Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Zyrtare/ Veprimtaria e krybashkiakut Vangjush Dako nën hetim nga Prokuroria

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Zyrtare/ Veprimtaria e krybashkiakut Vangjush Dako nën hetim nga Prokuroria

Prokuroria shqiptare është duhe hetuar “veprimtarinë” e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, por për Dakon nuk ka masë dhe ai nuk është më vete “person nën hetim”. Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme Denion Ndrenika konfirmoi për BIRN se veprimtaria e Dakos po hetohet bashkë me atë të personave të tjerë ndërsa prokuroria do të marrë vendim më vonë nëse ka apo jo “elementë të veprës penale”.

“[Dako] nuk është person nën hetim, por kjo nuk do të thotë se nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë dhe në përfundim do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale,” tha Ndrenika.

Pyetur nëse Dako po hetohej në lidhje me aludimet për blerje votash në zgjedhjet e vitit 2017, Ndrenika tha se “nuk ka koment”.

Dako i tha BIRN përmes një telefonate se nuk kishte dijeni për hetimin dhe rrjedhimisht nuk kishte koment.

Kryebashkiak i Durrësit që nga viti 2007 dhe një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste, Dako ka realizuar fitore të njëpasnjëshme dhe në rritje në zonën e tij elektorale, ku fitorja më e madhe duket se u realizua në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.

Në zgjedhjet e vitit 2007, Dako fitoi me një diferencë prej vetëm 300 votash përballë kandidatit kundërshtar në zgjedhjet për kryebashkiak të qytetit të Durrësit. Katër vjet më vonë, në zgjedhjet e vitit 2011, Dako fitoi me mbi 3,500 vota diferecë ndërsa në zgjedhjet e vitit 2015, kur  Bashkia Durrës përfshinte jo vetëm qytetin por edhe fshatrat përreth sipas reformës administrative, Dako fitoi me 57% të votave. Në zgjedhjet parlamentare, Partia Socialiste përmirësoi në mënyrë të vazhdueshme rezultatet e saj në Qarkun Durrës, ku përfshihen edhe Bashkitë Shijak dhe Krujë. Në vitin 2017, socialistët morën gati 50% të votave në këtë qark nga 39% që patën marrë më 2013.

Dako [CV Link] është akuzuar në vijimësi nga Partia Demokratike në opozitë për krime të aluduara zgjedhore dhe për lidhje me elementë të krimit të organizuar.  Opozita aludon gjithashtu që suksesi elektoral i socialistëve lidhet me bashkëpunimin e tyre me elementë të krimit të organizuar.

Javën e kaluar, policia shqiptare kreu një operacion masiv kundër krimit të organizuar për të goditur katër grupe kriminale të ndërlidhur me njëri-tjetrin që ishin përgjegjës për së paku 13 raste të trafikut të drogës. Operacioni solli edhe arrestimin e dy ish-deputetëve socialistë të akuzuar për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh. Por menjëherë pas përfundimit të operacionit, materjale të dosjes hetimore të rrjedhura te Partia Demokratike dhe media zbuluan së paku dy raste kur elementë të arrestuar për dyshimet për drogë, dyshoheshin edhe si të angazhuar në blerje votash për Partinë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2017. Gjatë javës, Partia Demokratike akuzoi Prokurorinë se kishte fshehur implikimin e Dakos dhe kishte shmangur hetimin e krimit zgjedhor nga të dyshuarit për trafikantë droge.

Të premten, kryetari i demokratëve Lulzim Basha kërkoi hetim.

Një paragraf nga dosja e prokurorisë i rrjedhur në media tregon se Gjevi Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, u përgjua duke blerë vota për socialistët.

Arben dhe Gjevi Ndoka janë arrestuar të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe përvetësim toke publike si pjesë e operacionit. Që të dy u deklaruan të pafajshëm para Gjykatës së Krimeve të Rënda të mërkurën, por u lanë në masën e sigurisë Arrest me Burg.

Gjithsesi, trofeu më i madh për opozitën erdhi nga biseda të përgjuara mes Dakos dhe Altin Avdylin, një të dyshuar për trafik droge. Në bisedë Dako dëgjohet duke thënë se dëshironte të takonte vëllain e Avdylit, i cili është gjithashtu i arrestuar, për ta falënderuar atë. Biseda raportohet se është zhvilluar menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Në një bisedë të dytë të përgjuar, Avdyli flet me një person tjetër, i cili i thotë se një familje me gjashtë vota dëshiron të shesë votat dhe nxit Avdylin t’i thotë Dakos t’i paguajë.

Duke folur në emisionin Opinion në TV Klan të enjten në darkë, Dako nuk mohoi se ai ka folur me të dyshuarin por tha se si politikan, ai flet me të gjithë votuesit.

“Nuk ka bir kurve që flet më shumë se unë me votuesin,” tha ai. Dako mohoi akuzat për blerje votash: “Unë nuk i kam fituar zgjedhjet me para,” tha ai./BIRN/

Tags: hetimProkuroriavangjush dakozyrtare

TË LIDHURA

Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë
Aktualitet

Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë

12:52 | 14/03/2026
Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga
Aktualitet

Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga

11:21 | 14/03/2026
Arrestohet 36-vjeçari në Fushë-Krujë, rezultonte i kërkuar si i dënuar nga Gjykata e Kosovës
Aktualitet

Arrestohet 36-vjeçari në Fushë-Krujë, rezultonte i kërkuar si i dënuar nga Gjykata e Kosovës

11:00 | 14/03/2026
Next Post
Corriere della Sera: Si funksiononte rrjeti i drogës nga Hasi në Milano

Corriere della Sera: Si funksiononte rrjeti i drogës nga Hasi në Milano

“Hoqa dhjamin tek barku dhe e vura…”, këngëtarja pranon ndërhyrjet në trup

“Hoqa dhjamin tek barku dhe e vura...”, këngëtarja pranon ndërhyrjet në trup

Fatura e koncesioneve rritet me 50% vitin e ardhshëm

Fatura e koncesioneve rritet me 50% vitin e ardhshëm







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Gjithçka që duhet të dini për sfidën e sotme Inter – Atalanta
Sport

Gjithçka që duhet të dini për sfidën e sotme Inter – Atalanta

by mirseda
13:07 | 14/03/2026
0

Inter dhe Atalanta rikthehen në fushë pas humbjeve të fundit. Zikaltrit e Milanos pësuan disfatë në derbi,...

Macron thirrje Izraelit për bisedime direkte me Libanin, ofron Parisin si ndërmjetës

Macron thirrje Izraelit për bisedime direkte me Libanin, ofron Parisin si ndërmjetës

13:05 | 14/03/2026
Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë

Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë

12:52 | 14/03/2026
Irani godet Emiratet e Bashkuara: Lëshohen raketa kundra porteve

Irani godet Emiratet e Bashkuara: Lëshohen raketa kundra porteve

12:18 | 14/03/2026
Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga

Bulqizë/ 35-vjeçari dhunon babain dhe vëllain, policia e vendos në pranga

11:21 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com