Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është caktuar drejtuesi i Përkohshëm i Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda.
Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim te përkohshëm te prokurorit Isa Jata, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.
Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurorit Julian Cafka, në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurorit Altin Dumani, në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Renda.
Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurores Rozeta Qirjaqi, në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
Miratohet me 10 vota pro projekt-vendimi për caktim të përkohshëm të prokurores Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në pozicionin e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.