Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

24 mars 1999/ Kur ndërhyrja e NATO-s çliroi Kosovën nga zgjedha shekullore serbe

6 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
24 mars 1999/ Kur ndërhyrja e NATO-s çliroi Kosovën nga zgjedha shekullore serbe

Pasi udhëheqësi serb, Sllobodan Millosheviç, refuzoi me kokëfortësi ultimatumin e SHBA-së dhe vendeve të tjera perëndimore, për të ndërprerë operacionet ushtarake dhe ato të spastrimit entik në Kosovë, NATO nisi më 24 mars 1999 një fushatë bombardimesh intensive, mbi atë kishte mbetur ende nga federate e dikurshme jugosllave.

Emri zyrtar i operacionit të NATO-s, ishte Operacioni i Forcave Aleate. Shtetet e Bashkuara e quajtën “Noble Anvil Operation”, ndërsa në Jugosllavi, operacioni u quajt gabimisht “Engjëlli i mëshirshëm”, si rezultat i një keqkuptimi, apo i një përkthimi të gabuar.

Bombardimet vazhduan deri në arritjen e një marrëveshjeje, që çoi në tërheqjen e forcave të armatosura jugosllave nga Kosova, dhe krijimin e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), një mision ky paqeruajtës.

Për 78 ditë me radhë, nga data 24 mars deri më 10 qershor 1999, avionët e aleancës do të kryenin mijëra misione fluturimi në operacionin më të madh ushtarak në Evropë, që pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas të dhënave zyrtare NATO përdori në atë operacion 1.031 avionë, të cilët ngriheshin kryesisht nga baza ushtarake e aleancës në Aviano të Italisë, ose nga aeroplan-mbajtëset amerikane të vendosura në detin Adriatik.

Vendet e NATO-s, u përpoqën të merrnin për këtë operacion autorizimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për veprime ushtarake, por u kundërshtuan nga Kina dhe Rusia, që paralajmëruan se do vendosnin veton ndaj një propozimi të tillë.

Në këto kushte, NATO e nisi fushatën ndëshkuese pa autorizimin e OKB-së, duke e përshkruar operacionin si “një ndërhyrje humanitare”. Sulmi mbi Jugosllavinë, ndodhi në të njëjtën ditë kur presidenti amerikan, Bill Klinton, mbajti një takim me shefat kryesorë të ushtrisë së SHBA, për të diskutuar opsionet për një zbarkim tokësor, nëse dështonte fushata e bombardimeve.  Ndërkohë, Franca dhe Gjermania, kundërshtonin fuqishëm një sulm tokësor. Parisi vlerësonte se një pushtim i tillë, do të kërkonte në terren të paktën 500 mijë trupa, që të mund të kishte sukses.

SHBA-të mbajtën peshën kryesore të sulmeve në gjirin e koalicionit kundër Jugosllavisë.

Gjatë 10 javëve të fushatës, avionët i NATO-s kryen mbi 38.000 misione luftarake. Në fillim, fushata ishte projektuar të shkatërronte mbrojtjen ajrore jugosllave, dhe objektet ushtarake të një rëndësie madhore.

Por me kalimin e ditëve, operacionet ushtarake të NATO-s, shënjestruan gjithnjë e më shumë njësitë ushtarake jugosllave në terren, pas raportimeve mediatike se makineria kriminale e Millosheviçit po kryente dhjetëra masakra çdo ditë, dhe po boshatiste thuajse gjithë Kosovën nga shqiptarët etnikë.

Organizata “Human Rights Watch”, llogarit se 489-528 civilë jugosllavë u vranë në 90 incidente të veçanta nga ana e Operacionit të Forcave Aleate. Mjerisht, refugjatët ishin ndër viktimat kryesore, për shkak se në shumë raste u përdorën si mburoja njerëzore nga forcat serbe.

Midis 278- 317 viktima, ose gati 60 për qind e numrit të përgjithshëm, humbën jetën në Kosovë. Në Serbi, u vranë 201 civilë, ndërsa 8 të tjerë në Malin e Zi.

Viktimat ushtarake në radhët e NATO-s, ishin të kufizuara. Sipas raporteve zyrtare, aleanca nuk pësoi vdekje ushtarësh nga operacionet direkte luftarake. Megjithatë, më 5 maj, një helikopter Apash AH-64 u rrëzua dhe shpërtheu, gjatë një misioni në orët e natës në Shqipëri.

Beogradi pretendoi se helikopteri ishte qëlluar prej forcave kundërajrore jugosllave, por NATO tha se mjeti u rrëzua për shkak të një defekti teknik. Ai u rrëzua 65 km larg nga kryeqyteti, Tiranë, duke vrarë 2 anëtarë të ekuipazhit, oficerët amerikanë Dejvid Gibs dhe Kevin Raijshert. Ai ishte një nga dy helikopterët Apash të humbur në luftë. Ndërkohë 3 ushtarë amerikanë të tjerë, u kapën si robër nga forcat speciale jugosllave, ndërsa ishin në një mision vëzhgimi përgjatë kufirit Maqedoni-Kosovë.

