Dy persona janë qëlluar për vdekje jashtë një banke në Zvicër. Mediat vendase kanë publikuar imazhe ku dy persona dukën të shtrirë në trotuar.
Ekziston një prani e madhe policore në vendin e ngjarjes në zonën e Europaalleet. Policia e Zyrihut tha se situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për publikun.
Dëshmitarët okularë kishin raportuar se kanë dëgjuar katër ose pesë të shtëna. Policia e Zyrihut tha se incidenti ndodhi në Lagerstrasse, ndërsa ende nuk ka informacion në lidhje me shkaqet e ngjarjes. Ende nuk dihen autoret e sulmit. TIRANA TODAY