Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Zgjedhjet më të manipuluara: 234 mijë vota nga 15 mijë zgjedhës të regjistruar

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT
Zgjedhjet më të manipuluara: 234 mijë vota nga 15 mijë zgjedhës të regjistruar

Për shumë nga ne që kanë fatin të jetojnë nën një demokraci, procesi i votimit është bërë pjesë e një cikli që përsëritet njëherë në disa vjet. Procesi demokratik është përsosur gjatë gjithë historisë, për të dhënë atë që shumë do ta klasifikonin si vendimin më të drejtë që mund të arrijë popullata e një vendi përmes votës së çdo njeriu.

Si gjithnjë asgjë nuk është e përsosur, dhe manipulimi i zgjedhjeve mund të vihet re edhe në vendet ku demokracia është pak më shumë sesa një fasadë për të fituar legjitimitetin e qeverisë në sytë e popullit.

Por kur kjo ndodh,bëhet me delikatesë për të mos ngritur shumë dyshime. Por nganjëherë manipulimi ndodh në një shkallë të tillë, që edhe ata që mund të jenë magjepsur nga prestigji i vendit të tyre, mund të nisin të bëjnë disa pyetje. E tillë ishte situata në vitin 1927 në Liberi në Afrikë.

Liberia filloi të ekzistojë si një koloni amerikane, e menaxhuar nga Shoqata Amerikane e Kolonizimit (ACS) më 7 Janar 1822. Vendbanimi u krijua fillimisht për skllevërit e liruar amerikanë, pasi mendohej se ata kishin një shans më të mirë të mbeteshin të lirë në Afrikë sesa në Amerikë.

Kjo koloni e shpalli pavarësinë e saj në 1847, edhe pse nuk u njoh zyrtarisht si e pavarur nga Shtetet e Bashkuara. Kjo deri kur Konfederata u nda nga SHBA-ja. Pas Luftës Civile Amerikane, Liberia do të vazhdonte të mbante lidhje të ngushta me SHBA-në.

Kjo u pa në Luftën e Parë Botërore, ku i shpalli luftë Gjermanisë vetëm 5 muaj pasi këtë e bëri SHBA-ja. Gjithashtu, ky vend do të vazhdonte të ishte një nga anëtarët themelues të Lidhjes së Kombeve, paraardhësja e Kombeve të Bashkuara,e krijuar pas Luftës së Parë Botërore me synim parandalimin e një luftë tjetër të ngjashme në Evropë.

Nëntë vjet pas Luftës së Madhe, Liberia do të mbante zgjedhje. Partia aktuale në pushtet, Konservatorët e Vërtetë, u përfaqësuan nga Çarls King, që kishte shërbyer tashmë dy mandate si kryeministër deri në vitin 1927. King garonte në ato zgjedhje kundër Tomas Folkner, që përfaqësonte Partinë Popullore.

Në vitin 1927, në Liberi kishte vetëm 15.000 votues të regjistruar në lista, duke bërë që secila votë të llogaritej për shumë më tepër. King e kuptoi se i mungonte mbështetja për të fituar zgjedhjet në mënyrë të ndershme. Dhe kjo frikë e tij ishte e justifikuar, duke parë se në fund 9.000 njerëz votuan për kundërshtarin e ri Folkner.

Ishte e pamundur që ato 9.000 vota të ishin falsifikuar, kjo për shkak të fitores së madhe që King prodhoi për veten e tij. Ai nuk kishte asnjë nevojë reale për t’u“përzier” me kundërshtarin. Pas numërimit, King dhe partia e tij morën 243.000 vota, ose 15 herë më shumë se sa numri i votuesve të regjistruar në të gjithë Liberinë.

Për shkak të madhësisë së manipulimeve në këto zgjedhje, ato zgjedhje hynë në Librine Rekordeve Botërore Gines, si procesi më i manipuluar i raportuar ndonjëherë në histori. Ngjarje të tilla si këto “zgjedhje”, na tregojnë se njerëzit do të bëjnë gjithçka për të mbajtur  pushtetin që kanë, pavarësisht se sa idiote mund të duket kjo ide.

Ne jetojmë ende në një botë, ku zgjedhjet ndikohen nga mënyra të cilat shumë njerëz mund t’i cilësojnë si jodemokratike. I takon votuesit që të rregullojë të metat e demokracisë, pasi në fund të fundit ai ka të gjithë pushtetin në një sistem të tillë.

Ndryshe nga paraardhësit tanë që jetuan nën një sistem feudal, ne kemi aftësinë të ndikojmë në mënyrën se si drejtohet vendi ynë. Pjesëmarrja në procesin demokratik, duhet të shihet më shumësi një privilegj dhe një detyrë për qytetarët e secilit vend, sesa një barrë. Veprimi i një personi, në një ditë, në çdo 4-5 apo 6 vjet mund të ndryshojë rrjedhën e historisë.

Burimi i lajmit: https://medium.com/history-of-yesterday/the-most-rigged-election-in-history-5cb3ae79bf54

Pështatur nga TIRANA TODAY

Tags: historiliberizgjedhje te manipuluara

TË LIDHURA

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës
Bota

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Bota

SHBA, Senati i Nju-Jorkut përkujton 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

19:46 | 07/02/2026
Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik
Bota

Milano proteston kundër Olimpiadës 2026: Fonde pa përfitim ekonomik

19:38 | 07/02/2026
Next Post
Kush fiton zgjedhjet, apo çfarë po ndodh me partitë politike?

Kush fiton zgjedhjet, apo çfarë po ndodh me partitë politike?

Transferimi misterioz, Armando Sadiku nis aventurën në Bolivi

Transferimi misterioz, Armando Sadiku nis aventurën në Bolivi

Ukraina nis hetime rreth tentimeve për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA-së

Ukraina nis hetime rreth tentimeve për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA-së







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit
Aktualitet

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

by mirseda
14:21 | 09/02/2026
0

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, prezantoi sot, 9 shkurt, në Kryesinë e Kuvendit,...

Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

Apeli i GJKKO konfirmon vendimin, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me 1 vit burg

13:47 | 09/02/2026
Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekt i Tiranës:Busulla ime do të jetë vetëm ligji

13:01 | 09/02/2026
U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

U arrestua një vit më parë, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Erion Veliajn

12:47 | 09/02/2026
Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

Dosja “Partizani”/ Seanca në GJKKO, Jamarbër Malltezi akuza prokurorëve: Janë politikë!

12:04 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com