Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian, Christian Danielsson, ka ardhur në Shqipëri për të takuar krerët e politikës, në një kohë kur situata politike nuk është aspak e qetë, me opozitën e larguar nga Kuvendi dhe me valën e protestave kundër qeverisë.
Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negocimit e Zgjerimit, Christian Danielsson, pritet të takojë sot krerët më të lartë politikë. Sikundër është njoftuar edhe më herët, ai do të mbajë një takim me kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha.
Vizita e tij do të fokusohet tek kriza politike. Mësohet se në orën 09:30, Danielsson do të ketë takim me kryeministrin Edi Rama, dhe në 10:30 me opozitën.
Në orën 12:00, Danielsson do të mbajë një konferencë për mediat.