Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar disfatë në zgjedhjet vendore. Dje u mbajt raundi i dytë i komunave në balotazh, por partia më e humbur ishte ajo e kryeministrit Albin Kurti. Vetëvendosje humbi Prishtinën dhe shumë komuna të tjera. Komuna e vetme e madhe fituar prej saj është Gjilani.
Prishtina u fitua nga Përparim Rama i LDK-së
Prishtina është rikthyer sërish në qeverisjen e Lidhjes Demokratike, kjo pasi që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, fitues doli kandidati i këtij subjekti, Përparim Rama.
Rama mori 40.659 vota ose 51.07% të totalit të votave, duke lënë mbrapa kandidatin e LVV-së, Arben Vitia i cili mori 38.958 vota apo 48.93%. Disfatë të thellë pësoi Mimoza Kusari Lila në Gjakovë. Pas numërimit të kutive, kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia e ka pranuar humbjen në këto zgjedhje.
Përmes një konference për media, Vitia ka thënë se tashmë Prishtina e ka kryetarin e ri, Përparim Ramën. “Sipas rezultateve që kemi edhe nga komisionerët tanë, Prishtina tashmë ka një fitues, e ai është zotëri Përparim Rama. Shfrytëzoj rastin të falenderoj aktivistët e LVV-së, qytetarët e Prishtinës dhe zotëri Rama po ashtu për një kulturë të përgjithshme dhe fushatë korrekte që karakterizoi Komunën e Prishtinës”, tha Vitia.
Pas shpalljes së rezultateve, Përparim Rama tha se do të realizojë të gjitha premtimet e bëra gjatë fushatës për garën e kryeqytetit. “Kemi me bë Prishtinë qysh jemi na qysh e kemi zemrën kështu të mirë, Prishtinën me bo me na bo me u ndje krenar, e meritojmë e ju premtoj që me zellin më të madh kam me punu derisa ta bëjmë transformimin të cilin ju kam premtu, do të bëhet, do ta bëj Prishtinën me karakter unik në botë…. Kam dalë si 16 vjeçar prej Prishtinës, kam shku në Londër… ju dua, sa shumë ju dua, ju dua. Përparim Ramës 16 vjeçar i kam premtuar që Prishtinën kur të më vet dikush ku është Prishtina, ka me ditë ku është Prishtina, Prishtinën kemi me qit në harta të botës për të mirë”, ka thënë ai.
Profili i tij:
Përparim Rama lindi më 20 janar 1976. Është arkitekt e urbanist i njohur shqiptar – i vlerësuar me çmime ndërkombëtare.
???????????? ????????? ??? ????????????
???? – Associate Member (Instituti Mbretëror i Arkitekteve Britanik ) 2003
???????? – Mbikëqyrës – Media Istituti SMARTlab Programi Master dhe Doktoraturë 2007
????- Member – Centre for Evolutionary Computing in Architecture) 2003
MSc Master i dalluar
Qendra për Kompjutim Evolutiv në Arkitekturë
(University of East London) 2003
DipArch (University of East London)
Shkolla e Arkitekturës
Instituti Mbreteror i Arkitekteve Britanik Pjesa II 2001-03
BA (Hons) SBU London South Bank University
Instituti Mbretëror i Arkitekteve Britanik Pjesa I 1995-98
Përvoja kyçe: Si drejtor themelues i 4M Group, Rama është përgjegjës për planifikim të menaxhimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të byrosë, projektet e tij përfshijnë nga ato të banimit deri tek ato komerciale, nga hotelet deri tek ndërtimet mikse, aeroport dhe planifikim urban.
Rama konsulton Fondin e hulumtimeve Kombëtare të Shtetit te Katarit në projektet urbane dhe arkitekturale aktuale dhe të së ardhmes në Katar. Ai po ashtu është edhe udhëheqës i ekipit të projektit të master planit për zhvillimin e fshatit të qëndrueshëm “Dhërmi” në 10ha në jug të Shqipërisë, në detin Jon.
Ai ishte udhëheqës i konzorciumit ndërkombëtar të projektimit, udhëhequr nga 4M GROUP deri në lejen urbanistike të Kompleksit me te madh ne Ballkan me zhvillim miks në Prishtinë. Ai ishte këshilltar specialist në zhvillimin e veglave për planifikim hapësinor dhe arkitekturë për Newham Council dhe Tower Hamlets në Londër, në përgatitjet për Lojërat Olimpike Londra 2012. Ai ishte udhëheqës në projektim të planit rregullativ.