Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

26 maj 1954: Pse u vra Omer Nishani, presidenti i parë i Shqipërisë komuniste?

6 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
26 maj 1954: Pse u vra Omer Nishani, presidenti i parë i Shqipërisë komuniste?

Dy ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 1954, Tirana do të tronditej nga një lajm i rëndë. Kishte vdekur Omer Nishani, presidenti i parë i Shqipërisë komuniste. Më 27 maj, gazetat e përditshme “Zëri i Popullit” dhe “Bashkimi” njoftonin shumë shkurt vdekjen e Nishanit në moshën 67-vjeçare, “pas një sëmundjeje të rëndë”.

Edhe ceremonia e varrimit u njoftua thjesht, pa shumë lavdërime. Në të morën pjesë zëvendëskryeministri Hysni Kapo, ministri i Tregtisë dhe Komunikacioneve Gogo Nushi, nënkryetarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor – Myslim Peza dhe Aleksandër Xhuvani, ministri i Punëve të Jashtme – Behar Shtylla, nënkryetari i Frontit Demokratik – Medar Shtylla etj, ndërsa fjalën e rastit e mbajti Sami Baholli.

Në fakt, versioni zyrtar i mbajtur i fshehtë nga Ministria e Punëve të Brendshme, ishte ai i vetëvrasjes. Edhe pse shumë rrethana në vendin e ngjarjes, e vinin në dyshim atë. Më 26 maj 1954, mjekët Petro Cani dhe Aleks Bozo, hartuar raportin mbi këqyrjen mjeko-ligjore.

Ata e gjetën trupin e shtrirë në shpinë dhe me gojë të hapur.

Rrobat e tij ishin të lara në gjak, po kështu edhe dysheku. Largësia e plagëve ishte 2 cm, njëra poshtë gjoksit, tjetra pak më larg. Arma e gjetur në vendin e ngjarjes ishte e tipit gjerman kalibër 7.65, dhe zotërohej nga vetë Omer Nishani. Në arsyetimin e ekspertëve, arrihej në përfundimin se Nishani kishte vrarë veten.

Por infermierja  që i shërbente Nishanit, Ariste Bratja me shërbyesen S.Pilku, dëshmuan se kishin dëgjuar fillimisht dy krisma, me një interval kohe midis nga njëra-tjetra, çka nxit dyshimet për një vrasje. Po sipas dëshmive të infermieres, shërbyeses dhe bahçevanit, Nishani vdiq pas 10 minutash.

Fakt është se presidenti vuante prej disa muajsh nga një sëmundje e rëndë, dhe mund të supozohej se vetëvrasja ishte një mënyrë, për t’u shpëtuar dhimbjeve të mëdha. Shumë njerëzve që e kishin vizituar muajt e fundit u thoshte se nuk jetohej ashtu. Austriakja Rozvita Von Voler, edhe pse e ndarë nga bashkëshorti shqiptar Omer Nishani, jetonte ende në Tiranë, shumë pranë ish-bashkëshortit.

Pak ditë pas ngjarjes, ajo kujton se bahçevani Mehmet Grori, i tha në konfidencë se Nishani nuk ishte vetëvrarë, por vrarë nga djali i madh i zëvendëspresidentit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Myslim Peza. Po pse duhej të vritej Omer Nishani? Pas vdekjes ai nuk u shpall armik i partisë, dhe nuk besohej se rrezikonte pushtetin e Enver Hoxhës.

Por duke qenë një dëshmitar që dinte shumë gjëra, gjykohej se ishte më mirë të heshtte përgjithmonë, para se të vdiste vetë në mënyrë natyrale. Po kush ishte Omer Nishani? Jeta dhe karriera e tij ishte e pazakontë, me plotë dritë-hije. Lindi në Gjirokastër më 5 shkurt 1887. U shkollua për mjekësi dhe në vitin 1914, shërbeu si mjek në batalionin e Gjirokastrës dhe më pas në Vlorë.

Në vitet 1915-1918, ishte doktor i Bashkisë së Ballshit, në varësi të Prefekturës së Beratit. Më 1920 emërohet mjek në spitalin e Tiranës dhe në vitet 1923-1924, ishte mjek i Bashkisë së Durrësit. Në fillim të 1924, burgoset për 2 javë, për shkak të pjesëmarrjes në atentatin ndaj Zogut në parlament.

Në dhjetor të atij viti, largohet nga Shqipëria për në Itali dhe më pas në Austri. Në vitin 1925 ishte ndër themeluesit e KONARE, komitetit nacional revolucionar, që synonte të rrëzonte sërish Ahmet Zogun. Në vitet 1933-1939, figuron si emigrant politik në Zante të Greqisë, ndërsa kthehet në atdhe pas pushtimit fashist.

Më 1940, zgjidhet anëtar i Këshillit të Shtetit deri më 13 janar 1944, edhe pse në gusht 1943 kaloi me radhët e Frontit Nacional Çlirimtar. Po atë vit, zgjidhet në Labinot anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar. Në vitet 1944-1946 zgjidhet kryetar i Kryesisë së KANÇ-it dhe ministër i Punëve të Jashtme. Në vitet 1946-1954 është deputet dhe deri më 1953 president i Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Ndërkohë, shërbimet sekrete britanike, japin të dhëna interesante për presidentin e parë komunist të Shqipërisë. Në profilin që i bënin Nishanit, ato thonë se ishte një agjent i vjetër i Komiternit – Komitetit Qendror të Internacionales Komuniste drejtuar nga Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, dhe shërbimeve sekrete të këtij vendi.

