Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Zgjedhjet në Gjermani, kush janë humbësit dhe fituesit

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet në Gjermani, kush janë humbësit dhe fituesit

Bundestagu i 20-të do të vijojë pa shqiptarë, por edhe pa një mbështetës të fuqishëm të Ballkanit. Fituesja e vërtetë e zgjedhjeve të së dielës ishte Afërdita Suka. Bundestagu i ri do të vijojë të jetë pa deputetë me prejardhje shqiptare. Asnjëri nga katër kandidatët nuk arriti të fitonte shumicën e duhur, për t’u bërë ligjvënës në rang federal.

Kastriot Krasniqi, socialdemokrat dhe i vetmi kandidat i drejtpërdrejtë shqiptar  me prejardhje nga Kosova për Bundestagun Gjerman, nuk arriti të mblidhte më shumë vota se konkurrenti i tij nga Unioni Kristian Demokrat, Hermann-Josef Tebroke.

Krasniqi nuk hyn dot në Bundestag as nëpërmjet listës së landit, megjithëse dega socialdemokrate e këtij landi do të dërgojë në Bundestag gjithsej 49 deputetë, pra, 9 më shumë se pas zgjedhjeve të 2017-ës. 30 do të jenë me mandat të drejtpërdrejtë dhe 19 nëpërmjet listës. Kastriot Krasniqi ishte i 45-ti në listë, dhe shanset që të hynte nëpërmjet listës edhe më përpara kishin qenë të vogla.

Krasniqi: “Duhet punuar më shumë me votuesit”

29-vjeçari nga Kosova megjithatë nuk deziluzionohet nga kjo humbje. Ai i tha Deutsche Welles se përvoja me fushatën ishte e jashtëzakonshme: “Kam mësuar shumë gjëra dhe jam bërë 20 vjet më i ditur”, thotë Krasniqi. Por nëse ka një gjë, të cilën herën tjetër do ta bëjë më mirë, ajo do të jetë puna me votuesit në fushatë. Duhet të komunikoj më shumë me njerëzit dhe të jem më pranë tyre”, tha politikani kosovaro-gjerman.

Krasniqi e ka një ngushëllim: Fitoren e socialdemokratit Olaf Scholz, megjithëse me një epërsi shumë më të vogël, në krahasim me besnikun e Angela Merkelit, kryetarin aktual të Unionit Kristian Demokrat, Armin Laschet.

Gjoka: “Humbje katastrofale”

As tre kandidatët e tjerë me prejardhje shqiptare, siç pritej, nuk arritën të hynin në Bundestag. Kolë Gjoka, i Unionit Kristiandemokrat, ishte shumë poshtë në listën e landit, saqë të mund të hynte në Bundestag. “Kjo pritej”, thotë Gjoka, “por nuk pritej humbja e thellë e CDU-së në landin Schleswig-Holstein. Për ne kjo është një gjendje katastrofale dhe ne tani duhet të reflektojmë thellë për shkaqet e humbjes.”

Deputetët e CDU-së fituan në landin gjermanoverior vetëm dy nga gjithsej njëmbëdhjetë qarqet elektorale të landit. Shtatë i shkuan Partisë Socialdemokrate të Olaf Scholz-it dhe një e fitoi kreu i të Gjelbërve, Robert Habeck. Një nga politikanët e CDU-së, Johann David Wadephul, i njohur edhe për një politikë kritike ndaj qeverisë së Shqipërisë, nuk arriti ta fitonte mandatin e tij të drejtpërdrejte. Por Wadephul mbetet deputet edhe në Bundestagun e 20-të, sepse ai ishte deputeti kryesor i qarkut. Edhe të tjerë politikanë të këtij fraksioni që kanë qenë të angazhuar me politikat evropiane, si Peter Beyer, CDU, Florian Hahn, CSU, Gunther Krichbaum, CDU, Michael Brand, CDU, Katja Leikert, CDU,sërish do ta kenë nga një vend në parlament. Se sa i fuqishëm do të jetë grupi parlamentar i CDU/CSU-së në Bundestagun e ardhshëm, kjo do të varet nga negociatat për krijimin e qeverisë. Gjasat e deritanishme flasin më shumë për një koalicion që në Gjermani quhet semafor, pra, mes socialdemokratëve, të gjelbërve dhe liberalëve.

Sarrazin humb mandatin

Dafina Berisha, kandidatja 21-vjeçare e përzgjedhur nga socialistët e rinj në Hamburg, sikurse Kolë Gjoka, qysh në fillim nuk kishte shumë shanse për të hyrë në Bundestag. Socialdemokratët e Hamburgut do të dërgojnë në Bundestag këtë radhë gjithsej pesë deputetë, katër prej tyre të zgjedhur me mandatë të drejtpërdrejtë dhe vetëm një nga lista, sekretarin e shtetit për punë të jashtme Niels Annen. Dafina Berisha ishte e nënta në listë.

