Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zgjedhjet/ Reagon ashpër Bylykbashi: KQZ-ja rriti shifrat e pjesëmarrjes

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet/ Reagon ashpër Bylykbashi: KQZ-ja rriti shifrat e pjesëmarrjes

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar ashpër ndaj KQZ-së lidhur me shifrat që ka publikuar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Bylykbashi ka deklaruar se KQZ-ja ka rritur shifrat e pjesëmarrjes dhe se është një tenxhere që shërben për të zier pilaf.

“KQZ-ja si tenxhere për të zier pilaf. Doli KQZ-ja dhe deklaroi ‎sot, me një tis funebër, se në votimet e Ramës paskan votuar 812 mijë votues. Të dielën në darkë deklaroi se kishin votuar 772 mijë votues. E kishte shtuar me vetëm 40 mijë zgjedhës. Kjo shtesë më kujtoi gjyshen time kur isha fëmijë që preferonte orizin bullgar më shumë se atë të vendit sepse shtonte më shumë volum kur bëhej pilaf. Ja ku kanë përfunduar katër militantët ‎e PS-së në KQZ, në kuzhinierë pilafi për drekën e vakisë së Ramës.

E mbajnë mbyllur KQZ-në dhe nuk japin asnjë shifër në kohë reale siç jepej dikur, qoftë edhe para dy vjetësh, kur rezultatet transmetoheshin të detajuara në kohë reale. Kësaj radhe sistemet elektronike të transmetimit dhe publikimit të të dhënave i kanë fikur ose nuk i kanë vënë fare në punë sepse transparenca nxjerr në shesh ç’po gatuajnë. Me pak fjalë, i kanë vënë kapak tenxheres me emër KQZ që të ziejë mirë pilafi. Tashmë të gjithë e dinë që vetëm 15 % i shkuan në votimet farse dhe 85 % e shqiptarëve ia refuzuan 30 qershorin. Të gjithë i kanë parë qendrat e votimit ku nuk hynte këmbë njeriu për orë të tëra, por ndërkohë KQZ rriste shifrat e pjesëmarrjes.

Dhe meqë në 2015-ën votuan 48 %, Rama dha urdhër që ‎ta çonin pjesëmarrjen sa gjysma. Në mbrëmjen e 30 qershorit, edhe pse shifra e vetë KQZ-së tregonte 21 %, publikisht deklaruan 24 %, fiks sa gjysma e 2015. Por Rama e kuptoi që po i derdhej uji i pilafit që vlonte dhe e uli pak zjarrin. Sot deklaruan 22 për qind, ama katër kuzhinierët me përparëse zhul në KQZ ia kanë shtuar plot 7 % volumin e këtyre zgjedhjeve që i bënë pilaf. Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk ishte rezultati për partitë, por pjesëmarrja. Rama këtë pjatë i ka porositur kuzhinës së KQZ. Nuk thonë kot: një rezultat i vonuar ‎është rezultat i gatuar”, shkruan ai.

Tags: bylykbashiKQZpjesëmarrjeZgjedhjet

TË LIDHURA

Tjetër krim me thikë, pl*goset 50-vjeçari në Laç, arrestohet autori
Aktualitet

Tjetër krim me thikë, pl*goset 50-vjeçari në Laç, arrestohet autori

10:16 | 20/08/2025
Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur
Aktualitet

Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur

10:08 | 20/08/2025
Vrasja në Divjakë, policia identifikon autorin
Aktualitet

Vrasja në Divjakë, policia identifikon autorin

08:53 | 20/08/2025
Next Post
Theu rekordin, njihuni me deputeten më të vogël të Parlamentit Europian

Theu rekordin, njihuni me deputeten më të vogël të Parlamentit Europian

Luana Vjollca dhe Blendi Fevziu aktorë në filmin e Bes Kallakut

Luana Vjollca dhe Blendi Fevziu aktorë në filmin e Bes Kallakut

“Asnjë parti politike nuk e ka në letër pavarësinë e Kosovës” (Video Arkiv)

"Asnjë parti politike nuk e ka në letër pavarësinë e Kosovës" (Video Arkiv)

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Putini mund të mos jetë kurrë gati të takohet me Zelenskyn
Bota

Putini mund të mos jetë kurrë gati të takohet me Zelenskyn

by mirseda
10:26 | 20/08/2025
0

Marrëveshja në Uashington të hënën për hapin tjetër, një takim bilateral mes presidentit rus Vladimir Putin dhe...

Tjetër krim me thikë, pl*goset 50-vjeçari në Laç, arrestohet autori

Tjetër krim me thikë, pl*goset 50-vjeçari në Laç, arrestohet autori

10:16 | 20/08/2025
“Funksionoka ky sistemi i adresave false” – Thellohet sherri mes vajzave! Fifi “thumbon” Eglin në rrjete sociale?

“Funksionoka ky sistemi i adresave false” – Thellohet sherri mes vajzave! Fifi “thumbon” Eglin në rrjete sociale?

10:14 | 20/08/2025
Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur

Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur

10:08 | 20/08/2025
Mourinho shpërthen: Champions-i me Porton nuk është si ta fitosh me Barcelonën!

Mourinho shpërthen: Champions-i me Porton nuk është si ta fitosh me Barcelonën!

10:00 | 20/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com