Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Zgjedhjet në Durrës? Fino: Duka blen anëtarët një natë para

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Dokumenti/Deputetët s’prangosen lehtë, çfarë i duhet Prokurorisë

Bashkim Fino, kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv ka folur për shoqatat fantazmë dhe çfarë nuk shkon në këto zgjedhje. “Shoqatat fantazmë” Fino i ka cilësuar si një skandal të madh të FSHF-së dhe krerët duhet të kishin kërkuar falje dhe të ishin tërhequr, nuk ka asnjë shans që ata persona që nuk kanë të drejtën e votës të afrohen ditën e zgjedhjeve për të votuar. Një pikëpyetje e madhe e ngritur nga kandidati i FSHF-së ishte edhe fakti që zgjedhjet bëhen në Durrës dhe jo në Tiranë dhe për orarin që është vendosur. Pasi sipas tij kjo ishte një avantazh që Duka ti kaparosë anëtarët që janë të detyruar të flenë një natë më parë në hotel Adriatikun pasi zgjedhjet janë në 9 të mëngjesit.

Çfarë do të ndodhë me shoqatat fantazmë?

Mua më vjen keq, një skandal kaq i madh, FSHF duhet të kërkonte falje dhe të tërhiqej. Këto shoqata janë kriminale, duhet të mos jenë në listë. FSHF e rëndoi këtë skandal, ngatërroi zyrat rajonale me shoqatat rajonale. Që 12 shoqatat janë fantazmë është zyrtare nga gjykata që nuk janë regjistruar. Sot nxjerrim këtë skandal që FSHF të bëjë mbrapa, që nga momenti që nxorëm këtë skandal dhe më pas që zv/ presidenti i quajti ndërtim pa leje. Statuti thotë që kur do të futet një anëtar i ri i drejtohesh sekretarit dhe përgatit një raport për në KE, shkon regjistrohesh, hap një numër llogarie, merr numrin e NIPT-it. Dhe pasi bën të gjitha këto ia paraqet KE që i shqyrton dhe vendos nëse kërkesa i plotëson kërkesat dhe më pas vendos Asambleja.  Ka një filtër. Një shoqata që funksionon duhet të paguajë kuotën, le të nxjerrë federata një copë letër për një numër llogarie, apo nëse i kanë paguar kesh nëse i kanë paguar në dorë. FSHF të nxjerrë të gjitha sponsorizimet. ZV. Presidenti tha u kemi dhënë topa dhe bluza, por me çfarë i kanë blerë? Si i kanë justifikuar? Me kërkesë të klubit të Flamurtarit po ecim me procedurat dhe u them 12 shoqatave fantazmë që të mos guxojnë që të afrohen në orën… në hotel Adriatiku në Durrës sikur e ka zakon Duka. Atë e vendos KE, vendin dhe rendin e Dukës. Ata nuk duhet të qasen te dera e asamblesë. Ne kemi kërkuar zyrtarisht KE që të pezullohen këto shoqata. Kemi kërkuar të gjithë dokumentet që ka FSHF për shoqatat, kemi bërë kallëzim për mashtrim. Kemi bërë një dosje të plotë dhe do të shkojmë në Gjykatën Administrative. Së shpejti do të dëgjoni gjëra që nuk i keni dëgjuar më parë.

FSHF ka deklaruar se do i regjistrojë këto shoqata?

Pres përgjigje. Një klub, Flamurtari kërkoi pezullimin dhe dokumentet nga FSHF për këto shoqata dhe presim që prokuroria të thërrasë këta 12 anëtarët fantazmë të këtyre shoqatave.

Por nëse do të vijnë në 7 shkurt këta 12 anëtarë?

