Politikë

6 vjet nga Partneriteti Strategjik me Kosovën/ Reagon Bushati


               Publikuar në : 15:25 - 11/01/20 M D

Më 11 janar 2014-të në Prizren është mbajtur mbledhja e parë e dy qeverive Shqipëri-Kosovë ku dhe u nënshkrua Partneriteti Strategjik mes dy vendeve.

Pra janë bërë 6 vjet nga Partneriteti Strategjik me Kosovën.

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati duke përkujtuar këtë ditë, thotë se sot, gjashtë vite më pas nevojitet një bilanc i plotë rreth plotësimit të angazhimeve të ndërmarra në këtë partneritet, por dhe pasurimit me instrumente të reja.

Ish-shefi i diplomacisë shqiptare në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Partneriteti Shqipëri-Kosovë është strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën europiane.

“11 Janar, 6 vjet më parë në #Prizren nënshkruam dokumentin e Partneritetit Strategjik Shqipëri-Kosovë, duke përcaktuar objektiva për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat, në dritën e dinamikës së tyre dhe interesave të përbashkëta.

Krahas kundërshtarëve të njohur të kësaj nisme, e cila fillimisht u prezantua në programin qeveritar të votëbesuar nga Kuvendi në Shtatorin e 2013, nuk munguan as kritikët të cilët më shumë sesa me objektivat që parashtronte dokumenti dhe instrumentet për t’i jetësuar ato, merreshin me fotografinë e përbashkët të dy qeverive.

6 vjet më pas në 2020, nevojitet një bilanc i plotë rreth nivelit të zbatimit të angazhimeve të ndërmarra dhe pasurimit me instrumente të reja.

Aq më tepër që mjedisi i sigurisë që na rrethon dhe konteksti gjeopolitik që jetojmë kanë evoluar ndjeshëm. Partneriteti Shqipëri-Kosovë është strategjik për ne, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën evropiane”, shkruan Bushati.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT