Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“36 të prekur, shifra më e lartë nga nisja e epidemisë”, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“36 të prekur, shifra më e lartë nga nisja e epidemisë”, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

Në Shqipëri, rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus, kulmoi sot me 36 të prekur, shifra më e lartë që nga nisja e epidemisë. Rritje të ndjeshme shënoi dhe numri i të shtruarve në spital, si dhe ai i atyre që janë në gjendje të rëndë.

Autoritetet deklaruan se kjo situatë është pasojë e mosrespektimit të rregullave, në kushtet e heqjes së masave shtrënguese si dhe dëshmi e faktit se COVID 19 nuk është një sëmundje që kalon lehtësisht.

Autoritetet shëndetësore pranuan sot se kërcimi shqetësues i rasteve të reja, nuk mund të konsiderohet “i papritur”, ndërsa prej tre javësh vendi pothuajse i është rikthyer aktivitetit normal, dhe prej afro 10 ditësh, shifrat janë në nivele relativisht të larta.

Që nga fillimi i epidemisë, 36 të infektuarit e 24 orëve të fundit, përfaqësojnë pikën kulmore të rregjistruar deri tani. Sërish, Tirana mbetet vatra kryesore, me shumicën dërrmuese të rasteve, 27 të tilla, ndërsa të tjerat janë të shpërndara në 5 qytete të ndryshme.

“Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe një herë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit. Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim”, deklaroi Silva Bino, e cila drejton hetimin epidemiologjik në Institutin e Shëndetit Publik.

Shqetësuese është dhe rritja e të shtruarve në spitalin Infektiv ku ndodhen 41 pacientë, prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

“Të gjitha këto tregojnë që Covid19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht. Një pjesë e mirë e rasteve të cilat janë identifikuar kanë shenja klinike dhe një pjesë e tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital”, bëri të ditur zonja Bino, duke përsëritur thirrjen për qytetarët për të qenë “të përgjegjshëm gjatë gjithë këtyre muajve në mënyrë që të mos humbim atë që e fituam me shumë mund”.

Në situatën e krijuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u takua sot me mjekët e spitalit Infektiv. Këta të fundit, ju drejtuan me një apel qytetarëve që të respektojnë masat e distancimit fizik, duke kujtuar se “përgjegjësia nuk është vetëm e institucioneve por dhe e shoqërisë dhe sjelljeve indviduale”.

Nga 1299 raste në total, të konfirmuara, aktualisht janë 305 persona aktivë me COVID19, të shpërndarë në 12 qytete, por të përqëndruar kryesisht në Tiranë, ku ndodhen 77 përqind e tyre, si dhe në Shkodër, Krujë dhe Kamëz. /VOA

Tags: koronavirusMinistria e Shendetesiseogerta manastirliu

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
Kontrolli policor ‘fundos’ 56-vjeçarin, ja çfarë i gjetën në shtëpinë e tij (FOTO)

Kontrolli policor ‘fundos’ 56-vjeçarin, ja çfarë i gjetën në shtëpinë e tij (FOTO)

5 lloje sjelljesh, që asnjë burrë nuk i pëlqen tek një grua

5 lloje sjelljesh, që asnjë burrë nuk i pëlqen tek një grua

Jeni penduar për postimet e sikletshme të së shkuarës? Rrjeti social bën ndryshimin e madh

Jeni penduar për postimet e sikletshme të së shkuarës? Rrjeti social bën ndryshimin e madh







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

by mirseda
20:41 | 12/02/2026
0

Nesër (e premte) në mesditë, 7 të ndaluarit gjatë protestës së 10 shkurtit e organizuar nga opozita...

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

19:40 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com