Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

2019 viti pa drejtësi, pa demokraci dhe pa para

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Reforma në Drejtësi ka bllokuar veten, prandaj duhet ndërmjetësim

Nga: Ervis Iljazaj

Si për të treguar që ky ishte një vit i mbrapsht për shqiptarët dhe për ta mbyllur atë në mënyrën më të keq të mundshme, u desh që shoqëria jonë të përballej me një fatkeqësi natyrore, atë të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, u lënduan shumë të tjerë dhe ku do të na duhen të përballemi me një kosto financiare që la pas tërmeti mjaft të lartë. Megjithëse qeveria shqiptare përpiqet në mënyrë sipërfaqësore për të na thënë se çdo gjë do të zgjidhet, se çdokush do të bëhet me shtëpi apo do të dëmshpërblehet, ende nuk dihet se ku janë paratë që do të mbulojnë këtë kosto dhe kush do ti paguajë ato.

Viti 2019, është ndoshta viti më i keq për Shqipërinë dhe shqiptarët më së paku në dekadën e fundit, në aspektin politik, ekonomik dhe shoqëror. Sa do të përpiqemi të gjejmë një ngjarje pozitive për vitin që lamë pas, do të jetë shumë e vështirë për të shënjuar një të tillë.

Në këtë kuptim, 2019 mund të konsiderohet si një vit zero, ose një vit që as nuk e çoi përpara shoqërinë shqiptare dhe as nuk e la në vënd, përkundrazi, në disa aspekte hodhi hapa pas.

Viti që po mbyllet në aspektin politik u karakterizua nga një konfliktualitet i lartë politik. Kriza politike kësaj herë ka zgjatur më shumë se çdo herë tjetër, dhe vazhdon ende duke përbërë një kosto shumë të madhe për Shqipërinë. Mirëpo, për të zgjidhur këtë konfliktualitet mungoi arbitri, ose organet e drejtësisë, të cilat mund të gjykonin të gjitha çështjet pezull midis palëve, duke filluar më së pari nga konfliktet midis institucionit të presidencës dhe qeverisë për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërtimit e organeve të reja të drejtësisë apo çështje të tjera.

Në një vend ku nuk ekziston Gjykata Kushtetuese, ku i gjithë pushteti gjyqësor është ne një fazë tranzitore, e në këtë kuptim nuk ka se si të jetë i drejtë, atëherë arbitrariteti i qeverisë dhe i mazhorancës nuk ndesh me asnjë pengesë dhe bëhet i plotë, duke vënë kështu në diskutim të gjithë idenë e shtetit të së drejtës. Dhe të gjitha ngjarjet politike të këtij viti e treguan më së mirë këtë fakt. Çdo agjendë e qeverisë ka ecur përpara, çdo vendim i saj është konkretizuar, dhe çdo iniciativë e saj politike është çuar deri në fund, sepse nuk ekziston asnjë institucion që mund ta kufizojë pushtetin e saj.

Nëse do të kishte një klasifikim të ngjarjeve politike kryesore të vitit që po mbyllet, padyshim që ngjarja më e rëndësishme do të ishte djegia e mandateve parlamentare nga ana e opozitës,  një akt i paprecedent jo vetëm për Shqipërinë, por edhe përtej saj. Një vendim që kulmoi me zgjedhjet lokale të 30 qershorit të bojkotuara nga ana e saj, ku të gjitha bashkitë tashmë drejtohen nga Partia Socialiste.

Pa hyrë edhe njëherë në debatet nëse djegia e mandateve i bëri mirë ose jo opozitës, nëse 30 qershori ishte kushtetues apo jo, një gjë është e sigurtë, ato nuk ishin aspak demokratike, madje ishte dita më e keqe e demokracisë shqiptare në 25 vite, edhe pse mund të jene ligjore nga ana procedurale. Fakt është se, i vetmi pushtet që kishte ngelur që zgjidhej nga vota e qytetarëve në mënyrë të drejtë për drejtë ishte pushteti lokal.

