Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

2500 euro kundrejt një vendi pune, si u mashtruan nga 28-vjeçarja (VIDEO)

08:29 | 18/05/2022
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
2500 euro kundrejt një vendi pune, si u mashtruan nga 28-vjeçarja (VIDEO)

Një zotëri tregon për emisionin investigativ “Stop” se si është mashtruar nga 28-vjeçarja Joana Bocaj nga qyteti i Vlorës. Zonja është prezantuar si punonjëse e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Vlorë dhe ka thënë se i duheshin rreth 100 punonjës pasi mbulonte gjithë jugun.

Zotëria në fjalë ka paguar 2500 euro te Joana Bocaj që nusja e djalit të fillonte punë si shefe finance në Spitalin Memorial të Fierit. Bocaj i dha edhe një urdhër emërimi dhe procedura do të përfundonte për dy muaj. Por kaluan më shumë se 6 muaj dhe ende asgjë. Më pas zotëria i kërkoi lekët, por as ato nuk i mori.

Denoncuesi: Më është vetëofruar një punonjëse e Shëndetësisë Vlorë me emrin Joana Bocaj, më ka vetëofruar vende pune pasi sipas saj mbulonte gjithë jugun. Në këmbim të vendit të punës, ajo donte para. Unë kam pasur nevojë për nusen e djalin sepse e kam ekselente duke marrë para borxh, 2 500 euro.

Gazetarja: Për nusen e djalit tuaj, çfarë pozicioni pune do të gjente ajo?

Denoncuesi: Shefe finance në Spitalin Memorial. Pastaj ajo më thoshte mua se kam nevojë për vende pune të tjera sepse unë mbuloj gjithë jugun dhe dua një ekonomist këtu, një atje, dua një recepsionist për në spital.

Gazetarja: Në cilin vit ndodhën këto premtime?

Denoncuesi: Në 2021, pas zgjedhjeve të Prillit.

Gazetarja: Ju e keni bërë pagesën që në fillim tek ajo?

Denoncuesi: Po, po. Pagesën që në fillim dhe shuma ishte 2,500 euro dhe tha që do të merrni vendimin dhe gjatë këtyre muajve, ajo merrte të tjera. Ishte një rast tjetër për një shoqen e një gruas atje për 1,500 euro dhe dy mbesat e gruas për infermiere në Vlorë me 4 mijë euro.

Gazetarja: Sa arrin shuma në total?

Denoncuesi: Shumë mund të shkojë 10 mijë euro. Pas 2 muajsh, vjen një urdhër emërimi dhe me këtë urdhër emërimi që mori nusja e djalit tim, ajo iu tregonte të tjerëve shiko se kjo filloi, i ka ardhur urdhëri i emërimit.

Gazetarja: Por ndërkohë, nusja e djalit nuk kishte filluar punë?

Denoncuesi: Nusja e djalit nuk filloi se i tha që vendimin do ta marrësh në Vlorë.

Gazetarja: Dhe kur dilte vendimi?

Denoncuesi: Vendimi tha do të presë 1 -2 muaj. Kaluan 6 muaj dhe ajo nuk bëri gjë. Lekët thotë se do t’i jap. Nga emisioni “Stop” kërkoj që të më ndihmojë që të më kthehen lekët, nuk dua asgjë tjetër.

Një zonjë tjetër tregon, se ka dhënë 2 milionë lekë për një vend punë si specialiste në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetsor.

Denoncuesja: M’u premtua një vend pune në vitin 2021 si inspektore tek Operatori i Kujdesit Shëndetësor përkundrejt një sasie lekësh, 2 milionë lekë. Ne menduam se do të na e gjente vërtetë. Ka qenë në fund të Tetorit kur kam bërë pagesën. Pritëm, pritëm, kaluan shumë muaj ndërkohë edhe flisnim me të në telefon dhe thoshta jo po sot, jo po nesër. Derisa kaluan 6 muaj dhe ne i kërkuam lekët.

Gazetarja: Dhe çfarë justifikimi nxorri për mosrealizimin e punësimit ndaj jush?

Denoncuesja: Thoshte se janë ndërruar drejtorët, do të presim dhe pak kohë. Ka premtuar se do t’i sjellë lekët. Thotë se do t’i nis sot, do t’i nis nesër. Deri tani as lekë, as punë, asnjë gjë.

Një tjetër zonjë nga Tirana tregon se Joana Bocaj u ofrua për të siguruar pagesën e kempit për dy të afërmit e saj dhe punësimin e saj. Në total zonjës i ka marrë rreth 8 milionë lekë, nga të cilat i ktheu 3 milionë.

Denoncuesja: Joana Bocajn e kam njohur përmes një të afërmi. Është prezantuar tek ne si specialiste e shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Vlorë duke u ofruar të na ndihmojë me kempin e një të afërmi pasi është në gjendje shumë të rëndë.

Gazetarja: Sa kërkonte për ta rregulluar pagesën e kempit?

Denoncuesja: Për këtë të afërmin kërkoi 2 milionë lekë.

Gazetarja: Ju e bëtë pagesën?

Denoncuesja: Po, e bëmë pagesën. Përveç këtij të afërmi, ai ka dhe një vëlla me të njëjtën sëmundje pak a shumë. Meqenëse ai nuk ishte 100 për qind në gjendje shumë të rëndë, kërkoi 3 milionë lekë për të afërmin tjetër.

Gazetarja: Si thoshte se e rregullonte pagesën e kempit?

