Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

500 kg eksploziv për 500 mafiozë të arrestuar, si u vra gjykatësi italian Giovannni Falcone

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
500 kg eksploziv për 500 mafiozë të arrestuar, si u vra gjykatësi italian Giovannni Falcone

Mafia e ka dominuar për dekada Italinë, jo vetëm falë brutalitetit të treguar, por edhe për shkak të bashkëpunimit aktiv ose të heshtur të segmenteve të tëra të shoqërisë italiane, dhe ç’është më e rëndë të strukturave shtetërore.

Dhe në periudhën më të përgjakshme, ku luftërat mes klaneve mafioze shkaktuan mijëra të vdekur dhe mbollën terror në rrugët e vendit, atëherë kur politika kishte bërë një pakt të errët me krerët e Cosa Nostra, në dobi të përfitimeve të ndërsjellta, pati një grusht zyrtarësh të ndershëm, që iu kundërvunë me guxim dhe vetëmohim të keqes, duke e paguar këtë me jetën e tyre.

Mes tyre, më i spikaturi është gjykatësi nga Palermo, Giovanni Falcone, simbol i luftëtarit të pa kompromis kundër mafies. Falcone lindi në Palermo më 18 maj 1939. Pasi kreu liceun klasik “Umberto” pati një përvojë të shkurtër pranë Akademisë Detare të Livornos.

Më pas, vendosi të rikthehet në qytetin e lindjes për të vazhduar Fakultetin Juridik, ku u diplomua në vitin 1961. Pas praktikës së kryer në gjykatë, më 1964 emërohet gjykatës i shkallës së parë në Lentini. Më vonë transferohet si nënprokuror në Trapani, ku qëndron rreth 12 vjet. Aty nis të theksohet vazhdimisht prirja e tij drejt fushës penale. Siç e thoshte edhe vetë, “ajo që më magjepste, ishte vlerësimi objektiv i fakteve”.

Të nesërmen e atentatit tragjik ndaj gjykatësit Cesare Terranova më 25 shtator 1979, Falcone nis të punojë në Palermo pranë Zyrës së Instruksionit. Kryeinstruktori Roço Chinnici i beson në majin e vitit 1980 hetimet kundër Rosario Spatolas, një proces që përshinte edhe mafian amerikane.

Pikërisht në këtë përvojë të parë, Giovanni Falcone mëson se që të hetojë krimet dhe veprimtaritë e strukturave mafioze, duhet të kryejë hetime edhe në pasuritë e mirëfillta dhe në ato të depozituara në banka, edhe përtej oqeanit. Më 29 korrik 1983, Chinnici, vritet në një atentat bashkë me truprojën e tij në rrugën Pipitone.

Ai pasohet në detyrë nga Antonino Caponnetto, që ngriti një strukturë të re antimafia në prokurorinë e Palermos, bazuar në modelin e ekipeve të viteve 1970 kundër terrorizmit politik. Pas një hetimi të nisur në korrik 1984, mafiozi “i penduar” Tommaso Buscetta, zbërtheu të gjithë strukturën e Cosa Nostras, duke çuar në pranga mbi 500 mafiozë.

Dënimet masive tronditën kupolën e mafias siçiliane, që nisi të ushtrojë presion tek segmentet aleate të shtetit. Në vitin 1987, Caponnetto largohet nga drejtimi i njësisë anti-mafia. Zgjedhja më e mirë për të garantuar vazhdimësinë e luftës ndaj mafias, do të ishte zëvendësimi i tij me Giovanni Falconen, por Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën presione politike dhe me pretekstin e vjetërsisë më të madhe në punë, vendos të emërojë në krye Antonino Mele.

Kështu nisi një erë e re. Gjyqtarët që ishin dhënë me mish e me shpirt pas punës, nisën te ndihen të izoluar, u shtuan sulmet personale, dhe u përhapen zëra dashakeqë dhe të pa bazuar, për qëllime të supozuara politike të Falcones dhe kolegut të tij Paolo Borsellino. Në këto kushte, Falcone vendos të pranojë një detyrë të re në Romë, si drejtor i çështjeve penale.

Është i bindur se duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me politikanët, fjala e tij mund të kishte vlerë për një projekt që e kishte shumë për zemër:krijimin e një super-prokurorie antimafie, që do të quhej zyrtarisht, Drejtoria Kombëtare Antimafia. Politika ra dakord dhe kandidaturat e forta për drejtimin e saj ishin dy:ajo e Falcones dhe e Agostino Cordova.

