Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

2019, pagat në sektorin privat u rritën me ritme më të larta se në shtet

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Sektori privat po udhëheq ritmet e rritjes së pagave, ndryshe nga sektori shtetëror, i cili po ndjek një politikë të moderuar në fushën e pagave, për shkak të shtrëngimit fiskal që ka ndjekur qeveria në këto vite, sidomos në fondin e pagave për punonjësit publikë.

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në tremujorin e parë në terma nominalë rezultoi 4.9% më e lartë, analizoi Banka e Shqipërisë, por sipas saj kjo rritje ishte më e fortë në sektorin privat.

Në sektorin privat, rritja vjetore e pagës mesatare mujore rezultoi 4.9% në terma nominalë dhe 3.3% në terma realë, ndërsa në sektorin shtetëror, rritjet përkatëse ishin 2.8% dhe 1.2%.

Midis aktiviteteve të shërbimeve, paga mesatare mujore vijoi të shënojë rritjet më të larta në degët “Arte, argëtim e çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi” e “Tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor”, dhe midis aktiviteteve prodhuese në “Industri”.

Në rritjen vjetore të pagës mesatare mujore ka ndikuar gjithashtu rritja e nivelit të pagës minimale në vend. Paga bazë minimale mujore për punonjësit, në shkallë vendi, u rrit nga 24,000 lekë në 26,000 lekë në tremujorin e parë 2019 (8.3% nominale vjetore; 6.8% reale vjetore).

Sipas të dhënave të INSTAT-it, 28.7% e të punësuarve kontribuues marrin një pagë deri në nivelin e pagës minimale zyrtare. Ndër vendimet e tjera të qeverisë lidhur me pagat e sektorit publik është edhe rritja e tyre për kategori të caktuara, të hyrë në fuqi në tremujorin e dytë.

Ndikimi i tyre pritet të reflektohet në kahun rritës për ecurinë e pagës mesatare mujore në ekonomi, në tremujorin e dytë të këtij viti./Monitor

 

Tags: pagaSektori privatshtet

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

“Fshihet pas fustanit të Senida Mesit”, Ulqinaku ironizon Ramën

BE-ja kundër kthimit të Rusisë në G7

Dosja 184/ Vasili paralajmëron PS-në: Do ketë patjetër shtator







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com