Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

14 foshnja në 1000 lindën me defekt më 2017

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
14 foshnja në 1000 lindën me defekt më 2017

Prevalenca e foshnjave që linden me defekt në vitin 2017 ishte 14 bebe për 1000 lindje të gjalla. Një studim i kufizuar i Insitutit të Shendetit Publik për vitin 2017 tregon se foshnjet e lindura me problematika të konsideruara defekte ishin gjithsej 436.

Prevalencën më të lartë e ka rajoni i Tiranës dhe i Gjirokastrës, përkatësisht 29.1 dhe 18.2 për 1000 lindje. Prevalencën më të ulët e kishin rajonet e Shkodrës dhe Dibrës, përkatësisht 2.1 dhe 3.6 për 1000 lindje. Por sipas sqarimeve që shoqërojnë studimin diferencat në prevalenca rrjedhin nga mungesa e raportimeve.

Studimi vendas mbi anomalitë në lindje përfshin vetëm të dhënat nga maternitetet dhe jo defektet që janë evidentuar më pas gjatë periudhës foshnjore në pediatri. Studime ndërkombëtare e paraqesin nivelin e anomalive në lindje më të lartë.

Sipas CDC (Qendrës për kontrollin e çrregullimeve) çdo vit në të gjithë botën 3-6% e foshnjave lindin me defekte serioze, shumë prej të cilave nuk mbijetojnë.

Ndërsa nga të dhënat e studimit të Institutit të Shëndetit Publik shihet se rreth 57% e foshnjave të raportuara me Defekte të Lindura (DL) banojnë në zona urbane. 62% e foshnjave me DL janë meshkuj. Studimi gjeti se rreth 52% e nënave të foshnjave me DL kanë 8 vjet ose më pak vite arsimimi.

Prevalenca tek meshkujt ishte 33% më e lartë sesa tek femrat. Ndërsa prevalenca tek nënat e moshës nën 35 vjeç ishte 13.7 për 1000 lindje, ndërsa tek nënat e moshës mbi 35 vjeç ishte 18.1 për 1000 lindje, që do të thotë që prevalenca e DL tek nënat e moshës mbi 35 vjeç është 25% më e lartë.

Hipospadia është defekti i lindur më i shpeshtë, me prevalencë 1.17 për 1000 lindje, i ndjekur nga defektet e polidaktilisë dhe sindromit Down, përkatësisht me prevalencë 0.85 dhe 0.83 për 1000 lindje. Defektet që prekin aparatin e zemrës, të tilla si defekti interventrikular dhe defekti interatrial, me prevalencë 0.74 dhe 0.49 për 1000 lindje. Defekte të rëndësishme janë dhe ato që prekin buzën dhe qiellzën, me prevalencë 0.70 për 1000 lindje. Një defekt i rëndësishëm është dhe atrezia, stenoza e zorrës së trashë, rektumit dhe anusit me prevalencë 0.56 për 1000 lindje. /Monitor

 

Tags: defeektfoshnjetstudim

TË LIDHURA

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”
Politikë

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin
Politikë

“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin

20:43 | 10/02/2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta
Politikë

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta

20:13 | 10/02/2026
Next Post
“S’mund t’i ndalojmë qentë të lehin”, Blushi shpërthen pas kritikave për Metën

“S’mund t'i ndalojmë qentë të lehin”, Blushi shpërthen pas kritikave për Metën

“Kryeministër i shqiptarëve është Pandeli Majko”, Manjani nuk përmbahet

“Kryeministër i shqiptarëve është Pandeli Majko”, Manjani nuk përmbahet

Meta thirrje të fortë shqiptarëve: Zgjohuni, jemi të rrezikuar

Meta thirrje të fortë shqiptarëve: Zgjohuni, jemi të rrezikuar







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”
Politikë

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

by mirseda
20:51 | 10/02/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë përpara mediave nga selia e PD-së pas shpërndarjes së...

“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin

“Mijëra njerëz kërkojnë dorëheqjen e qeverisë”/ Reuters: Protestat e opozitës kërcënojnë pushtetin

20:43 | 10/02/2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, 6 policë të lënduar nga molotovët dhe sende të forta

20:13 | 10/02/2026
Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

Protestuesit hedhin molotovë mes turmës së policisë. Ka të pl*gosur

20:05 | 10/02/2026
Tensione të larta para Parlamentit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Tensione të larta para Parlamentit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

19:55 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com