Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka ironizuar me anë të një fotoje kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Ai e krahason me kancelaren Angela Merkel, zonjën e parë të Gjermanisë, e cila dallohet për jetën e saj të thjeshtë. Merkel jeton në një apartament dhe e bën vetë pazarin.
Statusi
Zonjë lind, nuk bëhesh!
Zonja e Parë e Gjermanisë / Zonja e Parë e Shqipërisë!
https://www.facebook.com/SpahiuKreshnik/posts/3292135890832184
Angela Merkel është gruaja më e pushtetshme në planet, për shkak të pozitës që mban në një nga shtetet më të fuqishëm në botë. Pavarësisht se është kancelare e Gjermanisë, bën një jetë të thjeshtë si pjesa më e madhe e qytetarëve gjermanë.