Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zylfie Haklaj jep emrat: Kush tentoi të fusë vëllezërit e mi në kurth

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zylfie Haklaj jep emrat: Kush tentoi të fusë vëllezërit e mi në kurth

Zylfie Haklaj ka dhënë më shumë detaje rreth aksionit të policisë për kapjen e vëllezërve të saj Hamdi dhe Shkëlqim Haklaj.

Ajo tregon se në 5 Tetor të vitit 1995 i gjithë fshati Kërrnajë ishte vendosur në shtetrrethim nga policia.

“Troket policia në derë, baba hap derën, policia vazhdon kontrollin në banesë dhe pas disa minutash dëgjohen të shtëna të shumta në lagje, dhe baba i thotë komandantit që drejtonte kontrollin, ka ndonjë problem, ai menjëherë del në oborr, thërret mos qëlloni, pas erdhi u tha s’ka asnjë problem e tha që s’kemi gjetur gjë të paligjshme pas kontrollit”, rrëfen Zylfie Haklaj për Top Channel.

Në atë kohë nga të shtënat humbi jetën polici Mehdi Vatoci nga Tropoja. Zylfia tregon se edhe kjo vrasje iu ngarkua atyre edhe pse ata kishin lidhje të afërta shoqërore me viktimën.

Ajo përmend për herë të parë emrat e zyrtarëve të lartë, të cilët sipas saj janë implikuar në skenarin e akuzës së padrejtë ndaj Haklajve, për vrasjen e policit.

“Sabri Jaça që ishte zv. Ministër i Brendshëm i thotë babës: e vratë policin dhe baba i thotë nuk dimë që është vrarë një polic, baba i thotë që nëse është e vërtetë ose ne ose ky, për Lulzim Sallakun e kemi vrarë. Lulzim Sallaku në atë kohë ishte shef i komisariatit Bajram Currit. Jaça i thotë: çfarë i thua plakut, ai thotë që ma hodhën këta maskarenjtë këtij”, thotë ajo.

Vrasja e policit në fjalë nuk është zbardhur sot e kësaj dite, teksa për vdekjen e tij u akuzuan Haklajt, ndaj të cilëve nuk kishte asnjë provë kundër. Ajo tregon se në momentet e vrasjes, burrat e familjes ndodheshin në banesë, ku kishte edhe efektivë policie që po kontrollonin. Ndërsa Hamdiu dhe Shkëlqimi ishin në arrati.

“Polici dhe familja e policit ka pas marrëdhënie me familjen tonë e polici ka pasur miqësi me Halilin, me vëllain, mendojmë që ata për të mbuluar informacion, për të inkriminuar ne si familje e se përjashtojmë mundësinë që është vrarë edhe pa dashje”, shtoi ajo.

Zylfija tregon edhe një bisedë të vëllait, Halilit me Shefin e Krimeve në Tropojë në atë kohë, Arjan Muçën.

“Kur ka ardhur Arjan Muça që kontrollonte i tha Halilit, Halil tha, pse dilni hapur ju kundër PD-së? Ku e dini ju tha me kë jam unë, psh, ai tani është në punë me PS, dhe i thotë pse del i hapur, dmth, tregoi se po sulmojnë se jeni kundër shtetit”, thotë motra e Haklajve.

Interesant është fakti se shumë vite më vonë, pikërisht Arjan Muça është akuzuar në sallën e gjyqit nga Dritan Dajti për vrasjen e policit Vatoci.

Muça ishte thirrur si dëshmitar në procesin për vrasjen e 4 policëve nga Dajti në vitin 2008. Pikërisht Muça ishte drejtues i aksionit për arrestimin e Dajtit.

Familja e Vatocit nuk dyshoi kurrë te Haklajt. Miqësia mes dy familjeve nuk u vu në dyshim, madje, ishte po njësoj e fortë si më parë. Dy ditë pas ngjarjes, Haklajt lirohen nga policia. Muharremi me Halilin dhe Yllin nisen drejt e në banesën e të ndjerit Medi Vatoci.

