Partia Socialiste është e vendosur që pavarësisht bojkotit të opozitës, ti zhvillojë zgjedhjet e 30 qershorit. Ata kanë vazhduar nga puna për përzgjedhjen dhe prezantimin e kandidatëve të saj, për bashkitë e vendit.
Në Bashkinë e Pogradecit, për PS ka vendosur që të garojë deputeti i zonës, Ilir Xhakolli. Ky i fundit është prezantuar ditën e sotme në një takim në qytetin e Pogradecit ku kanë qenë të pranishëm numri dy i PS-së Taulant Balla dhe Eduart Shalsi.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij Eduar Shalsi shkruan se Ilir Xhakolli do të vijojë rrugën e reformave dhe do të transformojë qytetin e Pogradecit.
Tashmë pritet që Xhakolli të lërë mandatin e deputetit dhe ti ‘përvishet’ punës për të bindur qytetarët ta votbesojnë.