Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

30 qershori/ Ish-presidenti: Kjo ditë ka hyrë në fletët më të zeza, të historisë së Shqipërisë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
30 qershori/ Ish-presidenti: Kjo ditë ka hyrë në fletët më të zeza, të historisë së Shqipërisë

Ish-presidenti, Bujar Nishani ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të zgjedhjeve, duke u shprehur se sot është dita kur demokracia, modeli politik, dinjiteti i shtetit dhe qytetarit në Shqipëri janë gdhirë të goditur rëndë.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai thotë që kjo përdhosje që i është bërë Republikës së Shqipërisë, ka hyrë tashmë në fletët më të zeza të historisë së shqiptarëve e do të mbetet aty përjetë, si një prej vandalizmave më të shfrenuar.

Statusi i plotë:

Sot më 1 korrik të vitit 2019, demokracia, modeli politik, dinjiteti i shtetit dhe qytetarit në Shqipëri janë gdhirë të goditur rëndë dhe poshtëruar djallëzisht. Kjo përdhosje e Republikës sonë dhe ky minim i rëndë, për pushtet personal, ndaj sistemit politik dhe shoqëror ka hyrë tashmë në fletët më të zeza të historisë së shqiptarëve e do të mbetet aty përjetë si një prej vandalizmave më të shfrenuar ndaj kores së ekzistencës së këtij vendi dhe do të përmendet gjithmonë si një turp barbarësh.

Sot, rendi politik, shoqëror dhe social i Shqipërisë ka hyrë në një destabilitet të rëndë, afati i të cilit nuk dihet se sa do të zgjasë dhe pasojat e të cilit janë sa të pa parashikueshme aq dhe fatale për këtë vend. Projektuesi dhe prodhuesi i këtij destabiliteti, pushteti aktual në Shqipëri, ka deklaruar se këtë “status quo”, do ta mbrojë me forcën e dhunës së policisë dhe shtetit paralet të grupeve të krimit të organizuar e të financuara nga pushteti.

Ky është fitili tashmë i ndezur i këtij destabiliteti në Shqipëri, më i rëndi që prej vitit 1990. Vjedhja e zgjedhjeve përmes grupeve të krimit të organizuar, Procedura e përdorur për emërimin e Prokurorit të “përkohshëm” të Përgjithshëm, Kapja politike me militantë ekstremistë partiak të organeve të krijuara të vetingut dhe emërimeve në sistemin e drejtësisë, Bashkëjetesa e hapur e një qeverie me krimin e organizuar dhe ndarja e pushtetit me të,

Vjedhja me VKM dhe ligje nominale e buxhetit të qytetarëve më të varfër në Europë,
Grabitja pa maska e pronave publike e private dhe dhurimi i tyre financuesve të blerjes së zgjedhjeve dhe trafikantëve të drogës, Lirimi nga burgjet e vrasësve seriale dhe përdorimi i tyre për të kërcënuar dhe shantazhuar oponentët politik të qeverisë,
Injorimi dhe përqeshja e përcaktimeve dhe kufizimeve kushtetuese dhe ligjeve mbi “checks e balances” midis pushteteve dhe institucioneve kushtetuese,

Ngritja në sistem e funksionimit të politikës, shtetit, shoqërise, pushteteve mbi kulturën e parave të pista përfituar nga trafiku i drogës dhe vjedhjes së buxhetit publik,
Bllokimi i hetimit dhe gjykimit penal të skandaleve dhe përfshirjeve kriminale të pushtetarëve, Kthimi i kultivimit të kanabisit dhe rrugëve të transportit të kokaines e heroinës në politika qeveritare, Ndalimi i dhunshëm i pjesmarrjes së opozitës në komisionet e votimit, Kthimi i policisë së shtetit në një organizatë politike anti-opozitë dhe anti-komunitare, Arrestimi i deputetëve dhe drejtuesve të lartë të opozitës,

Shkarkimi i dhunshëm i kryebashkiakut të Vaut të Dejes, etj., etj., përbëjnë modelin dhe precedentin më skandaloz, të rrezikshëm dhe destabilizues të Republikës së Shqipërisë. Por, aq sa i rëndë është ky model po aq i kushtueshëm dhe fatal do të jetë si bumerang nesër mbi autorët e krijimit të tij. Sot më 1 korrik 2019, Partia Mëmë rilindi bashkë me rregjimin e saj monist. Tashmë një rregjim jo mbi bazën e ideologjisë bolshevike por mbi dhunën e krimit të organizuar dhe vjedhjes së pasurive marramendëse nga xhepi i shqiptarëve.

Asnjë instrument pushteti i prodhuar jo vetëm artificialisht por dhe në dhunim të vullnetit të popullit nuk do të mund të ekzistojë dhe funksionojë dot. Kjo është ligjësi historike e njerëzimit që nuk e ndryshon dot asnjë qënie humane sado nën mutacionin e një monstre qoftë ai. I gjithë ky model i përçudnuar dhe ngritur në sistem, siç u konfirmua më 30 qershor mbështetet dhe mbahet në këmbë nga pakica e shqiptarëve dhe nga një grusht bandash të krimit të organizuar.

Në këtë rregjim, beteja e opozitës dhe shqiptarëve për shtetin normal dhe të së drejtës nuk mund të jetë vetëm për një proçes zgjedhjesh të lira dhe demokratike, por ajo nis me to. Ajo është një betejë që nuk përmbyllet brenda një nate dhe as me një përballje.
Guximi, besimi, mënçuria dhe popullariteti ndaj kauzës janë po aq me vlerë dhe të rëndësishme sa kauza vetë. Sot më 1 korrik 2019 vijon me më shumë motiv beteja qytetare me rregjimin !

Tags: 30 qershoribujar nishaniish-presidentreagonZgjedhjet

TË LIDHURA

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”
Politikë

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”
Politikë

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt
Politikë

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Next Post
Pjesëmarrje e ulët, por të qeta dhe paqësore/ Meta: Tani më duhet të “shpik” një dekoratë të re

Pjesëmarrje e ulët, por të qeta dhe paqësore/ Meta: Tani më duhet të “shpik” një dekoratë të re

Skandali/ Kandidati për Vorën, merr më shumë vota se numri i pjesëmarrësve

Skandali/ Kandidati për Vorën, merr më shumë vota se numri i pjesëmarrësve

Video/Nga peshkatarë në piratë, si u bënë somalezët tmerri i anijeve tregtare

Video/Nga peshkatarë në piratë, si u bënë somalezët tmerri i anijeve tregtare







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com