Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

5 Maji/ Sa ka qenë realisht numri i dëshmorëve të luftës, 28.000, 6.000 apo 3500?

6 vjet ago
in Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
5 Maji/ Sa ka qenë realisht numri i dëshmorëve të luftës, 28.000, 6.000 apo 3500?

Në mesin e një debati të egër gati 30-vjeçar, mes të djathtëve dhe të majtëve në vend, mbi Luftën Nacional Çlirimtare që shqiptarët zhvilluan kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbi patriotët dhe tradhtarët, mbi trajtat e një lufte civile mes ballistëve dhe komunistëve pas vjeshtës së vitit 1943, gjallon edhe një debat, kryesisht në nivelin e historianëve dhe studiuesve, në lidhje me numrin e dëshmorëve që ka pasur kjo luftë.

Gjatë gjithë viteve të komunizmit, shqiptarët kanë mësuar në shkollë se gjatë luftës për çlirimin e atdheut ranë 28 mijë dëshmorë, ose 1 dëshmor për 1 km2 të Shqipërisë. Megjithatë studimet e arkivave pas viteve 1990, kanë zbuluar se çështja e numrit të vërtetë të dëshmorëve, është disi më e ndërlikuar.

Numri i dëshmorëve, në vendimin e Komisionit Ndërqeveritar në vitin 1946 është 1141. Fjalorët enciklopedikë të viteve 1985 dhe 2009, përmendin respektivisht shifrat e 2191 dhe 2397 dëshmorë. Në muaj tetor-nëntor të vitit 1944, Shtabi Qendror i LANÇ, jepte porosi që të shkruheshin ditarët historike të brigadave partizane, duke e vënë theksin tek përpilimi i listave të dëshmorëve të luftës për 25 brigadat partizane.

Por nga tabela e përgatitur, që gjenden edhe në Arkivën Qendrore të Shtetit, rezulton se nga 25 brigada partizane, vetëm 2 prej tyre bëjnë listime të sakta për dëshmorët. Puna e parë dhe e vetme serioze për dëshmorët e luftës, nisi pas miratimit të ligjit nr.109, date 28 gusht 1945.

Neni 2 pika a, konsideronte dëshmorë të luftës nacionalçlirimtare të gjithë elementet e lëvizjes deri në 9 maj 1945 që dhanë jetën brenda ose jashtë Shqipërisë, në luftë kundër okupatorit në radhët e ushtrisë, si dhe ata që vdiqën nga sëmundjet e ndryshme, të marra gjatë kohës që kanë qenë në radhët e ushtrisë së LANÇ.

Në Konferencës e Paqes në Paris në vitin 1946, Enver Hoxha foli për 28.110 shqiptarë të vrarë gjatë viteve 1939-1944. Sipas tij trupat pushtuese gjatë operacioneve ushtarake që ndërmorën kundër forcave partizane, dogjën e shkatërruan fshatra e qytete të tëra.

Nga 2500 fshatra e qytete që kishte Shqipëria, u dogjën e u shkatërruan 1850 prej tyre. U dogjën gjithashtu sasi të mëdha drithi e prodhimi bujqësor, u grabitën dhe u therën bagëti të imta e të trasha, që në zona të ndryshme arrinin gati 50-70 për qind e tyre.

Sipas llogaritjeve të specialistëve, pushtimi ushtarak i shkaktoi Shqipërisë një dëm të përgjithshëm prej mbi 3 miliardë dollarë amerikanë me vlerën e vitit 1938. Ndërkohë studiuesi Teodor Kareco, shkaktoi jo pak debate disa vite më parë, pas botimit të një libri, në të cilin ai pretendon se numri i dëshmorëve është maksimumi 3500- 4000.

