Monedha europiane vijon edhe këtë të mërkurë të ruaj të njëjtat vlera sikurse ditën e martë, duke u blerë sot sërish me 123.4 lekë dhe duke u shitur me 123.9 lekë.
Dollari amerikan ka regjistruar një rënie prej 0.3 pikë nga dita e djeshme, teksa është blerë këtë mëngjes me 103.6 lekë dhe është shitur me 104.4 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka shënuar një rënie të lehtë të vlerës duke u blerë sot me 137.9 lekë dhe duke u shitur me 139 lekë, krahasuar me një ditë më parë, referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ka pësuar një zhvlerësim të ndjeshëm prej 0.4 pikë nga dita e martë, duke u blerë ditën e sotme me 113.3 lekë dhe duke u shitur me 114.3 lekë. /SCAN