E premte, 30 Tetor, 2020
11 C
Tirana

Zyrtari gjerman nga karantina: Po punojmë për hapjen e konferencave ndërqeveritare

Më të lexuarat

E rëndë/ Futbollisti 31-vjeçar gjendet pa jetë në një parking makinash

Futbollisti 31-vjeçar, Nam-Çun Kim është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një parking makinash. Dyshohet se mbrojtësi që aktivizohet me klubin e Seul është...

Erdogan sulmon Europën: Zëri i botës myslimane ngrihet kundër mëkateve tuaja

“Kundër Europës mëkatare, zëri i vetëm që po ngrihet sot është zëri i botës myslimane''. Kështu u shpreh Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan në hapjen...

Sulm terrorist në Francë, dy të vdekur e disa të plagosur (FOTO-VIDEO)

Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Nice të Francës, pranë kishës së Notre-Dame, ku për pasojë kanë...

‘Ethet’ e zgjedhjeve/”Nuk shikoj asnjë pengesë që të bashkëpunojmë me Topallin”

Teksa ‘ethet’ e afrimit të zgjedhjeve po ndihen nga protagonistët politikë, ka edhe nga ato qëndrime surprizë. Fabian Topollaj, përfaqësues i Bindjes Demokratike, deklaroi...

‘Nuk ka qeveri e as opozitë’, Jozefina Topalli prezanton partinë e re

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka prezantuar forcën e re politike të kryesuar prej saj. Partia më e re që do garojë më 25 prill, quhet ‘Lëvizja...

“60 minus 15 bëjnë 50”/ Nuk ndalen gafat e Bashës (VIDEO)

Rama ka pikasur një tjetër gafë të kryedemokratit Basha. Siç duket, kryeministri ka qenë duke ndjekur konferencën e sotme për mediat të kryedemokratit. “Ahahaha o...

Rënie e lehtë e numrit të rasteve të reja, spitalet të tejmbushura

Dita e sotme ka shënuar një ulje të lehtë të numrit të infektuarve me Covid-19 në vend. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 275...

“Deti në Hagë”/ Ministri grek zbulon marrëveshjen me Ramën, Metën dhe Bashën

“Marrëveshja mes Athinës dhe Tiranës për të apeluar së bashku në Hagë për përcaktimin e kufijve detarë, përveç se është një mesazh ndaj Ankarasë,...

Skandali/“E arrestuan se përqeshi Ramën”, Manjani del me thirrjen urgjente

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me shoqërimin në polici të një gruaje 45-vjeçare, pasi kjo e fundit ka qeshur gjatë një...

U shtir si Ardit Gjebrea në mesazh, i mori dy mijë euro biznesmenit me WhatsApp

“Jam në lëvizje duke bërë emision, por nëse mundesh t’i japësh një mikut tim 2 mijë euro”. Në mes të një bisede në WhatsApp...

Kjo javë ishte java e takimeve në Berlin, qofshin ato virtualë, qofshin fizike. E në qendër të vëmendjes ishte tematika e zgjerimit: të BE-së. Ministri i porsa zgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, mori premtimin nga homologu i tij gjerman Heiko Maas se Gjermania do të bëjë sa të mundet që BE-ja ta zhvillojë brenda këtij viti Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedonine e Veriut.

“Jemi në biseda të vazhdueshme me kolegët bullgarë. Ka edhe disa çështje bilaterale që duhet të zgjidhen, por qëllimi ynë mbetet që konferenca e parë ndërqeveritare të realizohet qysh brenda këtij viti, dhe mua më duket e realizueshme”, tha Maas, në konferencën virtuale të mërkurën, 30.09.2020, në Berlin, e cila u transmetua ne Twitter.

Ministri i jashtëm i Gjermanisë ndodhet në karantinë deri më 4 tetor, pasi njëri nga  bodigardët e tij ishte testuar pozitivisht me Covid 19. Me këtë rast Maas shprehu edhe keqardhjen që nuk pati rastin të takohej fizikisht me homologun e tij  të ri, Bujar Osmanin, të cilin ai e ka takuar më shumë se një herë kur ky ishte zëvendëskryeministër edhe gjatë vizitave të tij në Maqedoninë e Veriut. Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se “hapja e konferencës së parë ndërqeveritare ka një domethënie të madhe simbolike dhe është mbështetje e reformave tona për të arritur synimet strategjike të qeverisë sonë.”

Kornizat negociuese

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, i tha DW-se shtetet anëtare të BE-së tani po punojnë intensivisht për të hartuar kornizat përkatëse negociuese si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë. “Aty do të përcaktohen kapitujt negociues dhe kushtet e tjera të negocimit, Vetëm kur të bien dakord shtetet anëtare të BE-së për këto korniza, do të bëhet konferenca e parë ndërqeveritare, ku të dyja palët do të miratojnë kornizat negociuese”, tha Roth.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut, qëndresa vjen nga Bullgaria. Qeveria bullgare  ka kërkuar nëpërmjet një memorandumi mbështetje nga vendet e BE-së, ku kërkon që Maqedonia e Veriut të pranojë se është historikisht dhe gjuhësisht pjesë e Bullgarisë. Sesa këmbëngulëse do të jetë Sofja me këtë kërkesë kjo nuk dihet ende. Dy vendet fqinje janë duke bashkëpunuar aktualisht konkretisht për organizimin e konferencës së radhës në kuadër të Procesit të Berlinit.

