Kryesore

Haradinaj: Jo ndarje e as Dodik Republikë në Kosovë

               Publikuar në : 11:34 - 22/07/19 M. S

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka shprehur falenderimet ndaj të gjithë atyre që e kanë përkrahur. Në komentin e radhës në Facebook, ai vë në dukje se kjo mbështetje e bën atë që të reflektojë, se asnjëherë nuk është vetëm. Po kështu, ai jep edhe një mesazh të fortë se nuk do të ketë asnjëherë ndarje të Kosovës.

“Faleminderit të gjithëve. Jeni shumë që më përkrahët këto ditë. Nuk jam ndier vetëm asnjëherë!

Tregun për njohje, e jo ndarjen e Kosovës e as Dodik Republikë në Kosovë!”.

Haradinaj dhe dorëheqjen nga posti ekzekutiv, pas thirrjes që iu bë për të dëshmuar në Gjykatën e Hagës, në cilësinë e njërit prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në fund të mbledhjes së qeverisë, në një dalje për mediat, Haradinaj njoftoi dorëheqjen e pakthyeshme, me arsyetimin se nuk mund ta cënonte nderin e Kosovës, dhe se duhej të paraqitej për të dëshmuar si një qytetar i thjeshtë.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT