Për të njëmbëdhjetën ditë radhazi, Rusia ka regjistruar më shumë se 10 mijë raste të reja me koronavirus, brenda një dite të vetme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Rusi janë konfirmuar 10,028 raste të reja duke e cuar në 242,271 numrin total të rasteve të regjistruara në këtë vend.
Tashmë Rusia renditet e treta në botë për numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara, pas SHBA-ve dhe Spanjës. Me këto ritme, pritet që brenda pak ditësh Rusia t’ia kalojë edhe Spanjës për numrin më të lartë të rasteve me COVID-19.
Ndërkohë janë shënuar 96 viktima gjatë 24 orëve të fundit. Kështu numri total i viktimave ka shkuar në 2,212.
Duhet theksuar fakti se në raport me numrin e rasteve të identifikuara, numri i viktimave në Rusi është relativisht i ulët, krahasuar edhe me vendet e tjera.
Më shumë se 4,3 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga koronavirusi, ndërsa mbi 293 mijë persona kanë humbur jetën.