Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Zgjedhjet lokale/Maqedonia në test. Qytetarët besojnë partitë në vend të kandidatëve  

8 vjet ago
in Të Gjitha
Zgjedhjet lokale/Maqedonia në test. Qytetarët besojnë partitë në vend të kandidatëve  

Tanimë partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur i kanë prezantuar programet tyre zgjedhore para elektoratit. Njohësit e çështjeve politike thonë se në Maqedoni ende faktor përcaktues për atë se kujt do t`ia besojnë votën qytetarët mbetet partia, e cila e ka deleguar kandidatin për kryetar të komunës.

 Nuk shikohet kandidati, por partia

“Realisht mungon ai niveli i të menduarit se ja ky është njeriu që më denjësisht do të arrijë të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe pavarësisht se cilës parti i takon ose çfarë grupi interesash përfaqëson. Në Maqedoni qytetarët ende në radhë të parë perceptojnë partinë politike nga është deleguar, liderin e partisë dhe pastaj vjen në shprehje se kush është kandidati që do ta përfaqësojë në pushtetin lokal. Kjo ndodh sepse ne jemi një shoqëri, ku subjektet politike janë krijuar sipas sistemit lider-parti”, vlerëson profesoresha universitare Besa Kadriu.

Arsim Sinani, analist politik thotë se partive politike në Maqedoni u mungon politika në plan afatgjatë për ngritjen dhe promovimin e kuadrove kompetent për zhvillimin e projekteve të caktuara në komuna. Përzgjedhja e personave me të cilët garohet në zgjedhje më shumë ka të bëjë me kënaqjen e interesave të klaneve të caktuara. “Partitë politike kryesisht janë të orientuara kah figura e liderit të partisë politike, në rastin konkret edhe tek figura e kandidatit për kryetar të komunës, prandaj nuk ka ndonjë transparencë që do të duhej dhe ne nuk i shohim kandidatët për këshilltarë”, thotë Arsim Sinani.

Dujovski: Partitë maqedonase preferojnë elektoratin shqiptar

Fushata zgjedhore në përgjithësi nga analistët konsiderohet si e qetë dhe pa incidente të theksuara. Analisti Nikolla Dujovski thotë se është koha që qytetarët të mësohen se fushatat duhet të jenë të qeta dhe të përfshijnë oferta për problemet reale, shkruan Deutsche Welle. 

“Vërtet kanë ndodhur disa incidente sporadike, të cilat partitë politike për qëllime të politikës ditore i lidhin edhe me zgjedhjet lokale. Diku bëhet fjalë edhe për krim klasik”, deklaron Dujovski.

Sipas tij, retorika nacionaliste mes partive ka ndryshuar për shkak se partitë maqedonase kanë pranuar rëndësinë e elektoratit shqiptar dhe tani duan mbështetje. “Folën për disa tema të mëdha. Folën për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Folën për çështje që assesi nuk janë të lidhura me bashkëjetesën kurse tani në kohë të fushatës zgjedhore, është mirë që edhe VMRO-DPMNE nuk ka ndonjë qëndrim radikal”, thekson Dujovski.

Vëzhguesit ndërkombëtarë me vlerësime të para për fushatën

OSBE-ODIHR në raportin e parë ka konstatuar se fushata zgjedhore ka filluar në atmosferë të qetë me incidente të izoluara të motivuara politikisht.

“Janë evidentuar dëmtime dhe vandalizime në disa shtabe zgjedhore, në shtabin e VMRO-së në Kisela Vodë dhe Kavadar, shtabi i LSDM-së në Butel dhe Aerodrom, fillim i parakohshëm i fushatës të disa partive të cilat mund të përballen edhe me gjoba të rënda”, thuhet në raportin e OSBE-ODIHR.

Nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi ka deklaruar se gjatë fushatës ka pasur incidente të vogla që kanë qenë të tejkalueshme. Ai tha se KSHZ ka përcjellur me vëmendje çështjen e organizimit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht respektimit të normave ligjore që janë pozitive.

“Sa i përket çështjes së fushatës nuk kemi pasur ndonjë ankesë apo vërejtje zyrtare, apo vërejtje me shkrim nga aktorët politik apo ndonjë organizate joqeveritare, dhe në këtë drejtim unë mendoj se aspekti ligjor është respektuar. Ka pasur incidente të vogla, apo incidente që kanë qenë të tejkalueshme dhe ne si KSHZ kemi ftuar opinionin që këto incidente të minimizohen dhe të mos ndodhin, dhe mendoj se deri në fund të fushatës do të kalohet në këtë frymë”, ka deklaruar Jakupi.

Zgjedhjet e 15 tetorit shihen si testi kryesor për partitë kryesore politike, para se gjithash ato maqedonase, të cilat në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit dolën me një rezultat thuajse të barabartë.

Tags: besojnëkandidatëvelokaleMaqedoniapartiteqytetarettestZgjedhjet

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Tërhiqet Rama për listën e zezë: Kazani thotë “erdhi diktatura”, por…

Rama publikon letrën e javës, qytetari: Ke mbushur administratën me njerëz me diploma Kristali

Saimir Tahiri i përgjigjet Bashës: Po i bën nder krimit, keqardhje!

Saimir Tahiri i përgjigjet Bashës: Po i bën nder krimit, keqardhje!

Ndërtimet në Butrint, Vokshi: Shkelje ligji, të ndalohen urgjentisht!

Ndërtimet në Butrint, Vokshi: Shkelje ligji, të ndalohen urgjentisht!







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë
Bota

DW: Analiza e BE-së kritikon ritmin e reformave në Ukrainë

by mirseda
22:43 | 04/11/2025
0

Ukraina duhet të përshpejtojë ritmin e reformave të saj, nëse dëshiron të arrijë qëllimet e saj në...

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

Arta Dade: Nano mori përgjegjësi në kohë të vështira

21:53 | 04/11/2025
SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie

SHBA, anulohen fluturimet në Aeroportin “Ronald Reagan” për shkak të një problemi sigurie

21:16 | 04/11/2025
Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

Lirohet nga qelia Alqi Bllako, GJKKO e dënon me 4 vite, 1 më pak nga sa kërkoi SPAK

21:13 | 04/11/2025
Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

Mandatoi Konjufcën për formimin e qeverisë, Osmani: Vetëvendosja më bindi se i ka votat në Parlament

20:29 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com