Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

21 Janari, kur politika thërret në skenë vdekjen

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
21 Janari, kur politika thërret në skenë vdekjen


Dhuna e destabiliteti, janë shndërruar rëndom në “bastin” e politikanëve, sa herë që kërcënojnë të marrin apo mbrojnë me çdo kusht pushtetin. 21 Janari, ishte pabesueshmërisht një kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar. 

Opozita e majtë kishte gati 15 muaj në shesh, duke protestuar për votën që pretendonte se i ishte vjedhur në qershorin e 2009-ës, dhe të cilën nuk po i jepet mundësia ta faktonte.

Mazhoranca vazhdoi ta qesëndiste kauzën e saj, me Berishën që shprehej se me rrethanat e krijuara mund të qëndronte në pushtet edhe 20-30 vite të tjera.

Një video-përgjim, midis Ilir Metës dhe Dritan Priftit, ku flitej për marrjen e një ryshfeti prej 700 mijë euro, e ndezi situatën.

Edi Rama e dinte se diçka e ndryshme do të ndodhte në 21 janar, kur foli një ditë më parë për një demonstratë ku nuk ishte më PS që drejtonte popullin në protestë, por ky i fundit që do të merrte në duar fatet e veta.Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror i “puçistit” Bahri Shaqiri, kishin informacione paraprake për rreth 200-300 njerëz kryesisht me precedentë penalë, që atë ditë ishin përgatitur të përplaseshin me forcat e rendit.

Dhe në fakt të dhënat ishin të sakta. Shumica e protestuesve nuk kishin mbërritur ende para kryeministrisë, kur pararoja e tyre nisi të përleshej me radhën e parë të policëve të pajisur me skafandra.Pas përdorimit të gazit lotsjellës, shumica e pjesëmarrësve në tubim, përfshi drejtuesit e opozitës, u distancuan. Në sheshin para kryeministrisë mbetën rreth 400-500 vetë që sulmonin vazhdimisht policinë dhe më pas tërhiqeshin.

Rama jepte udhëzime në distancë nga ambientet e Dy Kullave, ndërsa Berisha dhe Basha nga zyra kryeministrore.

Dhjetëra të plagosurit nga mjetet e forta, këtej dhe andej rrethimit, mund të mjaftonin që palët të binin dakord t’i jepnin fund asaj çmendurie që po transmetohej nga televizionet drejtpërsëdrejti. Por jo, turma e xhindosur e demonstruesve u la e lirë të vazhdojë të shfrejë dufin, duke qëlluar pa reshtur me gurë drejt gardistëve, që mbronin më shumë sesa godinën titullarin që ndodhej brenda saj.Edhe ky i fundit, ndonëse u cilësua si burrështetas një javë më vonë nga ambasadori amerikan Arvizu, nuk arriti të kapërcejë sindromën e “Oso Kukës”, duke ndjerë se nuk kishte rrugëdalje tjetër për t’i dhënë fund rrethimit të “kullës”, veç ndëshkimit “ekzemplar” në bazë të një rregulloreje burokratike, “kokëpalarëve” siç u cilësuan me përbuzje protestuesit, që guxuan të dhunojnë dhe tentuan të mësyjnë brenda një institucioni të rëndësisë së veçantë.

Bilanci:Katër të vrarë, dhjetëra të plagosur nga armët e zjarrit, dhe qindra të tjerë nga të dyja palët nga mjetet e forta. Krismat fatale erdhën në momentin kur në qytet po binte errësira, dhe kur sipas skenarit të “puçit shtetëror”, ku bënin pjesë Edi Rama, Bamir Topi, Bahri Shaqiri, Ina Rama dhe një duzinë politikanësh, gazetarësh por dhe “gangsterësh” në prapavijë, do të niste sulmi me armë ndaj kryeministrisë.Atë mbrëmje nga mazhoranca u fol për një furgon plot me kallashnikovë, që ishte parkuar aty pranë Lanës, megjithëse ky pretendim nuk u vërtetua asnjëherë.