Cakaj në Berlin

Ndërsa për Maqedoninë e Veriut pikëpyetja rreth konferencës së parë ndërqeveitare që do të shënonte hapjen zyrtare të negociatave  ka kaluar në Sofje, për Shqipërinë ajo është ne Tirane, thuhet ne Berlin. Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, erdhi personalisht në Berlin për të bindur partnerët gjermanë se Shqipëria është gati për konferencën.  Ministri i shtetit për Evropën, Michael Roth, i cili u takua me Cakajn të martën, 28.09.2020, në Berlin, i tha Deutsche Welles se Gjermania, si kryetare e radhës së BE-së, synon që t’i përmbyllë qysh brenda këtij viti të dyja kornizat negociuese. “Nëse deri atëherë Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet, kjo varet nga Shqipëria”, tha Roth për DW.

Pjesa dyshuese dhe që po bën aktualisht qëndrese te qeveria gjermane që ta shtyjë konferencën e parë ndërqeveritare është një pjesë e grupit parlamentar CDU/CSU. Cakaj i takoi gjatë vizitës së tij dyditore tre përfaqësues të këtij grupi dyshues në Berlin. Kryetari i Komisionit të Bashkimit Europian, Gunther Krichbaum, doli optimist nga takimi me Cakajn, dhe i tha DW-së, se Shqipëria është në rrugë të mirë:

Lexo edhe :   Pompeo: Shqipëria një mik i madh i SHBA, shqiptarët ishin streha për hebrenjtë
Lexo edhe :   “Deti në Hagë''/ Ministri grek zbulon marrëveshjen me Ramën, Metën dhe Bashën

“Shqipëria po bën përparime të mira në përmbushjen e gjashtë kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman, kështu që unë jam optimist se Shqipëria do të marrë një datë për konferencën e parë të pranimit. Nuk mund të them akoma se kur, sepse kjo varet nga vendet e tjera anëtare. Ne jemi në proces të negocimit të kornizës negociuese. Sidoqoftë, unë mendoj se nuk është data e konferencës së pranimit ajo që është e rëndësishme, por shpejtësia me të cilën trajtohen kapitujt.”

Thirrje për konsensus

Ngjashëm e shikon situatën para konferencës së parë ndërqeveritare edhe nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul, i cili u takua me Cakajn të martën. Wadephul-i i tha DW, se Gjermania e mbështet  “Shqipërinë, që t’i plotësojë sa më shpejt të gjashtë parakushtet për konferencën parë ndërqeveritare. Wadephul tha se ka pasur përparime, si  për shembull SPAK, por mbeten edhe shumë për të bërë – veçanërisht për “aftësinë funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë,  për reformën zgjedhore, si dhe për luftimin e korrupsionit dhe korrigjimit të ligjit të medias”.

Por Wadephul tha se do të ishte mirë që reforma zgjedhore të pranohet tereshit nga ODIHR-i.  “Kthejuni konsensusit në Këshillin Politik. Dhe jepini ODIHR-it mundësinë që të vlerësojë ndryshimet që do të arrihen në Këshillin Politik për listat zgjedhore. Vetëm nëse thotë ODIHR-i se reforma zgjedhore është në përputhje të plotë me kriteret e OSBE/ODIHR-it, atëherë edhe ne do ta kemi të lehtë që të themi se është plotësuar edhe kushti i reformës zgjedhore”, i tha deputeti kristiandemokrat DW të martën pas takimit me Cakajn.

Liberalizimi i vizave për Kosovën

Edhe një pikë tjetër me të cilën qeveria gjermane si kryetare e radhës së BE-së po punon intensivisht që të arrihet një konsensus është liberalizimi i vizave për qytetarët e BE-së. I pyetur nga DW,  gjatë konferencës me Osmanin,  ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, tha se “Ka akoma disa vende që kanë dyshime. Nuk mund të jap parashikime, se kur do të realizohet liberalizimi i vizave për Kosovën, por mund të them se është një temë me të cilën ne po merremi intensivisht.”

Në konferencën virtuale për media, ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, prezantoi edhe qëndrimin e Maqedonisë së Veriut në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Në përgjigje të pyetjes për propozimin e presidentit serb Vuçiq për Asociacionin e Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive, ministri Bujar Osmani bëri thirrje që “zgjidhjet përfundimtare të çështjeve të hapura të mos krijojnë precedencë me efekte negative në rajon”. dhe tha se Maqedonia e Veriut “mbështet dialogun i cili do të përfundojë me njohjen e ndërsjellë të të dyja shteteve dhe  me njohjen e standardeve më të larta të pakicave në të dyja shtetet”.

Ngjashem Edhe Cakaj ishte shprehur ne Berlin ngjashem: “Presidenca Gjermane e Këshillit duhet t’i japë shtysë të fortë procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të përfundojë me asgjë më pak se njohja e ndërsjellë.” – theksoi Cakaj në reagim./DW/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Meta: Jam lideri i Shqipërisë, Rama do ta çojë Shqipërinë në drejtim të paditur

Nga reagimet e tij të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, të shumtë janë ata që mendojnë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zë...

Nuk përmbahet Meta: Kam aq fuqi, sa Rama mos të ketë vrimë ku të futet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërthyer si kurrë më parë në sulme dhe fyerje ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai e ka kërcënuar duke thënë...

Shpërblimi i fundvitit? Beqaj tallet me pensionistët

Edhe pse akuzohet për disa afera me tendera në shëndetësi, Ilir Beqaj prej kohësh me deklaratat e tij, është tallur me shqiptarët. Pak kohë më...

Meta shpërthen ndaj Ramës: Mos guxo të provokosh trazira në vend

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama prej kohësh kanë një përplasje politike ndërmjet tyre, ku e fundit ishte ajo për Kodin...

Marrëveshje me Ramën? Topalli zbulon bisedën me kryeministrin

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u përfol në media se do të bënte marrëveshje me kryeministrin Rama për t’u bërë presidente pas zgjedhjeve të...