E enjte, 21 Tetor, 2021
8.5 C
Tirana

Kreta s’po gjen qetësi nga tërmetet, tronditet nga lëkundjet 5.3 ballë

Një tërmet tjetër i fuqishëm prej 5.3 ballë shkalla Rihter, ka goditur përsëri Heraklion e Kretës. Tërmeti është shënuar në orën 07:48 të mëngjesit me epiqendër 13 km thellësi, dhe 22 km në juglindje të Heraklion, thuajse në të njëjtën zonë ku dha goditjen tërmeti i djeshëm prej 6 ballësh shkalla Rihter.

Kujtojmë këtu se prej ditës së djeshme, ishulli më i madh i Greqisë vijon të shkundet nga tërmetet e njëpasnjëshme.

Ditën e djeshme Kreta u godit nga tërmeti 6 ballë shkalla Rihter që la pas 1 viktimë, dhjetra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme.

Per shkak të frikës e pasigurisë për jetën, banorët e ishullit e kaluan natën nëpër tenda e çadra.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Paloka reagon pas deklaratës së Bashës: Ndal përçarjen!

Deputeti i PD-së dhe njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, ka reaguar pas deklaratës së liderit të partisë Lulzim Basha, i cili tha...

77 mandate PS-ja?

Nga: Eduard Zaloshnja “Do të kishim marrë jo 74, por 77 mandate, nëse shumë nga ata që na votuan nuk do të kishin ngatërruar numrin...

‘Reshje shiu me intensitet të ulët’, parashikimi i motit për nesër

Duke filluar nga dita e nesërme, mbi vendin tonë depërtojnë gradualisht masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash...

A duhet shtetëzuar transporti urban?

Nga: Klodian Tomorri Ka patur një debat mes ekonomistëve nëse shërbimi i transportit urban është apo jo monopol natyror? Evans në vitin 1991 studioi shërbimin...

Do jepni dorëheqjen nga PD? Basha: 95% e demokratëve më duan

Në një prononcim për gazetarët nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha tha se 95% e demokratëve e duan në krye të betejës. Nga ana...