Kryetari i PD, Lulzim Basha, pas daljes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ku ka dëshmuar para prokurorëve për çështjen “Toyota Yaris”, tha në një prononcim për mediat se Balla sot duhet të ishte në pranga.
Nuk ka munguar edhe reagimi i Ballës i cili ka publikuar në Facebook vendimin e Gjykatës së Tiranës, që dënon për shpifje me 50 mijë lekë gjobë, Lulzim Bashën.
“Don Kishotit që mori në qafë Partinë Demokratike, e që sot për turp gënjeu e shpifi përsëri, kujtesë të paguajë gjobën”, shkruan Balla, bashkëngjitur vendimit të Gjykatës për kreun e opozitës.