Aktori i njohur Guljelm Radoja iu ka bërë apel kolegëve të tij që po mbrojnë godinën e Tetarit Kombëtar që të ruajnë dinjitetin e tyre dhe të mos bëhen kukulla nën sqetullën e politikanëve.
Ndër të tjera, aktori kërkoi që kauza për të cilën kanë rezistuar, të mos politizohet.
“Teatri është i depolitizuar dhe duhet të mbetet i tillë. Ai i gjati na ngatërroi ne. Fatkeqësisht, kjo gjë vërtetoi katërciprisht që ne jemi të manipulueshëm. Një nga kolegët e mi i tha dikujt se “unë shkela mbi dinjitetin tim”. Pse shkele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti? Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë: Çbëra dje?! Sa dinjtioz qeshë dje. Pse isha qesharak dje, dhe lashë të shkelet mbi dinjitetin tim. Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im? Çfarë pakti bëre me djallin që shkele mbi dinjitetin”, tha aktori.