Basha: Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës anti-covid, nga kompania Pfizer.

Sipas Bashës, me vaksinat është e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet.

Ai shprehet se vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës.

”Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet. Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë. Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës.”, shkruan Basha në rrjetin social, Facebook.