Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në emisionin Byro Politike në “Abc News” deklaroi se virusi po dobësohet.
“Jemi në një kontroll shumë të mirë të epidemisë. Ne mund të themi me siguri që është e kontrolluar, por nuk mund të themi se është në fund. Ekspertët tanë e kanë vënë re se virusi është dobësuar”, u shpreh Rakacolli.
Në vijim, ajo theksoi se po bëhen depistime në Krujë edhe në zona të tjera për të shkuar në fazën e rihapjes:
“Sistemi shëndetësor arriti ta kontrollojë. Po bëhen depistimet në Krujë edhe në zona të tjera për të shkuar në fazën e rihapjes. Rihapja do të shoqërohet me një survejancë më të detajuar se në fazën e parë”.