Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zyrtare/ Këshilli Evropian vendos hapjen e negociatave me Shqipërinë

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zyrtare/ Këshilli Evropian vendos hapjen e negociatave me Shqipërinë

Këshilli Evropian ka vendosur për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Lajmi është përcjellë nga Ministria për Punët e Jashtme, e cila e cilëson si një një vendim të vonuar.

Një njoftimin e ministrisë theksohet se ky vendim është një mesazh pozitiv për të gjithë rajonin, pasi tregon se agjenda e zgjerimit funksionon akoma.

Po kështu citohet se Shqipëria është gati për të plotësuar kërkesat, të cilat burojnë nga negociatat e anëtarësimit, sipas metodologjisë së re.

Njoftimi

“Sot, Këshilli Evropian vendosi për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Republikën e Shqipërisë. Me këtë vendim, Shqipëria ka hedhur një hap historik në rrugën e saj evropiane. Ky vendim, megjithëse i vonuar, është bazuar mbi meritën e progresit substancial të arritur me pesë prioritetet kyçe dhe do të nxisë më tej reformat në vend.

Vendimi i Këshillit është më shumë se një shenjë besimi që i jepet vendit tonë, Shqipërisë. Në fakt, është një përgjegjësi shumë e madhe, të cilën Qeveria Shqiptare do ta realizojë duke përmbushur në kohë dhe si duhet të gjitha kërkesat, në përputhje me pritshmëritë e procesit të anëtarësimit në BE.

Vendimi i Këshillit është gjithashtu një njohje e qartë e përparimit të konsiderueshëm në zbatimin e agjendës së BE-së. Ne mirëpresim miratimin nga Këshilli për vazhdimin e procesit të zgjerimit në bazë të Komunikatës së Komisionit për metodologjinë e re “Pasurimi i procesit të negociatave – Një perspektivë e besueshme në BE për Ballkanin Perëndimor”. Kjo do ta bëjë procesin më të besueshëm, të parashikueshëm dhe dinamik. Shqipëria është totalisht gati për të plotësuar kërkesat të cilat burojnë nga negociatat e anëtarësimit, sipas metodologjisë së re.

Veçanërisht mirëpresim mandatin që i është dhënë Komisionit për të realizuar dhe finalizuar procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit të BE-së, duke filluar me grupin e thelbësoreve. Ne dëshirojmë të sigurojmë vendet anëtare të BE-së dhe institucionet e saj se Shqipëria do të jetë e përkushtuar plotësisht në përmbushjen në kohë të kushteve të kërkuara deri në Konferencën e parë Ndërqeveritare.

Vendimi i Këshillit është një mesazh i shkëlqyer jo vetëm për Shqipërinë; në fakt është edhe një mesazh pozitiv për të gjithë rajonin, duke treguar se agjenda e zgjerimit funksionon akoma dhe se e ardhmja e rajonit është në familjen evropiane. Shfrytëzojmë këtë mundësi për të shprehur falënderimet tona për shtetet anëtare të BE-së, për Këshillin Evropian, Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian, Shërbimin e Jashtëm të BE-së, që bënë të mundur arritjen e këtij vendimi për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Shqipëria do të vijojë agjendën e saj të reformave me përkushtim të palëkundur. Shqipëria do të luajë një rol konstruktiv në rajon dhe do të vazhdojë te bashkohet me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së”.

Tags: Këshilli Evropiannegociatatshqiperia

TË LIDHURA

Ish-burri e goditi 17 herë me thikë/ Zbardhet autopsia e Gentiana Hudhrës
Aktualitet

Ish-burri e goditi 17 herë me thikë/ Zbardhet autopsia e Gentiana Hudhrës

17:22 | 19/06/2025
E rëndë në Peshkopi/ Gjendet i pajetë një person
Aktualitet

E rëndë në Peshkopi/ Gjendet i pajetë një person

17:13 | 19/06/2025
Shqiptari në Itali dënohet me 6 vite për 17.5 kg kokainë në furgon me kushëririn
Aktualitet

Shqiptari në Itali dënohet me 6 vite për 17.5 kg kokainë në furgon me kushëririn

16:44 | 19/06/2025
Next Post
8165 viktima në Itali, deputeti shpërthen në lot gjatë fjalimit në Parlament

8165 viktima në Itali, deputeti shpërthen në lot gjatë fjalimit në Parlament

Pandemia/ Edhe sa kohë duhet të jetojmë kështu? Ja skenarët e mundshëm

Pandemia/ Edhe sa kohë duhet të jetojmë kështu? Ja skenarët e mundshëm

Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, Thaçi hedh hapin e radhës

Rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit, Thaçi hedh hapin e radhës

JU REKOMANDOJMË

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025
Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

20:45 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Netanyahu: Djali im u detyrua ta anulonte dasmën dy herë për shkak të sulmeve
Bota

Netanyahu: Djali im u detyrua ta anulonte dasmën dy herë për shkak të sulmeve

by mirseda
17:24 | 19/06/2025
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu foli me gazetarët jashtë Spitalit Soroka në Beersheba, i cili u godit më...

Ish-burri e goditi 17 herë me thikë/ Zbardhet autopsia e Gentiana Hudhrës

Ish-burri e goditi 17 herë me thikë/ Zbardhet autopsia e Gentiana Hudhrës

17:22 | 19/06/2025
Lojtari lë Tiranën, zyrtarizohet “divorci”

Lojtari lë Tiranën, zyrtarizohet “divorci”

17:20 | 19/06/2025
E rëndë në Peshkopi/ Gjendet i pajetë një person

E rëndë në Peshkopi/ Gjendet i pajetë një person

17:13 | 19/06/2025
Shqiptari në Itali dënohet me 6 vite për 17.5 kg kokainë në furgon me kushëririn

Shqiptari në Itali dënohet me 6 vite për 17.5 kg kokainë në furgon me kushëririn

16:44 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com