku flinte në kushte shumë të këqija.

I vëllai i 67- vjeçarit i pyetur nga gazetarët se pse e mbanin të veçuar u përgjigj: ” Kemi frikë , se na ka dhunuar. Madje djalit m’i ka qëlluar me gur”.

Familjarët tregojnë se janë në kushte të këqija ekonomike dhe se 67 vjeçari duhet të marrë një kurim të specializuar.

Ai nuk ka pension pasi nuk ka punuar asnjëherë për shkak të gjendjes së tij , por vetëm një ndihmë ekonomike prej 2500 lekësh në muaj. Familjarët tregojnë se e kanë dërguar disa herë në spital të Vlorës , ku spitali e ka mbajtur vetëm një ditë dhe më pas e ka nxjerrë. Babait i është dashur ta kërkojë nëpër Vlorë që ta sjellë sërish në shtëpi tregon Fatjoni.

“Kurse në Spitalin Psikiatrik të Vlorës mjekja tha merreni se është në rregull” shprehet Fatjoni.

Gazetarët e Fiksit ju drejtuan spitalit psikiatrik Vlorë, për të marrë një përgjigje se përse nuk ishte shtruar i sëmuri. Nëndrejtori teknik i institucionit tha se ky pacient nuk ka patur asnjëherë kartelë në këtë institucion, por që mund të riparaqitet për vizitë.

” Mjekja e ka menduar dhe vlerësuar se nuk duhet shtruar, por familjarët mund ta sjellin sërish dhe ta shohim, nuk besoj që mjekja të ketë gabuar” thotë nëndrejtori.

Edhe pse mjekja e ka nxjerrë të aftë mendërisht 67-vjeçarin , familjarët e tij jetojnë çdo ditë me frikë nga ndonjë përshkallëzim i dhunës nga ana e të sëmurit./ Top Channel

Tags: FamiljarëtFatjon Kapajjorganmjekjashendeti mendor

TË LIDHURA

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime
Politikë

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona
Aktualitet

Aksident i trefishtë në superstradën Lezhë-Shkodër, plagosen 4 persona

19:23 | 25/10/2025
Next Post
“Plazhi i Durrësit bosh”/ Komentuesit i “sulen” Berishës: Mos fut panik

Hapja e negociatave/ Berisha: Mashtrimet e Ramës, Merkel e di mirë çfarë është ai

Foto/ Në një jaht në Budva, Pacolli fotografohet me të dyshuarin e vrasjes së Ivanoviç

Foto/ Në një jaht në Budva, Pacolli fotografohet me të dyshuarin e vrasjes së Ivanoviç

Fotoja me Obamën/ Berisha: Rama dënohet me 5 vite burg

Fotoja me Obamën/ Berisha: Rama dënohet me 5 vite burg







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com