Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Në Maqedoninë e Veriut, Presidenti Stevo Pendarovski i dorëzoi sot kryetarit të Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev mandatin për formimin e qeverisë. Zoti Zaev ka njëzet ditë afat për formimin e kabinetit dhe për t’i paraqitur parlamentit programin e qeverisë së re.

Ndonëse socialdemokrati Zoran Zaev e kishte njoftuar të mërkuren presidentin Pendarovski për sigurimin e shumicës parlamentare, megjithatë partitë shqiptare me të cilat Zaev po zhvillon bisedime, nuk kanë pohuar të kenë përafruar qëndrimet rreth një koalicioni të përbashkët qeverisës.

Kjo është hera e dytë që zoti Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë në karrierën e tij. Herën e parë para pothuaj katër vjetësh ai arriti ta formonte kabinetin në rrethana mjaft delikate që kishin pasuar sulmet e organizuara në parlament.

Nga ana tjetër, ekzistojnë dilema tek një pjesë e ekspertëve ligjorë nëse presidenti u nxitua me dhënien e mandatit zotit Zaev pa u siguruar shumica parlamentare prej 61 votash në parlamentin prej 120 vendesh.

Mandatari i ri dhe ish-kryeministër, Zoran Zaev tha se do të propozojë personalitete cilësore për në kabinetin qeveritar dhe një program cilësor që do të sillte një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët si dhe fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Partia e tij, Lidhja e Social Demokrate po zhvillon bisedime intensive me Bashkimin Demokratik për Integrim, por asnjëra prej partive nuk kanë dhënë hollësi mbi rrjedhën e tyre. Ndërkohë, kanë dalë zëra se partia shqiptare po kërkon që posti i kryeministrit t’i takojë asaj në vtin e parë dhe partisë maqedonase në tre vitet e mbetura. Njoftohet se është kërkuar që posti i kryetarit të parlamentit t’i takojë partisë e cila nuk do ta ketë kryeministrin.

Ndërkohë, përpjekjet e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për të mbledhur po të enjten krerët e partive të tjera shqiptare në këtë ditë simbolike të 19 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, dështuan. Ziadin Sela, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Menduh Thaçi nuk shkuan në takimin e thirrur nga zoti Ahmeti për të biseduar mbi zhvillimet rreth qeverisë së re.

BDI-ja ka 15 ligjvënës, të mjaftueshëm për koalicionin eventual LSDM-BDI, por një koalicion me 61 deputetë nuk konsiderohet i qëndrueshëm. Aleanca-Alternativa së bashku kanë 12 deputetë, Lëvizja Besa 4, në kuadër të koalicionit me LSDM-në dhe PDSH 1 deputet./VOA

Tags: mandatiMaqedoni e VeriutmerrZoran zaev

TË LIDHURA

Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Rajoni

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

14:59 | 04/06/2026
Next Post

Greqi/ Rritet numri i viktimave, ulen rastet e reja

Itali/ Testim i detyrueshëm për koronavirusin për udhëtarët nga 4 vende të BE-së

“Jemi me Greqinë dhe Qipron”, presidenti i KE telefonon Erdogan







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com