“Familjarët e Mediut kurrë s’kanë dyshuar, kanë prit babën e vëllezërit, kanë qëndruar aty e kurrë s’kanë shprehur dyshim. Halili e kishte mik, sikur vëlla, atë dhe vëllain e tij tjetër, astritin i ka thënë Halil na e vranë vëllain, Halili qante si fëmijë”, tregon ajo.

Pas ngjarjes ku u vra polici Vatoci, gjatë javëve në vijim policia zhvilloi disa kontrolle të befta në kullën e Haklajve ku u vendosën edhe përgjues. Sot, vajza e familjes, Zylfija, zbulon një episod për të cilin nuk është folur kurrë më parë.

“Ata pajisën një polici quajtur Përparim Sulaj, që të kontaktonte me vëllain, Yllin, Ylli të dërgonte te Shkëmbi i Rajës Hamdiun, Fatmirin e Shkëlqimin për të grabitur paret e komunës Lekbibaj, e Ylli e kuptoi kurthin e i thotë po shkoj me vëllain tënd. Ai i thotë jo se vëllai im është i ri. Në këtë moment Ylli dëgjon përgjuesin, e bllokon policin, i merr pistoletën, përgjuesin. Të nesërmen shkoi në komisariatin në Bajram Curr, dorëzoi pistoletën”, tha ajo.

Përgjuesi për të cilin flet Zylfija nuk dihet se ku ka përfunduar. Ajo që dihet është se e ka mbajtur vetë Ylli derisa ishte gjallë. Nga ana proceduriale, nuk ka pasur kurrë një hetim mbi këtë pretendim të Haklajve.

“Ylli nuk pranonte të dorëzonte përgjuesin, thoshte do ta kem si provë, se deri ku arrin Sali Berisha kundër familjes tonë për të vrarë e poshtëruar. Kjo ishte tentative e parë për të vrarë vëllezërit e për ti hedhur në kurth”, tha ajo.

Tags: Akuzaekzekutimipa provapolicivellezeritZylfie Haklaj

TË LIDHURA

Nga Pallati i ri i Sportit tek Biblioteka Kombëtare, Rama: Ja projektet që priten të zbatohen
Aktualitet

Nga Pallati i ri i Sportit tek Biblioteka Kombëtare, Rama: Ja projektet që priten të zbatohen

10:07 | 29/01/2026
Këtë të enjte seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë
Aktualitet

Këtë të enjte seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë

09:52 | 29/01/2026
Makina përfundoi në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi, gjendja e të plagosurve
Aktualitet

Makina përfundoi në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi, gjendja e të plagosurve

09:43 | 29/01/2026
Next Post
Berisha thirrje për revolta, rrit presionet ndaj Bashës

Bashkia e denoncon, PD publikon videon

Ekzekutimi i Sokol Haklajt e ktheu Fatmir Haklajn në një vrasës të tmerrshëm

Ekzekutimi i Sokol Haklajt e ktheu Fatmir Haklajn në një vrasës të tmerrshëm

‘Serbia do të kërkojë diçka tjetër’, Haradinaj apel Kurtit: Mos e hiq taksën

‘Serbia do të kërkojë diçka tjetër’, Haradinaj apel Kurtit: Mos e hiq taksën







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Nga Pallati i ri i Sportit tek Biblioteka Kombëtare, Rama: Ja projektet që priten të zbatohen
Aktualitet

Nga Pallati i ri i Sportit tek Biblioteka Kombëtare, Rama: Ja projektet që priten të zbatohen

by mirseda
10:07 | 29/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Konkursin Ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe...

Këtë të enjte seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë

Këtë të enjte seanca ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve të tjerë

09:52 | 29/01/2026
Makina përfundoi në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi, gjendja e të plagosurve

Makina përfundoi në liqenin e Vaut të Dejës, arrestohet shoferi, gjendja e të plagosurve

09:43 | 29/01/2026
Korrupsion, spiunazh dhe…/ Tronditet Kina, dyshimet për skandale në ushtri dhe marinë

Korrupsion, spiunazh dhe…/ Tronditet Kina, dyshimet për skandale në ushtri dhe marinë

09:37 | 29/01/2026
Kishin marrë një apartament me qira në Vollgë, procedohen për prostitucion dy shqiptarë

Kishin marrë një apartament me qira në Vollgë, procedohen për prostitucion dy shqiptarë

09:31 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com