Presidenti Ilir Meta poston një tjetër foto nga plazhi por këtë radhë ai shfaqet me 2 vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme.
Në foton e shpërndarë në Facebook, Meta i përgjigjet edhe njerëzve që mund ta kritikojnë se ndodhet në plazh në mes të kësaj situate.
“E di që disa komentues do më kritikojnë pse sot jam buzë detit si e hënë që është, por dua t’ju them se kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit”, shkruan Meta.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të takoja sot në Lalëz dy vëzhgues ndërkombëtarë të votimeve të djeshme, Zhoaon nga Holanda dhe Katerinën nga Gjermania.
Ata kërkuan një kujtim me mua dhe unë jam i lumtur ta ndaj këtë foto me ju.
Po kështu jam i gëzuar që u ka pëlqyer shumë Shqipëria.
E di që disa komentues do më kritikojnë pse sot jam buzë detit si e hënë që është, por dua t’ju them se kam humbur shumë ditë pushimi duke pritur dialogun dhe reflektimin, përfshirë dhe të shtunën e fundit.