Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Zjarret në Amazonë/ Retorikë e ashpër mes Francës dhe Brazilit

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Zjarret në Amazonë/ Retorikë e ashpër mes Francës dhe Brazilit

Udhëheqësit e Francës dhe Brazilit shkëmbyen fjalë të ashpra në lidhje me zjarret në Amazonë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Baragona, ekspertët paralajmërojnë ndërkohë se sezoni i zjarreve në pyllin më të madh të botës nuk ka arritur ende kulmin e tij. Zjarret që digjen në mbarë Amazonën çlirojnë sasi kolosale të dioksidit të karbonit në një kohë kur ekspertët thonë se botës i duhen pemët për të përthithur këtë gaz që shkakton ngrohjen e planetit.

Shkencëtari i NASA-s Doug Morton thotë se zjarret mund të përkeqësohen. “Rajoni është vetëm në mesin e sezonit të thatë. Zjarret që fillojnë sot dhe që dalin nga kontrolli, mund të digjen për shumë javë në vazhdim”, thotë zoti Morton.

Zoti Morton thotë se në dallim nga zjarret që digjen në Bolivinë fqinje, zjarret e Brazilit duket se do të sjellin krijimin e hapësirave për bujqësi masive. “Që të krijohet një tymnajë kaq e lartë që arrin në atmosferë, duhet të digjet një lloj zjarri me intensitet të lartë, lloji i zjarrit që krijohet kur u vendoset zjarri njëkohësisht mijëra hektarëve të parapërgatitur dhe të tharë nga dielli”, thotë zoti Morton.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro premtoi gjatë fushatës elektorale vendosjen e pyjeve në funksion të zhvillimit. Mbi 160 mijë zjarre janë shfaqur këtë vit përgjatë Amazonës braziliane. Kjo shifër është nën rekordin e vendosur në vitet 2000, kur shpyllëzimi arriti kulmin.

Megjithatë, numri i zjarreve është 60% më i lartë se viti i kaluar, duke ngritur kështu shqetësimet se po sinjalizohet rikthimi tek shpyllëzimi masiv. Vendet më të industrializuara premtuan dhjetëra milionë dollarë për të luftuar zjarret. Zoti Bolsonaro ngriti pikëpyetje rreth motivimit të tyre.

“A ndihmon ndonjëri dikë tjetër, që nuk është i varfër, pa pritur diçka në këmbim? Përse ia kanë vënë syrin Amazonës? Çfarë kanë dëshiruar prej kohësh nga ajo zonë?”, u shpreh zoti Bolsonaro. Ai shkëmbeu fjalë të ashpra me Presidentin francez Emmanuel Macron. Zoti Macron e akuzoi se po gënjen për angazhimet mjedisore. Bolsonaro thotë se Franca dëshiron ta trajtojë Brazilin si një koloni. Një koment i tij në Facebook që ofendoi bashkëshorten e zotit Macron, e nxehu situatën më tej.

“Është për të ardhur keq. Pikë së pari për të dhe për brazilianët. Mendoj se grave braziliane u vjen pa dyshim zor të lexojnë çfarë shkruan presidenti i tyre. Mendoj që brazilianët, një popull i mrekullueshëm, janë paksa të turpëruar nga sjellja e tij dhe kërkojnë që presidenti i tyre të sillet në mënyrën e duhur me të tjerët”, tha zoti Macron. Ndërsa zjarret vazhdojnë të digjen, zoti Bolsonaro tha se do ta rimarrë në konsideratë ndihmën e ofruar nga G-7ta për të luftuar zjarret, nëse zoti Macron tërheq ofendimet, siç i quajti ai. /Voa

Tags: AmazonëFranceretorikëzjarre

TË LIDHURA

Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë
Aktualitet

Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë

20:00 | 16/04/2026
Pas armëpushimit 10-ditor, paralajmëron Hezbollah: Prania e trupave izraelite brenda Libanit
Bota

Pas armëpushimit 10-ditor, paralajmëron Hezbollah: Prania e trupave izraelite brenda Libanit

19:52 | 16/04/2026
Izraeli dhe Libani bien dakord për një armëpushim 10-ditor, Trump: Do të fillojë brenda pak orësh
Bota

Izraeli dhe Libani bien dakord për një armëpushim 10-ditor, Trump: Do të fillojë brenda pak orësh

18:04 | 16/04/2026
Next Post
“Shkarkimi i Metës, çështje ditësh”/ Deklarata e fortë e Ngjelës

Spartak Ngjela flet për lëvizjet e fshehta të politikanëve shqiptarë, lëshon deklaratën "bombë”

Kjo është paga që marrin aktorët turq për një episod

Kjo është paga që marrin aktorët turq për një episod

Rasti “Pjetri”, Balla: Përgjegjësi personale!

Rasti “Pjetri”, Balla: Përgjegjësi personale!







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro
Aktualitet

Guvernatori Sejko takim me Shefin e ri të Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Diego Cerdeiro

by mirseda
20:03 | 16/04/2026
0

Në kuadër të Mbledhjeve të Pranverës të FMN-së dhe të BB në Uashington, Guvernatori Sejko zhvilloi një...

Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë

Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë

20:00 | 16/04/2026
Komisioni i Apelit, ndryshon vendimi për trajnerin e Egnatias

Komisioni i Apelit, ndryshon vendimi për trajnerin e Egnatias

19:57 | 16/04/2026
Pas armëpushimit 10-ditor, paralajmëron Hezbollah: Prania e trupave izraelite brenda Libanit

Pas armëpushimit 10-ditor, paralajmëron Hezbollah: Prania e trupave izraelite brenda Libanit

19:52 | 16/04/2026
Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër

Akuzohen për shpërdorim detyre, pezullohen dy efektivë në Dibër

19:26 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com