Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

3 mijë të rinj shqiptarë po punojnë online për të huajt

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Të rinjtë shqiptarë po integrohen me shpejtësi në tregjet globale të punësimit, duke shitur nga Shqipëria shërbimet profesionale në distancë për kompani të huaja. Platforma ndërkombëtare e punësimit online “Upwork” ka të regjistruar aktualisht 3 mijë të rinj shqiptarë, shumica e të cilëve janë paguar, sipas një kërkimi të “Monitor” në këtë platformë.

Numri i regjistrimeve në platformë u rrit me shpejtësi gjatë pandemisë, si një mundësi mbijetese për të rinjtë shqiptarë që humbën vendin e punës nga pandemia në Shqipëri. Në muajin shkurt 2021, në platformën ”Upëork” ishin të regjistruar 1600 shqiptarë, kryesisht të rinj, ndërsa në qershor 2021, numri i regjistrimeve nga Shqipëria i kaloi të 3 mijë personat.

Nga përpunimi i të dhënave shihet se, shumica e tyre janë paguar. Fitimet e të rinjve nga punësimi në distancë përfshijnë pagesa të kënaqshme. Ndërmjet tyre ka persona që kanë fituar me shumë se 100 mijë euro për më pak se dy vjet. Shumica prej tyre kanë siguruar të ardhura mujore rreth 1 mijë euro në muaj që nga periudha e regjistrimit. Ndër të punësuarit në distancë ka edhe të rinj nga Kosova.

Të rinjtë shqiptarë kryesisht ofrojnë shërbime profesionale të tilla si shërbime të teknologjisë së informacionit (TIK) që janë edhe më të paguarat. Po larmia e shërbimeve është shumë e madhe, duke përfshirë konsulenca, analizë risku, arkitekturë, inxhinieri, kontabilitet, përkthim, marketing, përpunim të dhënash, etj.

Platformat e punësimit online u bënë popullore gjatë pandemisë Covid-19. Në këtë periudhë, numri i shqiptarëve të regjistruar në platformat ndërkombëtare të punësimit shënoi rritje më të madhe se në çdo vend tjetër.

Ata janë integruar mirë në tregun e punës në distancë për shkak se, ofrojnë shërbime të ekspertizës së lartë, me pagesë të ulët në krahasim me tregun botëror. P.sh. shumica e të regjistruarve nga Shqipëria ofrojnë punë 10 dollarë në orë, kurse në Europë, shërbimet profesionale për një orë pune kushtojnë jo më pak se 40-50 dollarë.

Për disa shërbime si, arkitektura dhe përkthimi, profesionistët shqiptarë kërkojnë pagesa shumë më të ulëta se kolegët e tyre në rajon dhe në Europë. Sipas të dhënave nga platforma “Upëork”, të rinjtë shqiptarë profesionistë kanë marrë përgjithësisht vlerësime pozitive nga punëdhënësit.

Në një studim të posaçëm për dixhitalizimin gjatë pandemisë, Banka Botërore e vlerësoi e-commerce si një mundësi, jo vetëm për profesionistët shqiptarë, por edhe për kompanitë shqiptare, të cilat mund të shesin prodhimet e tyre në tregje më të mëdha se popullsia e vogël e Shqipërisë prej 2.8 milionë banorësh. /Monitor

Tags: Banka BotërorePlatformat e punësimit onlineshqiperi

TË LIDHURA

Aktualitet

Bizneset përballë faturave të reja, detyrimet vendore rriten deri në 4-fish

09:26 | 10/06/2026
Aktualitet

Ishin pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, arrestohen 4 persona në kryeqytet,

08:57 | 10/06/2026
Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Next Post

Ç’po ndodh rreth nesh?/Titujt kryesorë të lajmeve në botë në 24 orët e fundit

Posta e mëngjesit/ Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Zjarret në Greqi/ "Nuk fle, hedh ujë në shtëpi", gazetarja qan për të moshuarin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Bizneset përballë faturave të reja, detyrimet vendore rriten deri në 4-fish

by mirseda
09:26 | 10/06/2026
0

Rivlerësimi i xhiros vjetore për vitin 2025 ka sjellë rritje të ndjeshme të detyrimeve vendore për një...

Evropa përballë të nxehtit afrikan, thyhen rekordet historike! Shkencëtarët paralajmërim

09:20 | 10/06/2026

Sulmet amerikane ndaj Iranit, Teherani kërcënon me goditje më të ashpra

09:00 | 10/06/2026

Ishin pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, arrestohen 4 persona në kryeqytet,

08:57 | 10/06/2026

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com