Disa vite më vonë, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, asokohe Ministër i Mbrojtjes, tha se humbjet ushtarake dhe policore të Jugosllavisë gjatë fushatës ajrore arritën në 956 të vrarë dhe 52 të zhdukur. Qeveria serbe liston 5.173 ushtarë të plagosur. Në fillim të qershorit të 1999, kur fushata ishte në fundin e saj, zyrtarët e NATO-s pohuan se bombardimet kishin vrarë 5 mijë trupa jugosllave, dhe plagosur mbi 10.000 të tjerë.

Aleanca, e korrigjoi më vonë këtë vlerësim, në 1.200 ushtarë dhe policë të vrarë. Ndërkohë gjatë bombardimeve, zyrtarët në Jugosllavi thanë se dëmet materiale ishin rreth 100 miliardë dollarë. Por në vitin 2000, “Grupi 17” një organizatë e pavarur, arriti në përfundimin se dëmet e drejtpërdrejta nga bombardimet ishin vetëm 3.8 miliardë dollarë, duke mos përfshirë Kosovën

Ndërkohë Kombet e Bashkuara raportuan se mbi 850 mijë refugjatë kishin ikur nga Kosova, gjatë 10 javëve të bombardimeve të NATO, ishin vrarë mbi 12 mijë persona, përdhunuar mbi 20 mijë gra dhe vajza, si dhe ishin shkatërruar dhjetëra mijëra banesa.

Ndërsa bombardimet vazhdonin, negociatorët finlandezë dhe rusë vazhduan përpjekjet e tyre për ta bindur Millosheviçin të tërhiqej. Përballë pak alternativave, ai pranoi kushtet e ofruara për një prani ushtarake brenda Kosovës të kryesuar nga OKB-ja, por duke edhe përfshirë trupat e NATO-s.

Më 12 qershor, trupat e KFOR-it nisën të hyjnë në Kosovë. Ushtarët amerikanë dhe britanikë, u përshëndetën nga shqiptarët, që brohorisnin dhe u hidhnin lule. Edhe pse nuk hasën asnjë rezistencë nga trupat serbe në tërheqje, 3 ushtarë amerikanë humbën jetën në disa aksidente.

Në fakt trupat e para të huaja që zbarkuan në Kosovë pas largimit të serbëve, ishin rreth 200 trupa ruse, që më 11 qershor zbarkuan në aeroportin e Prishtinës. Moska e cilësoi si një “mision paqeruajtës”, por nën presionin e NATO, ato u larguan pas disa muajsh. / Përgatiti TIRANA TODAY

Tags: 199924 MarsclirohetkosovaNATOserbeshekullorezgjedha

TË LIDHURA

Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk dihen rrethanat e lëndimit
Aktualitet

Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore, nuk dihen rrethanat e lëndimit

21:43 | 17/09/2025
Aksident në aksin Tiranë–Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në aksin Tiranë–Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset

20:43 | 17/09/2025
Policia e Kukësit arreston të dyshuarin për vrasje dhe nipin e tij
Aktualitet

Policia e Kukësit arreston të dyshuarin për vrasje dhe nipin e tij

18:43 | 17/09/2025
Next Post
Morën 2 milionë lekë, kush janë të rinjtë që grabitën e dhunuan familjen në Mallakastër

Morën 2 milionë lekë, kush janë të rinjtë që grabitën e dhunuan familjen në Mallakastër

“Kriza e ngjashme me ’97-ën”, gazeta e Vatikanit shkrim për situatën politike

“Kriza e ngjashme me ’97-ën”, gazeta e Vatikanit shkrim për situatën politike

20-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Haradinaj: Përjetë mirënjohës

20-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Haradinaj: Përjetë mirënjohës

JU REKOMANDOJMË

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025
Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Rama: Inovacioni dhe inteligjenca artificiale, dy “kuaj” të një rëndësie strategjike për “Shqipërinë 2030”
Aktualitet

Rama: Inovacioni dhe inteligjenca artificiale, dy “kuaj” të një rëndësie strategjike për “Shqipërinë 2030”

by mirseda
10:26 | 18/09/2025
0

Fjalën e parë në Kuvend, kryeministri Edi Rama e nisi me një urim për kryeparlamentarin Niko Pelehi....

Peleshi bën ‘ndëshkimin’ e parë, i heq fjalën Klevis Balliut

Peleshi bën ‘ndëshkimin’ e parë, i heq fjalën Klevis Balliut

10:22 | 18/09/2025
Sulmet izraelite në spitalet në Gaza, 83 persona që nga mëngjesi humbën jetën

Sulmet izraelite në spitalet në Gaza, 83 persona që nga mëngjesi humbën jetën

09:48 | 18/09/2025
Rroga mesatare mbi 1 mijë euro, minimalja 500 euro/ Sot seanca maratonë

Rroga mesatare mbi 1 mijë euro, minimalja 500 euro/ Sot seanca maratonë

09:42 | 18/09/2025
Obama: SHBA në krizë politike pas vra*jes së Charlie Kirk

Obama: SHBA në krizë politike pas vra*jes së Charlie Kirk

22:44 | 17/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com