Nëse do të vijnë nuk janë konform ligjit. Anëtarët do të kërkojnë me forcë informacion dhe sqarime. Unë di që FSHF është institucion që duhet të kthejë përgjigje. Nëse nuk kthen ka hapa të tjerë. Por duhet t’i ktheje përgjigje Flamurtarit dhe pastaj vazhdojmë. Ka konflikt më të pastër që ky Çarçani nga njëra anë është zëdhënës i FSHF dhe nga ana tjetër drejton një emision atje, apo drejtuesit e shoqatave që marrin rrogat në FSHF. Nuk mund të lejojmë që gara të fillojë 12-0, se kështu i bie që në këto momente kanë dërguar për të regjistruar 4 shoqata, kjo tregon se ne kemi të drejtë, por të harrojnë që do të votojnë në datë 7. Pasi nëse regjistrohen duhet të kalojën procedurat, nga sekretari, te KE dhe më pas te Asambleja, pra edhe ky veprim është për 4 vitet e ardhshme. Unë do i legjitimoj nëse do të vij në krye të federatës.

Nuk do i lejoni zgjedhjet nëse këta anëtarë do të vijnë në Durrës?

Ne presim përgjigje njëherë, nga federata, apo prokuroria. Dhe mos trembet Duka, ne nuk duam të fusim asnjë në burg, jemi tolerantë në këtë pikë, duam garë të ndershme dhe të pastër, duam të votojnë anëtarët e ligjshëm. Nuk kërkojmë asnjë gjë, vec ligjshmëri. Deri tani nuk ka pasur garë, prandaj ka ecur ai 16 vite.

Por nëse nuk garantohet ligjshmëria?

Në rastin konkret jemi dy kandidatë, pavarësisht se ai vijon që të japë urdhra. Por ai është kandidat tani, jo president. Ai duhet të linte detyrën te sekretari i përgjithshëm. Rendi i ditës është përshëndetje e Presidentit të FSHF, por ky është kandidat, jo president. Unë nuk kam as të drejtë fjale atje. Rendi duhet të votohet me karton atje, por ai i bën këto sepse është mësuar se nuk ka pasur kandidat dhe i ka pasur si festime, jo garë.

Pra ju thoni do të ketë një fjalë nga Duka?

Nuk duhet të ketë.

Ju përmendët Durrësin, i jep avantazh se po bëhet atje?

Pse bëhen që në orën 9, që presidentët të vijnë një natë para dhe të kaparosen. Pse të mos bëhen në Tiranë në mes të ditës dhe LIVE. Kam të drejtë të paragjykoj. Të gjitha asambletë janë bërë në Durrës te hotel Adriatiku. Mirë do të ishte të bëheshin këtu në mes të Tiranës, por për mua nuk ka asnjë problem. Kam dëgjuar shumë histori, që i shumëzoj me zero por më vret veshin se të gjitha janë bërë në Durrës.

Tags: anëtarëtblenëDukadurresFinonateparaZgjedhjet

TË LIDHURA

Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj
Sport

Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

19:41 | 28/11/2025
Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë
Sport

Poloni-Shqipëri do të luhet në Varshavë

20:58 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
Gjuha shqipe/Xhaferi: S’e ndalon asgjë, Kuvendi e voton sërish

Gjuha shqipe/Xhaferi: S’e ndalon asgjë, Kuvendi e voton sërish

Gjuha shqipe/Ivanov del jashtë loje për 30 ditë

Gjuha shqipe/Ivanov del jashtë loje për 30 ditë

Video/“Magjiku” Neymar, driblon gjithë ekipin dhe shënon supergol

Video/“Magjiku” Neymar, driblon gjithë ekipin dhe shënon supergol







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025




TË FUNDIT

28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës
shendetesi

28 Nëntori/ Në Ditën e Flamurit përurohet shtatorja e Skënderbeut në Garanë të Kërçovës

by mirseda
21:06 | 28/11/2025
0

Sot në 28 Nëntor në Garanë të Kërçovës, në Ditën e Flamurit Kombëtar, u përurua shtatorja e...

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

Rusia mund të mbyllë WhatsApp-in nëse nuk respekton ligjet kombëtare

20:01 | 28/11/2025
I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

I vuri flakën makinës së kryetares së bashkisë, arrestohet një person

19:57 | 28/11/2025
Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

Brukseli thirrje Kievit: Dënoni zyrtarë e korruptuar nëse doni të anëtarësoheni në BE

19:53 | 28/11/2025
Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

Presidenti i Veronit urdhëroi lojtarët kundër kampionëve; pezullohet 6 muaj

19:41 | 28/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com