Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç dhe Ministri i Brendshëm, Aleksandër Vullin morën vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V.
“Të gjithë jemi mirë. Do të marrim dozën e dytë brenda tre javësh, por nuk kam dyshim se do të jemi mirë. Ne nuk kërkuam të bëjmë vaksinën, por iu përgjigjëm kërkesës së ekspertëve që zyrtarët më të lartë të tregojnë publikisht se nuk kanë frikë nga vaksinat”, tha kryetari Daçiç.
Ai deklaroi se ky veprim nuk ka motive politike dhe shtoi se është rënë dakord që udhëheqësit e lartë institucional të merrnin vaksinat nga prodhues të ndryshëm në mënyrë që të rrisin besimin e qytetarëve në vaksinimin kundër COVID 19.
“Ne do të ju informojmë nëse nuk jemi mirë, por nuk besoj se bash vaksina ruse do të na ‘godasë’”, u tha Daçiç gazetarëve.
Dorëzimi i parë i 2,400 dozave të vaksinave Sputnik V arriti në Serbi më 30 dhjetor.