Me 30 qershorin, edhe ky pushtet u emërua dhe nuk u zgjodh duke dëmtuar rëndë demokracinë shqiptare. Praktikisht, sot shqiptarët nuk votojnë për asnjë pushtet, as për qeverinë, as për legjislativin me këtë sistem zgjedhor që kemi, dhe asnjë pushtet tjetër. I vetmi institucion për të cilin shqiptarët hedhin votën janë partitë politike. Prandaj, kemi instaluar në të gjithë këto vite një regjim partitokratik. Kjo është një shoqëri të cilës de fakto i është hequr e drejta për të zgjedhur pushtetet në shtetin e tyre.

Në aspektin ekonomik gjithashtu, viti 2019 nuk është aspak i mirë për shqiptarët. Sepse nuk ka se si të jetë ndryshe ku politika është në konflikt të thellë, ku drejtësia mungon dhe ku emigracioni tek të rinjtë ka shënuar shifra rekord. Në këtë drejtim, Shqipëria ka pothuajse që nga 2017 që nuk qeveriset më. Nuk ka asnjë politikë zhvillimore për bujqësinë, për turizmin, për sipërmarrjen apo për të punësimin e të rinjve.

Kjo qeveri është përpjekur vetëm se si të mbledhë taksat e shqiptarëve dhe asgjë tjetër. Por edhe në këtë aspekt ka dështuar, sepse mungojnë të ardhura në buxhetin e shtetit nga parashikimet e bëra. Për këtë arsye qeveria ka ndryshuar vetëm në pak muaj tre drejtorë tatimesh. Mirëpo, mos mbledhja e të ardhurave nuk është faji i drejtorëve, por faji i ekonomisë. Një ekonomie që nuk zhvillohet nuk mund ti mbledhësh dot të ardhurat, aq me tepër një ekonomie me taksa të larta.

Po të shtosh edhe mos hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian në vitin 2019, atëherë tabloja aspak e mirë për shqiptarët këtë vit kompletohet.

Prandaj, i vetmi urim për vitin që vjen, dhe i vetmi objektiv për politikën dhe shoqërinë është një vend më i drejtë, më demokratik dhe më i zhvilluar. /Gazeta Liberale

 

Tags: demokraciaervis iljazajshqiperia

TË LIDHURA

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Next Post
Thaçi e ftoi në takim, Albin Kurti nuk do shkojë/ Ja arsyeja

Thaçi e ftoi në takim, Albin Kurti nuk do shkojë/ Ja arsyeja

Denoncimi i PD/ Spitali i Shkodrës: Operacionet do të spostohen në 6 janar

Denoncimi i PD/ Spitali i Shkodrës: Operacionet do të spostohen në 6 janar

Basha thirrje Ramës: Hiqu lekët oligarkëve

Basha thirrje Ramës: Hiqu lekët oligarkëve

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Rusi/ Rrëzohet një aeroplan trajnimi në Moskë, 4 të vdekur
Bota

Rusi/ Rrëzohet një aeroplan trajnimi në Moskë, 4 të vdekur

by mirseda
18:21 | 28/06/2025
0

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke...

Aksident i rëndë në Kosovë, nëntë persona të plagosur

Aksident i rëndë në Kosovë, nëntë persona të plagosur

18:19 | 28/06/2025
Flakët kërcënojnë burimet e naftës/ Situatë alarmante në Kuçovë, rrezikohen edhe banesat

Flakët kërcënojnë burimet e naftës/ Situatë alarmante në Kuçovë, rrezikohen edhe banesat

18:17 | 28/06/2025
Gjykata jep vendimin për anëtarin e ‘Hellbanianz’, ja me sa vite burg është dënuar

Gjykata jep vendimin për anëtarin e ‘Hellbanianz’, ja me sa vite burg është dënuar

18:14 | 28/06/2025
Lezhë/ Ndërron jetë 23-vjeçari nga Kosova

Lezhë/ Ndërron jetë 23-vjeçari nga Kosova

17:25 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com