Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Zgjedhjet presidenciale në SHBA: Përse gabuan sondazhet?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Zgjedhjet presidenciale në SHBA: Përse gabuan sondazhet?

Sondazhet parazgjedhore në Shtetet e Bashkuara tregonin se Joe Biden do ta fitonte me shumicë dërrmuese garën presidenciale dhe se demokratët do të merrnin kontrollin e Senatit.

Por, shumë prej këtyre sondazheve nuk qëlluan në shenjë.

Frank Luntz është anketues i njohur republikan. Para ditës së zgjedhjeve, ai tha për televizionin FOX News se një gabim në sondazhe si në vitin 2016 do të rrezikonte biznesin e tij.

“Nëse Donald Trump ka të drejtë dhe anketuesit gabojnë, atëherë njerëz si unë do të duhet të gjejnë një profesion të ri”, tha zoti Luntz.

Fitorja e Joe Bidenit, edhe pse e thellë, nuk ishte dërrmuese. Demokratët morën pak vende në Senat dhe humbën disa në Dhomën e Përfaqësuesve. Zoti Luntz thotë se rezultatet ishin “shkatërrimtare” për industrinë e sondazheve.

“Sigurisht që sondazhet gabuan rëndë”, thotë Joseph Campbell i Universitetit Amerikan.

Zoti Campbell është autor i një libri mbi gabimet e famshme të sondazheve politike në vite.

“Sondazhet tregonin se do të kishte një valë blu, se Joe Biden do ta merrte me lehtësi Shtëpinë e Bardhë, do të sillte një shumicë në Senat si dhe një rritje të shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve. Por asnjëra nga këto nuk ndodhi”, thotë ai.

“Sondazhet krijojnë pritshmëri para zgjedhjeve”, thotë Bill Schneider, analist politik në Universitetin George Mason.

“Ajo që bënë sondazhet është se nxitën shumë mbështetës të Presidentit Trump të cilët ishin entuziastë, por që jo domosdo do të votonin. Ata janë njerëz të bardhë të shtresës punëtore, që nuk votojnë në masë. Zemërimi i nxiti ata të dilnin dhe të votonin për të shpëtuar presidentin dhe Partinë Republikane”, thotë profesori.

Në çdo sondazh ka një përqindje gabimi. Të kuptosh se kush do të votojë është me rëndësi për ta mbajtur këtë përqindje sa më të ulët.

“Çdo anketues synon të heqë nga sondazhi ata njerëz që thonë se do të votojnë, por që në fakt nuk shkojnë. Anketuesit e bëjnë këtë me mënyra të ndryshme; ata përdorin mekanizma të caktuara për të hequr nga sondazhi njerëzit që nuk ka gjasa të votojnë”, thotë zoti Campbell.

Ka një arsye që anketuesit thonë se sondazhet e tyre janë thjesht një “fotografi në kohë”.

“Sondazhet janë shumë të dobishme për të kuptuar se çfarë po ndodh politikisht, por vështirë të parashikojnë atë që do të ndodhë më pas, sepse njerëzit ndryshojnë”, thotë profesor Schneider.

Edhe pse industria e sondazheve mund të vuajë disa pasoja, ajo nuk do të zhduket.

“Sondazhet dhe hulumtimi i opinioneve janë bërë shumë më të ngulitura, shumë më të gjera në jetën amerikane, në jetën e biznesit, në atë kulturore dhe politike”, thotë zoti Campbell.

Aq shumë, saqë anketimet për zgjedhjet e vitit 2024 kanë filluar që tani./VOA/

Tags: SHBAsondazhezgjedhjet presidenciale

TË LIDHURA

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Financimi i armëve amerikane për Ukrainën, Franca tërhiqet nga plani i NATO-s
Bota

Financimi i armëve amerikane për Ukrainën, Franca tërhiqet nga plani i NATO-s

18:47 | 16/07/2025
Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel
Bota

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

15:58 | 15/07/2025
Next Post
Bjellorusia burgos edhe një korrespondent tjetër të Radios Evropa e Lirë

Bjellorusia burgos edhe një korrespondent tjetër të Radios Evropa e Lirë

Tallja me Pacollin

Veton Surroi kritika Ramës për sulmin ndaj Bashës: Po vepron si Daçiç

Situatë e rënduar në Kosovë/ 12 viktima në 24 orët e fundit, nami me infektimet

A jemi në kulmin e valës së dytë të pandemisë? Flet mjeku imunolog

JU REKOMANDOJMË

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

by mirseda
22:07 | 16/07/2025
0

Bashkimi Europian paralajmëron rikthimin e regjimit të vizave për Gjeorgjinë nëse Tbilisi nuk ndalon “rrëshqitjen nga parimet...

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

21:44 | 16/07/2025
Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

21:17 | 16/07/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

E rëndë në Astir, gjendet pa jetë një 29-vjeçar brenda automjetit të tij në parkim

20:21 | 16/07/2025
Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

20:09 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com