Sipas arkivave sekrete britanike, ai ishte rekrutuar që në vitin 1922 nga shërbimet sekrete sovjetike, dhe ishte dërguar në Shqipëri për të krijuar një organizatë komuniste të financuar nga BRSS. Ai bashkëpunoi më pas me fashistët, kaloi me komunistët, dhe madje shkoi në Kuvendin e Mukjes në shtator 1943 si përfaqësues i PKSH, por kur gjermanët pushtuan Shqipërinë në shtator të vitit 1943, i rikthehet punës së Këshilltarit të Shtetit në Tiranë për disa muaj deri në fillimin e 1944-ës.

Ndërkohë në nëntorin e vitit 1943, rikthehet me komunisët. Mbetet një mister sesi drejtuesit e lëvizjes, e pranuan pa asnjë problem një njeri me të një shkuar të tillë, kur dihet që shumë të tjerë që kishin qëndruar qoftë edhe pasivë gjatë luftës, u burgosën dhe pushkatuan.

Ndërkohë, eliminimi i Omer Nishanit, ishte në një farë mënyre i paralajmëruar. Në tetor 1952, arrestohet vëllai i tij Besim Nishani, me akuzën e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor dhe mosdenoncim të arratisjes së shokut të tij. Ai do shpallej i pafajshëm dhe lirohej në maj 1953.

Vetë presidenti, kishte nisur të mënjanohej nga Enver Hoxha në aktivitetet publike. Pas vdekjes së Stalinit, diktatori ndjeu frikë dhe filloi një reformim të madh të aparatit qeveritar. Në kuadër të riorganizimit të përgjithshëm shtetëror, ai e detyroi Nishanin të jepte dorëheqjen.

Për të thjeshtuar më shumë organikën e qeverisjes në vend, u mbajt një mbledhje e përbashkët e Byrosë Politike, Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Këshillit të Ministrave më 23 korrik 1953, në të cilën u miratua struktura e re e këtij të fundit. Po në atë mbledhje u rekomandua dorëheqja e presidentit Omer Nishani, dhe zëvendësimi i tij me Haxhi Lleshin./ Tirana Today

Tags: 26 maj 1954i parëOmer NishanipresidentiShqiperise komuniste

TË LIDHURA

Ngjarje e pazakontë në Marikaj! U vetëplagos, 40-vjeçari inskenoi atentat
Aktualitet

E rëndë në Korçë! 40-vjeçari vetëhidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike

19:28 | 10/07/2025
Zjarr i madh në Zvërnec! Flakët në pyjet me pisha dalin jashtë kontrolli, rrezikohen dy hotele
Aktualitet

Zjarr i madh në Zvërnec! Flakët në pyjet me pisha dalin jashtë kontrolli, rrezikohen dy hotele

19:25 | 10/07/2025
“Ndërtimet pa leje në Theth, Ulsi Manja kërkon masë për prokuroren Elsa Gjeli”
Aktualitet

“Ndërtimet pa leje në Theth, Ulsi Manja kërkon masë për prokuroren Elsa Gjeli”

18:40 | 10/07/2025
Next Post
Vidhnin vila dhe bankomate, arrestohen 5 shqiptarët që “tmerruan” Madridin (Video)

Vidhnin vila dhe bankomate, arrestohen 5 shqiptarët që “tmerruan” Madridin (Video)

Fevziu i trembet një ’97 të dytë: Jemi pranë katastrofës!

Fevziu i trembet një ’97 të dytë: Jemi pranë katastrofës!

Provimet e Maturës/ Risitë dhe ndryshimet që duhet të dini

Provimet e Maturës/ Risitë dhe ndryshimet që duhet të dini

JU REKOMANDOJMË

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Serbia do të sulmonte Kosovën?/ Osmani trondit me deklaratën: Trump ndërhyri në momentin e fundit
Kosovo

Serbia do të sulmonte Kosovën?/ Osmani trondit me deklaratën: Trump ndërhyri në momentin e fundit

by mirseda
19:43 | 10/07/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka...

Ngjarje e pazakontë në Marikaj! U vetëplagos, 40-vjeçari inskenoi atentat

E rëndë në Korçë! 40-vjeçari vetëhidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike

19:28 | 10/07/2025
Zjarr i madh në Zvërnec! Flakët në pyjet me pisha dalin jashtë kontrolli, rrezikohen dy hotele

Zjarr i madh në Zvërnec! Flakët në pyjet me pisha dalin jashtë kontrolli, rrezikohen dy hotele

19:25 | 10/07/2025
Theo lë Milanin, nënshkruan me Al Hilal

Theo lë Milanin, nënshkruan me Al Hilal

18:55 | 10/07/2025
“Ndërtimet pa leje në Theth, Ulsi Manja kërkon masë për prokuroren Elsa Gjeli”

“Ndërtimet pa leje në Theth, Ulsi Manja kërkon masë për prokuroren Elsa Gjeli”

18:40 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com