E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, rrezikohen të manipulohen sërish nga rusët

Nga Anthony Ferrante “The Hill”

Historia e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, është sinonim i luftës, i njerëzve që luftojnë për të drejtën e tyre të merituar për të votuar. Revolucioni Amerikan, bëri që në vend të sundimit nga një fuqi e huaj, pronarët e bardhë të tokave në SHBA të ishin në gjendje të zgjidhnin vetë udhëheqësit e tyre, dhe kjo pas një lufte të mirëfilltë.

Vetëm pas një lufte tjetër, Luftës Civile Amerikane, e drejta e votës iu dha edhe afro-amerikanëve. Ndërkohë u deshën gati 80 vjet të tjera përpjekje,. që edhe gratë të kishin të drejtën e e votës ashtu si burrat. Sot kjo luftë shekullore për të drejtën e votës po sfidohet.

Një raport dypartiak i hartuar nga Komiteti i Inteligjencës në Senat pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, përcaktoi se “qeveria ruse drejtoi një veprimtari të gjerë… kundër infrastrukturës zgjedhore të SHBA-së, si në nivelin shtetëror ashtu edhe atë lokal’.

Kjo ndërhyrje, e cila vazhdon ende sot, e kërcënon shumë të drejtën për të cilën kanë luftuar kaq shumë grupime shoqërore. Gjithsesi, pak është bërë për të parandaluar një sulm të përsëritur – ose më keq se kaq – në zgjedhjet e këtij viti.

Ndërsa zgjedhjet presidenciale janë në prag, suksesi i një shteti-komb në ndikimin mbi zgjedhjet e mëparshme, sugjeron se rusët ka të ngjarë të përsërisin përpjekjet e tyre, si dhe të inkurajojnë disa shtete të tjera në armiqësi më SHBA-në që të kopjojnë agjendën e Moskës.

Nën sulm është vetë themeli i demokracisë sonë. Dhe ç’është më e keqja, ata që janë përgjegjës për të luftuar këto kërcënime, po zgjedhin të qëndrojnë të papunë.

Gjatë presidencialeve të 2016-ës, unë isha Drejtor për Reagimin ndaj Incidenteve Kibernetike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së në Shtëpinë e Bardhë. Një pjesë e rolit që kisha, përfshinte monitorimin e ndërhyrjeve të huaja në hapësirën kibernetike.

Si rezultat i rritjes së aktivitetit të huaj që pamë rreth zgjedhjeve tona, ne ndërtuam tre shtylla për sigurinë e zgjedhjeve. Këto shtylla mbeten me vlerë edhe sot, dhe duhet të jenë baza se si të mbrohen zgjedhjet e 3 Nëntorit.

Shtylla e parë është aksesueshmëria. Shumë kohë para këtyre zgjedhjeve, ekzistonte një kërcënim serioz ndaj qasjes së amerikanëve për të votuar. Pra, aftësisë së tyre për të dhënë hedhur votën e tyre, dhe që ajo në fund të numërohet.

Shtylla e dytë është integriteti. Qytetarët duhet të votojnë me sigurinë që vota e tyre do të pranohet dhe vlerësohet me saktësi, pavarësisht nëse ata votojnë në një qendër votimi apo me postë. Kjo ishte një konsideratë 4 vjet më parë, përpara pandemisë së Covid-19, por është veçanërisht e rëndësishme sot, me një rritje të pritshme të fletëvotimeve me postë.

Shtylla e fundit është raportueshmëria. Ky aspekt i procesit zgjedhor është jetik, për një rezultat të sigurt dhe të besueshëm. Siç e kemi parë në zgjedhjet e shkuara, rezultatet e votimit në Bregun Lindor, ndikojnë në pjesëmarrjen e votuesve në Bregun Perëndimor – ndikimi i raportueshmërisë është i menjëhershëm – dhe larmia e metodave të përdorura për të regjistruar votat, krijon mundësi për probleme në proces.