Gjithsesi, Berisha, duket se e vlerësoi seriozisht rrezikun e eliminimit të tij fizik, përderisa që të nesërmen dhe deri kohët e fundit, e ka përsëritur disa herë se nëse do të sulmohej, i pari që do të ndëshkohej, sërish në mënyrë “ekzemplare”, do të qe vetë kryesocialisti Edi Rama.Katër viktimat shkaktuan dramë në familjet e tyre, por asnjë efekt në rrjedhën politike të vendit. Berisha qeverisi edhe 2 vite të tjera deri në rotacionin paqësor të 2013-ës, kurse strumbullari i demonstratës së përgjakshme u bë aleati strategjik i kreut të ri të qeverisë.Për vrasjet u ndëshkuan me dënime të lehta 3 zyrtarë të gardës për “tejkalim të kushteve vetëmbrojtjes”, apo “vrasje aksidentale”.

“Puçistëve” iu bë një gjyq moral. Ata përfunduan qetësisht mandatet e tyre ne verën e vitit 2012.  SHBA, BE, kanë insistuar vazhdimisht në rihapjen e dosjes “21 Janari”, me pretendimin se fajtorët e vërtetë mungojnë në apel.

Këta nuk janë ata që shkelën këmbëzat e armëve, por ata që hezituan të pengonin kasaphanën e asaj dite. Fajtorë të tillë gjenden në të dyja kampet. Se nga rëndon peshorja e fajit, këtë duhet ta vendosë një drejtësi vërtetë e pavarur, sigurisht nëse do të mund ta kemi një ditë një të tillë.    

 ALKET GOCE, TIRANA TODAY

Tags: 21 janariBerishadrejtesiMetapolitikapriftiramaskenëthërretvdekjen

TË LIDHURA

Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës
Aktualitet

Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës

15:12 | 03/12/2025
Emrat e 6 kandidatëve që kanë marrë firmat e deputetëve demokratë për Avokatin e Popullit
Aktualitet

Emrat e 6 kandidatëve që kanë marrë firmat e deputetëve demokratë për Avokatin e Popullit

14:40 | 03/12/2025
Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme
Aktualitet

Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme

14:16 | 03/12/2025
Next Post
“21 janari”/Rama: Plaga e padrejtësisë 7 fish më sunduese, drejtësia do vijë!

“21 janari”/Rama: Plaga e padrejtësisë 7 fish më sunduese, drejtësia do vijë!

FOTO+VIDEO/Alpinistët shqiptarë i shpëtojnë për mrekulli ortekut në Ostrovicë

FOTO+VIDEO/Alpinistët shqiptarë i shpëtojnë për mrekulli ortekut në Ostrovicë

“21 janari”/Rama: Plaga e padrejtësisë 7 fish më sunduese, drejtësia do vijë!

21 janari/Rama u përgjigjet kritikëve: Jam më optimist se kurrë, kini durim!







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Pas lajmeve për divorc, Angela Martini trazon ujërat me postimin
Showbizz

Pas lajmeve për divorc, Angela Martini trazon ujërat me postimin

by mirseda
15:18 | 03/12/2025
0

Para disa javësh, media amerikane TMZ raportoi se modelja shqiptare Angela Martini kishte paraqitur kërkesën për divorc...

Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës

Meta kërkesë në GJKKO si Veliaj: Duhet të më nxirrni nga kafazi i gjykatës

15:12 | 03/12/2025
Emrat e 6 kandidatëve që kanë marrë firmat e deputetëve demokratë për Avokatin e Popullit

Emrat e 6 kandidatëve që kanë marrë firmat e deputetëve demokratë për Avokatin e Popullit

14:40 | 03/12/2025
Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme

Të përfituara nga aktiviteti kriminal, sekuestrohen 9 pasuri të paligjshme

14:16 | 03/12/2025
Paraqitet në SPAK Drejtoresha e AKSH-it

Paraqitet në SPAK Drejtoresha e AKSH-it

14:12 | 03/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com