“Momenti më i vetmuar në jetën e dikujt është kur shikon të gjithë botën e vet të shkatërrohet, s’mund të bëjë asgjë veçse të vëzhgojë”.
“Është pjesë e bukurisë së letërsisë, kur kupton se dëshirat e tua janë dëshira universale, se nuk je vetëm dhe i izoluar nga të tjerët. Ti perket diku. ”
“Më trego një hero dhe unë të shkruaj një tragjedi”.
“Nuk dua ta përsëris pafajësinë time. Dua kënaqësinë e humbjes së saj.”
“I zemëruar dhe gjysmë i dashuruar me të, dhe tmerrësisht i keqardhur që i ktheva shpinën”.
“Dhe mua më pëlqejnë këto festat e mëdha. Janë kaq intime! Në festat e vogla nuk ka privatësi”.
“Le t’mësojmë t’ia shfaqim miqësinë tonë dikujt sa është gjallë dhe jo pasi të ketë vdekur”.
“Jeta fillon nga e para kur bëhet freskët në vjeshtë.”
“Nuk shkruhet sepse do që të thuash diçka, por se ke diçka për të thënë”.
“Do të gjesh një tjetër! Zot! Zhduke këtë mendim. Pse nuk më thua se “nëse vajza ia vlente do të të kishte pritur? Jo, zotëri, vajza që vërtet ia vlen nuk pret askënd.”
Përgatiti Tirana Today