Në majin e vitit 1992, Falcone ishte në pritje të vendimit, por më datën 23 maj, ndërsa ishte për një vizitë në Palermon e tij, një shpërthim i fuqishëm mbi autostradën e Capaçit i jep fund jetës dhe karrierës së tij. 500 kg tritol, si simbol i 500 mafiozëve të arrestuar, ishin fshehur në një kanal të ujërave të zeza që ndodhej nën rrugë.

Shpërthimi i tyre hodhi në erë makinën me të cilën udhëtonte Giovanni Falcone, e shoqja Francesca Morvillo dhe 3 truprojat, Antonio Montinaro, Roço Di Cillo e Vito Schifani. Kur kaluan sipër bombës, Falcone po e ngiste makinën e tij me një shpejtësi prej 160km/orë.

Po si arriti mafia të godiste në shenjë? Planet e lëvizjes së Falkones, mbaheshin sekret me shumë kujdes, pasi konsiderohej shumë i rrezikuar. Ish-kryebashkiaku i Palermos, Leoluca Orlando është shprehur disa vite më parë: “Atentatin e kreu mafia. Por ku mafia vret një gjykatës të rangut të Falkones, atëherë ajo e di se është dikush në aparatin shtetëror, që e mbron. Mafia është kundër shtetit, por njëkohësisht ajo është edhe brenda tij. Ajo është kundër bankave dhe punon brenda tyre. Ajo është kundër kishës dhe brenda saj, është kundër shoqërisë dhe brenda saj”.

Mafia shpresonte që me këtë vrasje të bujshme, të gjunjëzonte dhe ata pak njerëz të ndershëm, që ishin kundërshtarë të vendosur të saj. Por sikurse është shprehur motra e Xhovani Falkones, Maria, atentati pati efektin e kundërt. “Për mafian, ishte si një bumerang. Pasi aty filloi gjithçka. Ky atentat terrorist bëri që njerëzit në atë moment të thoshin: Mjaft më! Dhe nën trysninë e vazhdueshme të qytetarëve të indinjuar, shtetit iu desh të reagonte në mënyrë të qartë.”

Dhe në fakt shteti ngriti në këmbë ushtrinë. Ishte misioni më i madh që prej Luftës së Dytë Botërore. Mbi 12.000 ushtarë u vendosën përkohësisht në Sicili për të mbështetur policinë për 6 vjet rresht.

Dhe hetimet përparuan shpejt. Një vit pas atentatit, u kap bosi i madh i Cosa Nostra, Toto Riina. 27 vite më pas, Palermo ka ndryshuar. Kokat drejtuese të mafies së atëhershme kanë vdekur, të tjerë ndodhën në burg. E megjithatë mafia ekziston ende. Orlando thotë se krimi i organizuar është transformuar nga mafia që qëllon dhe kryen atentate, “në një mafie me kostum dhe kravatë, e cila fshihet në botën e financave”. “Të luftosh mafien sot është më pak e rrezikshme, por më e vështirë”- thekson ai.

Në vitin 2012, rihapja e hetimeve mbi vrasjen e Falcones, hodhi dyshime mbi përfshirjen në atë atentat të disa strukturave të shërbimit sekret italian. Edhe Toto Rina, sa herë që është pyetur në burg mbi ekzekutimin e Falcones, u ka deklaruar prokurorëve se vrasësin duhet ta kërkojnë në shtetin italian./ Tirana Today

Tags: arrestuarFalconeGjykatësiitalianmafioze

TË LIDHURA

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”
Kuriozitete

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

18:33 | 10/07/2025
Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

22:44 | 09/07/2025
“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

22:25 | 07/07/2025
Next Post
Durrës, sekuestrohen 1 milion euro pasuri të paluajtshme

Durrës, sekuestrohen 1 milion euro pasuri të paluajtshme

Ish-ministri i Drejtësisë jep alarmin: Mbyllet përfundimisht Gjykata e Lartë

Ish-ministri i Drejtësisë jep alarmin: Mbyllet përfundimisht Gjykata e Lartë

Iu refuzua kandidimin në Himarë, Beleri merret në pyetje për masakrën

Iu refuzua kandidimin në Himarë, Beleri merret në pyetje për masakrën

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com