Sipas tij, është tërësisht i pavërtetë pretendimi se italianët dhe gjermanët vranë në luftë 28 mijë dëshmorë, që sipas tij është korrigjuar më pas nga vetë autoritetet komuniste në 17.800 dëshmorë. Kareco i referohet një statistike të vitit 1946, që i ishte dorëzuar Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, të përmbledhur nën emërtimin “Viktima të luftës”.

Në të, jepeshin përveç viktimave ushtarake edhe viktimat civile, si dhe të burgosurit dhe të internuarit politike. Ndërkohë sipas kësaj liste, të vrarët nga radhët e ushtrisë partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishin si më poshtë

 

Prefektura                 Të vrarë nga radhët e ushtrisë partizane

 

Berat                             359

 

Durrës                          24

 

Elbasan                        171

 

Gjirokastër                   646

 

Korçë                            435

 

Kukës                             39

 

Peshkopi                          113

 

Shkodër                          15

 

Tiranë                            176

 

Vlorë                               491

 

Numri në total: 2.519

Sipas Karecos, kjo statistike zyrtare ishte shumë larg asaj që synonte Enver Hoxha për të treguar madhështinë e tij si një udhëheqës i një lufte epike. Ai përdor në librin e tij edhe shifra të tjera kontradiktore, të dhëna në vitet e para të çlirimit nga hierarkët e lartë komuniste mbi këtë çështje.

Kështu gjatë diskutimeve në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor të datës 23 korrik 1946, kur po diskutohej rezoluta që një grup deputetësh kërkonin t’i dërgohej Konferencës së Paqes në Paris, nënkolonel Pëllumb Dishnica, foli për më shumë se “40.000 dëshmorë që dhanë jetën për lirinë e vendit të tyre, dhe për kauzën e antifashizmit e të demokracisë”.

Në relacionin e Kryesisë së Këshillit të Ministrave për Byronë Politike të datës 16 shkurt1980, ku ndër të tjera flitet për zgjerimin e konceptit të dëshmorit, thuhet:“Sipas të dhënave, në mbështetje të dispozitave në fuqi, si republikë, janë shpallur rreth 6 mijë dëshmorë, kurse zyrtarisht në dokumente të ndryshme është thënë se gjatë luftës nacionalçlirimtare, populli shqiptar ka dhënë 28.000 dëshmorë. Kjo nuk do të thotë se duhet të arrihet medoemos kjo shifër, por numri i atyre që janë shpallur dëshmorë është i vogël”.

Historianët Xhelal Gjeçovi, i ndjeri Kristo Frashëri, Paskal Milo, kanë mbrojtur shifrën e 28 mijë dëshmorëve, që sipas tyre është nxjerrë pas verifikimeve të imtësishme dhe serioze pas luftës. Studiues të tjerë, që mbrojnë këtë shifër, thonë se duhet saktësuar se bëhet fjalë për 28 mijë të vrarë, por jo të gjithë janë dëshmorë. Sipas tyre, kjo shifër përfshin 28 mijë partizanët e vrarë, plus civilët, mes të cilëve edhe ata që mund të kenë gjetur vdekjen nga sëmundje apo rrethana të tjera të shkaktuara nga lufta./ Tirana Today

Tags: 5 majideshmoretluftenumri

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Analizë

“Nga shënjestër e bullizmit në legjendë të ringut: Historia e jashtëzakonshme e Conor McGregor”

17:48 | 02/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Vrau 10-vjeçarin/ “Monstra i Peshkopisë” i vë flakën qelisë në Fushë Krujë

Vrau 10-vjeçarin/ “Monstra i Peshkopisë” i vë flakën qelisë në Fushë Krujë

Historia e Eridës, nënë e dy fëmijëve: Ditën mësuese, natën shndërrohet në DJ

Historia e Eridës, nënë e dy fëmijëve: Ditën mësuese, natën shndërrohet në DJ

Aksidenti tragjik në Itali, ndërron jetë biznesmeni shqiptar

Aksidenti tragjik në Itali, ndërron jetë biznesmeni shqiptar

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com