E hënë, 18 Janar, 2021
-6 C
Tirana

2021-shi, viti i betejës fatale të 25 prillit

Nga: Ylli Pata

2021 do të jetë ndoshta më i pazakonti në këtë 8 vjeçar që nga viti 2013 nga ana politike në vend. Kjo pasi, të paktën deri tani nuk parashikohet nga opozita të paktën publikisht një çadër e re siç ndodhi para zgjedhjeve të 2017-s, apo një djegie mandatesh siç ndodhi në vitin 2019.

Megjithatë, fushata elektorale e 26 prillit është për të gjithë aktorët politikë në vend fatale: nëse Rama nuk e merr mandatin e tij të tretë ai do të largohet nga politika.

Nëse Lulzim Basha nuk arrin të fitojë në krye të PD-së, ai nuk do të jetë i tillë më dhe sipas gjasave do të largohet nga politika.

Gjithashtu, edhe për Ilir Metën dhe LSI-në e tij parashikohet gjithashtu një skenar i tillë: nëse nuk arrin të jetë partia që bën të mundur krijimin e qeverisë së re, sipas të gjitha gjasave ajo ka arritur fundin e udhëtimit së bashku me Metën e Kryemadhin.

Ndërkaq, një skenar i tillë parashikohet edhe për aleatët e vjetër të Lulzim Bashës, që i kanë qëndruar besnikë në këto vite si: Mediu, Duka, Ndoka, Dule etj.

Me një fjalë jemi para një përplasje përfundimtare “gjelash” që sipas gjasave do të ketë intensitet tronditje politike.

Ndërkaq, mazhoranca vjen si një trashëgimi politike 8 vjeçare ku kanë ndodhur dy goditje të rënda, siç janë tërmeti i vitit të shkuar dhe pandemia e këtij viti.

Deri tani, Rama ka tentuar, siç ka ndodhur edhe nga qeveritë e tjera që ta përdorë menaxhimin e pandemisë si një asset politik.

Ardhja e vaksinës do të jetë sipas të gjitha gjasave një lëvizje politike që do t’i japë shovv-t politik të Edi Ramës një mundësi më shumë.

Siç ndodhi edhe me rindërtimin, ku dhënien e çelësave të shtëpive e ka kthyer si tapitë e legalizimeve në fillim të mandatit. Një lloj providence ku opozita është munduar thjesht ta sulmojë.

Lexo edhe :   Kim takon kreun e KQZ-së: Më 25 prill, zgjedhje të lira dhe të ndershme

Këtu Lulzim Basha ka qenë i paqartë, pasi nuk ka pasur një plan alternativ që të ngjisë, por nga ana tjetër e ka kontestuar Ramën si për Covid 19, si për rindërtimin.

Sipas Bashës qeveria ka dështuar me COVID 19 ashtu edhe me tërmetin, dhe në këtë aspekt alternative e tij nuk se është kthyer në një atu politik.

Përpara zgjedhësve, tashmë është e qartë se Rama do të gjykohet pikërisht për menaxhimin e tërmetit dhe të pandemisë, më shumë sesa për rrugën 8 vjeçare në pushtet.

Politikisht, mazhoranca, edhe me ndryshimet në qeveri, tenton që të maksimalizojë votën e mbështetsve të vet, ku ka ngritur një shtab thuajse të bashkuar politik nga kryeqyteti në 11 qarqet e tjera.

Lexo edhe :   Kim takon kreun e KQZ-së: Më 25 prill, zgjedhje të lira dhe të ndershme

Nga ana tjetër opozita e Lulzim Bashës synon të krijojë një narracion të fortë anti-Rama për të mbledhur rreth vetës të gjithë ata qytetarë që nuk e duan këtë qeveri dhe socialistët në pushtet. Po tentohet një polarizim i fortë, i cili do të rrudhe sipas të gjitha gjasat elektoratin gru.

Deri në prill ne do të shikojmë sulme të egra, skandale, akuza dhe kundër akuza, që sipas të gjitha gjasave do ta kthejnë fushatën e 25 prillit në një betejë për jetë e vdekje, siç realisht ajo është.

Por ndërsa opozita synon ta kthejë 25 prillin në një referendum anti-Rama, kreu i qeverisë sipas të gjitha gjasave do të bëjë të kundërtën.

Kërkon ta kthejë në një referendum kundër elitës së vjetër politike që ka shumë fuqi tek opozita aktuale e Lulzim Bashës dhe asaj të Monika Kryemadhit.

Jo më kot, në konferencën për shtyp të fundvitit, Rama tha se unë kam përballë: Sali Berishën, Ilir Metën, Lulzim Bashën, Fatmir Mediun, Nard Ndokën dhe Tymin e Doganave, që e kishte për Idrizin. Me një fjalë një panoramë e njohur, por kësaj radhe më e egër…

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...