E martë, 21 Shtator, 2021
19.9 C
Tirana

“Fshihet pas fustanit të Senida Mesit”, Ulqinaku ironizon Ramën

Pas deklaratës së deputetes socialiste Senida Mesi, e cila u shpreh se Lulzim Basha është një dështak, ka ardhur edhe reagimi i ish-deputetes demokrate, Izmira Ulqinaku.

Përmes një postimi në Facebook, Ulqinaku deklaron se kryeministri Rama, në përpjekje për të mbuluar lidhjet e tij me trafikantin e drogës, Pëllumb Gjoka, u soll si një burracak që fshihet pas fustanit të grave.

“E vërteta që PD dhe Lulzim Basha po thonë prej 6 vjetësh është se Edi Rama e mori pushtetin dhe po e mban atë me kriminelët. Nëse Senida Mesi do të kishte moral dhe integritet, nuk do të përdhoste socialistët e Shkodrës, duke u bërë vegël e Tom Doshit dhe kriminelëve të tjerë të Edi Ramës”, shkruan ndër të tjera Ulqinaku.

Postimi i plotë:

Edi Rama u soll sot si një burracak, që fshihet pas fustanit të grave në përpjekje për të mbuluar lidhjet e tij me trafikantin e drogës Pëllumb Gjoka. Duke u fshehur pas fustanit të Senida Mesit, Edi Rama kërkon t’i shmanget të vërtetës. E vërteta që PD dhe Lulzim Basha po thonë prej 6 vjetësh është se Edi Rama e mori pushtetin dhe po e mban atë me kriminelët. Nëse Senida Mesi do të kishte moral dhe integritet, nuk do të përdhoste socialistët e Shkodrës, duke u bërë vegël e Tom Doshit dhe kriminelëve të tjerë të Edi Ramës. Senida Mesi ka detyrimin të sqarojë socialistët e ndershëm dhe qytetarë shkodranë:

Pse ka lejuar që Partia Socialiste e Shkodrës t’i dorëzohet krimit të organizuar?
· Pse heshti, kur socialistëtve të ndershëm të Shkodrës iu imponua një kandidat i dënuar për trafik droge?
· Pse e vuri veten në pozitat e shërbëtores së krimit të organizuar në Shkodër?
Qytetarët e Shkodrës, socialistë, demokratë dhe pa parti e kanë të qartë se, njësoj si Edi Rama, edhe Senida Mesi, është e gatshme që për pushtet, të bëjë pakt me djallin kundër interesit të shkodranëve.

Lexo edhe :   Pika vaksinimi në Universitete/Rama thirrje studentëve: Vaksinimi i detyrueshëm

Në Shkodër Edi Rama qeveris me Tom Doshin, që socialistët e Shkodrës e kanë shpallur non grata, njësoj si Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Në Velipojë qeveris me Pëllumb Gjokën, që ble vota për Edi Ramën dhe pastron paret e pista të drogës bashkë me Tom Doshin me lejen e Edi Ramës mu në mes të Tiranës. Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është dështimi më i madh i PS në këto 30 vjet dhe, bashkë me PS, është dështimi më i madh i Shqipërisë!

Lexo edhe :   Pika vaksinimi në Universitete/Rama thirrje studentëve: Vaksinimi i detyrueshëm

Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe kohës kur Lulzim Basha ishte Ministër i Brendshëm, bosët e krimit të organziuar ishin prapa hekurave të burgut. U dëshët të vinit ju në pushtet që trafikantët, vrasësit dhe përdhunuesit nga burgu, të na i çonit në zyrat e shtetit dhe t’ia impononit qytetarëve si deputetë e kryetarë bashkie. PD me Lulzim Bashen është e vendosur ta pastrojë Shqipërinë nga llumi i krimit dhe ta drejtojë vendin drejt Bashkimit Europian.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...