E mërkurë, 16 Qershor, 2021
25.5 C
Tirana

“Freedom House” na ka mbajtur me hatër

Nga Mero Baze

Shqipëria mbetet ende “me një sy mes qorrave”, sa i përket indeksit të demokracisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe pse vitin që shkoi kanë ndodhur disa ngjarje të rënda për demokracinë.

Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan, ku opozita ka djegur mandatet e deputetit në mënyrë të pakthyeshme, duke penalizuar veten nga jeta parlamentare, dhe duke dështuar dyfish, pasi në vend të mandatëdjegurëve, hynë në Parlament një listë që të bën të mallkosh veten që ke Parlament.

Mjafton kaq që Shqipëria të quhet vendi me jetën më të keqe parlamentare në rajon, për shkak të asaj që bëri opozita.

Tre muaj më pas ndodhi atentati i dytë i madh ndaj demokracisë në Shqipëri. Opozita bojkotoi zgjedhjet lokale, ndërsa presidenti ndërhyri si krye-opozitar në këtë proces, duke caktuar dhe një datë tjetër zgjedhjesh, më 13 tetor, për të cilën nuk e mori askush seriozisht.

Kështu, brenda gjashtë muajsh, Shqipëria u kthye nga një shtet demokratik pluralist, në një shtet demokratik monist, ku gjithë pushteti qëndror dhe lokal është në duar të një partie. Natyrisht, jo për faj të saj.

Do të mjaftonin këto dy zhvillime tejet negative, që ne të ishim diku andej nga fundi i listës.

Por duket se “Freedom House” na ka mbajtur me hatër në këtë pikë, duke e arsyetuar gjëndjen, si një eksperiment politik të dështuar të opozitës.

Por nuk janë vetëm aktet publike të opozitës, ato që e dëmtojnë standartin e demokracisë, por janë dhe ato që ngjajnë ndonjëherë si akte demokratike të kryeministrit Rama.

Dhe në këtë pikë, gjëja më negative më duket tendenca e qartë nga kryeministri i vendit, që të zgjedhë kundërshtarin e tij. Natyrisht të zgjedhë për kundërshtar, atë që ka më të lehtë për ta mundur.

Kohët e fundit kjo është më e dukshme. Në kampin opozitar, edhe pse Lulzim Basha duket si aktor i dobët dhe pa perspektivë, në fakt është i vetmi që mund t’i mbetet në dorë opozita, në rrugën drejt pushtetit.

Por kryeministri duket se po përpiqet për dikë tjetër. Ai po vazhdon të shpresojë dhe po investohet herë pas here, që përballë tij, të ketë përsëri Metën dhe një pasardhës të familjes Berisha, të cilët janë në një aleancë të heshtur kundër lidershipit të Bashës.

Paqja e zgjatur me Metën, e cila ngjalli jo pak hilaritet tek opozitarët e Bashës, duket se është një skemë e menduar për të shkuar më tej.

Nesër në mbrëmje për shembull, do të jetë mysafir tek një televizion i ri, që blenë like në Azi dhe Kinë të duket i shikuar, ndërkohë që normalisht ka 300 shikues ne transemtim direkt online, dhe që është investim direkt i familjes Berisha, me zyra të përkohëshme në pallatin e familjes Meta.

Redaksia është dukshëm një lavatriçe e parave të korrupsionit të Berishës dhe Metës, por Rama e ka përzgjedhur ta legjitimojë si televizion normal, pasi me sa duket i duhet përballë Meta e Berisha.

Me këtë rast dhe ata i shtyn të harxhojnë ca para më shumë për media, nga ato që kanë vjedhur, edhe ua ushqen ëndrrën që të jenë rivalë të tij në finale më 2021.

Ky është një nga ato dëmet e fshehta të demokracisë, që mbulohet me qëndrime të moderuara ndaj mediave opozitare. Bile kjo mund të na përmirësojë indeksin e lirisë së shtypit.

Është e kundërta e shkollës Berishës. Ai televizionet armike i gjobiste, redaksitë kritike, ose i digjte, ose i rrethonte me policë, gazetarët kritikë i linçonte publikisht, i rrihte, ose u hidhte makinat në erë.

Edi Rama ka qetësinë dhe cinizmin e duhur për t’u dukur i moderuar dhe për t’i “përfillur”, duke e ditur shumë mire çfarë janë.

Dhe kur të gjithë mendojmë që po e bën si “qokë” për një medie kritike, në fakt po e bën për të rritur peshën e armiqëve të tij të dobishëm në skenën politike, “armiqtë” që janë dhe koletarali më i mirë që i siguron atij fitoren.

Natytrisht, duke i dëshpëruar njerëzit që mendojnë se ai do t’u çonte mediave të tilla OFL-në, apo do hetonte origjinën e parave të tyre

Këtë truk, “Freedom House” nuk e kap dot në raportin e  saj. Bile kam frikë se mund ta klasifikojë si një shkallë e lartë demokracie. Ndaj them se na ka mbajtur me hatër.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA i dhuron Shqipërisë, 1 milion dollarë pajisje mjekësore

Komanda europiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka dhuruar Shqipërisë 1 milion dollarë pajisje mjekësore kundër koronavirusit për spitalin Nënë Tereza në...

Putin: Biden është burrë shteti, shumë ndryshe nga Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar burrë shteti homologun e tij amerikan, Joe Bideen. Në konferencën për mediat pas takimit me këtë të...

Euro prek nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë

Euro ra të mërkurën në nivelin e 122.85 lekëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit...

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për të vendosur sanksione ndaj 78 individëve dhe shtatë entiteteve të Bjellorusisë për shkak të uljes së detyruar të...

”Ambasadorët do kthehen në postet e tyre”/ Putin zbardh takimin me Biden

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi me homologun e tij amerikan, Joe Biden ditën e sotme në Gjenevë. Gjatë...