Një figurë e njohur nga Hamburgu që nuk arriti të fitonte një ulëse në Bundestag është ish-deputeti i të Gjelbërve, Manuel Sarrazin, raportues për Evropën Lindore dhe Juglindore në Bundestagun e mëparshëm, i cili ka qenë shumë i zëshëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Sarrazin nuk arriti të fitonte kundrejt socialdemokratit, Metin Hakverdi, në qarkun elektoral Hamburg-Bergedorf-Harburg, ku banojnë edhe shumë shqiptarë. Hakverdi është gjithashtu raportues për Shqipërinë në komisionin e BE-së.

Me largimin e Manuel Sarrazin-it nga Bundestagu Ballkani Perëndimor humb një mbështetës të fortë. Por miqësia e Të Gjelbërve ndaj Ballkanit Perëndimor pritet të vijojë. Të Gjelbrit ishin të vetmit që në programin e tyre elektoral kishin përmendur edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, krahas integrimit të rajonit në BE. Një mbështetës i fuqishëm i politikave të zgjerimit ishte edhe Michael Roth, socialdemokrat, ministri gjerman i Evropës, i cili arriti të mbronte mandatin e drejtpërdrejtë me një rezultat më se të bindshëm prej 43,6 përqind.

Një shqiptare në parlamentin e Landit në Berlin

Fituesja e vërtetë e mërgatës shqiptare në këto zgjedhje ishte Afërdita Suka, edhe pse jo nga zgjedhjet e Bundestagut, por ajo doli fituese nga zgjedhjet për Landin e Berlinit, të cilat u zhvilluan po të dielën, më 26 shtator. 40-vjeçarja e lindur në Suharekë, jo vetëm që  arriti të fitonte një mandat të drejtpërdrejtë për partinë e saj të Gjelbër, por theu edhe një bastion të përhershëm të socialdemokratëve në zonën 4 në Tempelhof-Schöneberg.

Afërdita Suka do të jetë kështu  deputetja e parë shqiptare në Parlamentin e Landit të Berlinit dhe e dyta deputete me prejardhje shqiptare në nivel landi, pas socialdemokratit Sami Musa, me prejardhje gjermano-kosovare, i cili fitoi në shkurt të vitit të kaluar një ulëse në parlamentin e Hamburgut.

“Rezultatin e prita me mirënjohje dhe përulje të madhe,” i tha Afërdita Suka DW, pas fitores, e lodhur, por e kënaqur, pas një nate feste pa gjumë, dhe një fushate gjithashtu me pak gjumë. “Kam pasur një ekip të mrekullueshëm dhe kemi punuar shumë në terren. Vetëm gjatë kësaj fushate kemi takuar mbi 32 mijë familje duke i vizituar derë më derë”, thotë Afërdita Suka për DW e pyetur për çelësin e suksesit të saj.

Përkrahje nga komuniteti shqiptar

Të lumtur dhe të përmbushur me fitoren e berlinezes me origjinë nga Kosova janë edhe Dr. Sahadete-Limani Beqa, si komunikologe, së bashku me të shoqin, Dr. Fahri Beqa, shef i klinikës “Herzpraxis Berlin Hohenschönhausen”. Limani – Beqa arriti të mobilizojë disa figura të njohura të kulturës si artistin bashkëkohor Petrit Halilaj, botuesen Feride Berisha (PA) dhe fotografen Mimoza Veliu (Jamin). “Por merita kryesore e Afërditës, nuk ishte puna me median, por puna e madhe në terren dhe besimi që kishin gjermanët tek ajo, për shkak të punës së suksesshme në nivel komunal”, thotë Limani-Beqa. /DW

 

Tags: gjermaniZgjedhjet

TË LIDHURA

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!
Bota

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

22:31 | 14/08/2025
Putin për takimin me Trump: Ukraina dhe armët bërthamore në qendër të bisedimeve
Bota

Putin për takimin me Trump: Ukraina dhe armët bërthamore në qendër të bisedimeve

15:51 | 14/08/2025
Udhëheqësi opozitar hungarez akuzon Rusinë për ndërhyrje politike
Bota

Udhëheqësi opozitar hungarez akuzon Rusinë për ndërhyrje politike

15:40 | 14/08/2025
Next Post
Tërmet me magnitudë 5.8 në Detin Mesdhe, lëkundjet ndihen në Gjirokastër e Vlorë

Kreta s’po gjen qetësi nga tërmetet, tronditet nga lëkundjet 5.3 ballë

Presidentja e KE-së: Ndajmë një të ardhme të përbashkët europiane

Presidentja e KE-së: Ndajmë një të ardhme të përbashkët europiane

Makina përfundon përmbys në Burrel, 3 vajza shtrohen me urgjencë në spital

Makina përfundon përmbys në Burrel, 3 vajza shtrohen me urgjencë në spital

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar
Showbizz

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar

by mirseda
22:55 | 14/08/2025
0

Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas rreth orësh në qendër të lajmeve, ku emri...

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

22:31 | 14/08/2025
Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

22:08 | 14/08/2025
Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com