Denoncuesja: Thoshte se unë punoj tek kempi, jam pjesëtare e bordit ku do të vendosej kempi dhe normalisht do ta rregullonte ajo. Me Joanën për të bërë pagesën jemi njohur në Tetor të 2021-shit. Ka ardhur, ka marrë pagesën dhe kur u takuam përsëri, më ofroi një vend pune tek Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor këtu në Tiranë. Më tha se do të të çoj shefe sektori tek financa dhe më kërkoi një shumë prej 3 milionë lekësh.

Gazetarja: Juve ju mori në total 8 milionë lekë?

Denoncuesja: Po. Në dijeninë time, në rrethin pak a shumë që ne njohim, janë diku tek 50 persona dhe bëhet fjalë diku tek 200 milionë lekë nëse i mbledhim sa ju ka premtuar vende pune, kempe, licenca gjithë këtyre njerëzve.

Po ashtu, një rast i ngjashëm ka ardhur në emisionin “Stop” ku denoncohet sërish mashtrimi i Joana Bocajt.

Denoncuesja: Përshëndetje, edhe unë kam të njëjtin problem, jam mashtruar nga Joana Bocaj. Personalisht në informacion, pastaj një pjesë tjetër ju ka premtuar të afërmëve tanë vende pune si shoferë, si infermierë, si ekonomisë, si juristë.

Gazetarja: Vendet e punës ku do të ishin, në çfarë institucioni?

Denoncuesja: Do të ishin në QSUT edhe tek Drejtoria e Fondit. Ka bërë disa telefona me njerëzit tanë të afërm që ju ka thënë se ju keni fituar portalin, por realisht asnjë vend pune nuk u realizua. Kështu ne kemi rënë pre e gjithë këtij mashtrimi. Kanë paguar 2 milionë lekë të vjetra, 2 milionë euro, 1 milionë e gjysëm lekë e të tjera e të tjera./tvklan.al

Tags: Joana Bocajkorrupsionvend punevlore

TË LIDHURA

Zhbllokimi i ngërçit me Bullgarinë, reagon Qeveria e Maqedonisë së Veriut
Kryesore

Zhbllokimi i ngërçit me Bullgarinë, reagon Qeveria e Maqedonisë së Veriut

15:49 | 30/06/2022
Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut-Bullgarisë/Macron: Kemi gjetur një zgjidhje kompromisi
Bota

Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut-Bullgarisë/Macron: Kemi gjetur një zgjidhje kompromisi

15:29 | 30/06/2022
Salianji sulmon qeverinë: S’keni hallin e qytetarëve, paratë u’a jepni një grupi oligarkësh
Kryesore

Salianji sulmon qeverinë: S’keni hallin e qytetarëve, paratë u’a jepni një grupi oligarkësh

15:19 | 30/06/2022
Next Post
Shtirej si specialiste në Drejtorinë e Kujdesit Shëndetësor Vlorë, si mashtroi për një vend pune

Shtirej si specialiste në Drejtorinë e Kujdesit Shëndetësor Vlorë, si mashtroi për një vend pune

Presidenti/PS mbledh grupin parlamentar, përjashton Berishën nga negociatat

Sërish bisedime për zgjedhjen e Presidentit/PS dhe PD në tryezë, bisedimet para kamerave

Specialja në Hagë pritet të shpall vendimin për Gucatin e Haradinajn

Specialja në Hagë pritet të shpall vendimin për Gucatin e Haradinajn

JU REKOMANDJOMË

Rikthehen reshjet e shiut, ja ç’parashikohet për motin sot

Parashikimi i motit 15 Shkurt

4 vjet ago
“Putin si Hitleri”, Kremlini: Krahasim i neveritshëm, i papranueshëm

“Putin si Hitleri”, Kremlini: Krahasim i neveritshëm, i papranueshëm

4 vjet ago
“Më kërcënoi me jetë zv.drejtori…”, shoqërohet në polici ish-deputeti i PD

Stop hipokrizisë

7 muaj ago
Eliminohen radhët në kufi, nga sot hyjnë në fuqi kufizimet e reja për kalimin në Greqi

Eliminohen radhët në kufi, nga sot hyjnë në fuqi kufizimet e reja për kalimin në Greqi

2 vjet ago




TË FUNDIT

Zhbllokimi i ngërçit me Bullgarinë, reagon Qeveria e Maqedonisë së Veriut
Kryesore

Zhbllokimi i ngërçit me Bullgarinë, reagon Qeveria e Maqedonisë së Veriut

by Mar Si
15:49 | 30/06/2022
0

Pas qëndrimit publik të presidentit francez Macron, ku tha se ishte gjetur një zgjidhje me Bullgarinë për...

Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut-Bullgarisë/Macron: Kemi gjetur një zgjidhje kompromisi

Marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut-Bullgarisë/Macron: Kemi gjetur një zgjidhje kompromisi

15:29 | 30/06/2022
Salianji sulmon qeverinë: S’keni hallin e qytetarëve, paratë u’a jepni një grupi oligarkësh

Salianji sulmon qeverinë: S’keni hallin e qytetarëve, paratë u’a jepni një grupi oligarkësh

15:19 | 30/06/2022
Tabaku ironizon Ramën: Rrofsh sa malet o shoku Edi!

Tabaku ironizon Ramën: Rrofsh sa malet o shoku Edi!

15:03 | 30/06/2022
Portreti i “rrallë” i Princeshës Diana shfaqet në Londër

Portreti i “rrallë” i Princeshës Diana shfaqet në Londër

14:38 | 30/06/2022

Tirana Today


© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : wearedope.com