Lexo edhe :   Dashuria për SHBA-në nuk ka nevojë për ndërmjetës

Ngjashëm me kërcënimet e përmendura në raportin e senatit, fushatat gjithnjë e më të përhapura të dezinformimit, janë krijuar për të krijuar panik dhe përçarje. Në prill të këtij viti, ne pamë aktorë kibernetikë të shpërndanin dezinformacione dhe ta shfrytëzonin pandeminë e Covid-19.

Dhe tani po shohim të njëjtën gjë me zgjedhjet e 3 Nëntorit. Konfuzioni është mbase problemi kryesor në këto zgjedhje. Shtetet e ndryshme, partitë politike dhe faqet e rrjeteve sociale janë të përfshira në përhapjen e informacioneve të rrem, dhe rezultati është se askush nuk di se çfarë të besojë – çfarë është reale apo jo – dhe çfarë mund të bëhet për të gjetur faktet.

Niveli i pashembullt i informacionit të njëanshëm, për të çuar përpara një narrativë specifike, dhe jo gjithmonë të saktë, është duke e tronditur në themel demokracinë amerikane. Por këto kërcënime mund të luftohen me sukses, përmes një përgjigje kolektive që përfshin pasjen e kujdesit të duhur para se të konsumohet apo ndahet çdo lloj informacioni.

Lexo edhe :   Dashuria për SHBA-në nuk ka nevojë për ndërmjetës

Gjendja aktuale e qeverisë amerikane, ka potencialin të bëhet një problematikë më e madhe se sa ajo që mund të ndodhë ditën e zgjedhjeve. Pavarësisht nga një raport dypartiak që tregon ndërhyrjen e suksesshme të zgjedhjeve nga një vend i huaj në 2016, dhe fakti që këto sulme vazhdojnë akoma sot, zyrtarët e zgjedhur në Kongres dhe degën ekzekutive po zgjedhin të shohin një rrugë tjetër për të mbrojtur pozicionin e tyre personal, dhe mundësinë e rizgjedhjes në detyrë.

Ky mosveprim e vë në rrezik bazën e demokracisë amerikane. Siguria zgjedhore është politizuar. Por ajo nuk është një çështje politike, por një çështje e sigurisë kombëtare. Ne po përballemi me një kërcënim të njohur, që është më i madh gjatë këtyre zgjedhjeve, sepse agresore nuk është vetëm Rusia.

E megjithatë nuk po përdoren burimet e duhura për ta mbrojtur demokracinë tonë. Politizimi parandalon veprimet që nevojiten për të siguruar një palë zgjedhje të ndershme. Që nga viti 2016, janë bërë shumë përmirësime në lidhje me sigurinë e zgjedhjeve. Dhe ne jemi në një gjendje dukshëm më të mirë sot, sesa para 4 vitesh.

Por nëse t’i mbrohesh vetëm nga ajo që ka ndodhur tashmë, atëherë do të jesh gjithnjë i papërgatitur, gjë që është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për sigurinë kibernetike. Aktorët dashakeqë, po gjejnë vazhdimisht dobësi të reja dhe të çarat që shfrytëzohen, duke u dhënë atyre një përparësi që është në dukje e përhershme.

Sigurimi i zgjedhjeve presidenciale të këtij 2020 – dhe i demokracisë sonë – kërkon një mendim pro-aktiv dhe inovativ, që e lë politikën jashtë këtij ekuacioni, dhe që fokusohet më tepër tek 3 shtyllat e ndërtuara në vitin 2016. Përndryshe, rrezikojnë t’u japim fuqi forcave të jashtme, në vend se të mbështesim njerëzit që luftuan pa u lodhur kundër ndërhyrjes në zgjedhjet tonas.

Shënim: Anthony J.Ferrante, është kreu i sigurisë kibernetike në “FTI Consulting”. Më herët ka shërbyer si Drejtor për Reagimin ndaj Incidenteve Kibernetike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së në Shtëpinë e Bardhë.

Burimi i lajmit: https://thehill.com/opinion/cybersecurity/520507-the-us-presidential-election-is-under-attack

Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...