Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

26 Maji i PD, dje rivendosi diktaturën sot premton revolucion demokratik (Video)

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
26 Maji i PD, dje rivendosi diktaturën sot premton revolucion demokratik (Video)

Partia Demokratike ka caktuar 26 majin për të mbajtur protestën e saj të radhës në Tiranë, pas audio-përgjimit të bërë publike, në të cilin pretendohet se vëllai i ministrit të Brendshëm merret ende me trafikun e drogës. Kjo datë bart një simbolikë veçanërisht të errët për këtë forcë politike. Zgjedhjet parlamentare të 26 Majit 1996, u vodhën hapur nga PD, që mori në këtë mënyrë mbi 80 për qind të votave.

PS nuk pranoi të bëhej pjesë e farsës, dhe bojkotoi zgjedhjet që në mesditë. Dy ditë më vonë opozita zhvilloi një protestë në sheshin Skënderbej, por u përball me dhunën e egër të policisë dhe forcave speciale, imazhet e të cilës bënë xhiron e botës.

Zgjedhjet u kritikuan ashpër nga OSBE, që kërkoi ripërsëritjen e tyre në të paktën 40 për qind të zonave elektorale. Të njëjtën gjë kërkoi SHBA pak javë më vonë. Por presidenti dhe lideri de fakto i PD, Sali Berisha, kundërshtoi me kokëfortësi me tezën se ishin komunistët që prishën qëllimisht zgjedhjet për të ardhur në pushtet me dhunë.

Me një opozitë të dobët dhe të pabesueshme në Perëndim, dhe një Shërbim Informativ të fuqishëm që zbatonte praktikat e njëjta me ato të Sigurimit të Shtetit në komunizëm, Berisha ndihej i sigurt. “Pas meje qameti!”, i pati deklaruar një gazetari të huaj.

Por paratë e firmave piramidale, që e kishin mbajtur deri në atë moment në pushtet, dhe që patën krijuar iluzionin e një mrekullie ekonomike shqiptare, u bënë shkaku i rrëzimit të PD nga pushteti. Kjo pasoi ngjarjet tragjike të vitit 1997, pasojat e të cilave vendi po i ndjen edhe sot.

Më vonë Berisha kërkoi formalisht ndjesë për paratë që shqiptarët humbën në piramida, por jo për dhunën barbare ndaj opozitës majin e 22 viteve më parë, që e klasifikoi atë në listën e autokratëve të pas Luftës së Ftohtë. Për të inkurajuar militantët më radikalë, që janë ata që edhe zhgënjehen më shpejt kur përfundon një tubim paqësor, drejtuesit demokratë kanë folur për një revoltë popullore të ngjashme me atë të burgosurve politikë të Spaçit 45 vite më parë.

Është folur për një protestë 3-ditore të pandërprerë apo edhe ri-ngritjen e Çadrës së Lirisë, një “film” me fund tragjikomik që shqiptarët e panë vetëm një vit më parë. Për disa përkimi i datës është rastësor, dhe kjo mund të jetë e vërtetë, meqë për PD aktuale datat historike duket se po e humbasin rëndësinë e tyre. Gjithsesi paralelet janë të paevitueshme, aq më shumë kur bëhet fjalë për Shqipërinë, pjesë e një rajoni që prodhon më shumë histori sesa arrin të konsumojë. 

TIRANA TODAY

Tags: 26 majidemokratikdiktaturenDjePDpremtonrevolucionrivendosisotVideo

TË LIDHURA

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas
Politikë

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet
Aktualitet

Reshjet e dendura në Korçë, nivelit i ujit rritet

19:56 | 19/11/2025
Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët
Aktualitet

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

18:12 | 19/11/2025
Next Post
Tronditet Skënderbeu, gjiganti turk kërkon të blejë Sowen

Tronditet Skënderbeu, gjiganti turk kërkon të blejë Sowen

Xhafaj: Kam kërkuar një herë dorëheqjen për vëllain tim

“Ose iki unë ose Basha”, PD reagon pas deklaratës së fortë të Xhafajt

Fuqia e fatit, objektet fatsjellëse që duhet të mbani sipas shenjës së horoskopit

Fuqia e fatit, objektet fatsjellëse që duhet të mbani sipas shenjës së horoskopit







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën
Sport

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

by mirseda
22:07 | 19/11/2025
0

Kosova arriti të shkojë në Play Off të botërorit, pas një fushate kualifikuese mjaft të mirë. Ekipi...

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

22:04 | 19/11/2025
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

20:58 | 19/11/2025
Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Athina zyrtare planifikon qendra rikthimi për migrantët jashtë BE-së

Athina zyrtare planifikon qendra rikthimi për migrantët jashtë BE-së

19:59 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com