Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zgjedhjet lokale/ “Zbuloni kërcënimet e opozitës”, Rama ka disa porosi për strukturat

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
4 orë protestë, Rama: S’ishte as e madhe, as e denjë por e turpshme

Në kushtet aktuale, ku opozita jashtëparlamentare PD-LSI deklaron se nuk merr pjesë në zgjedhje, kryeministri Edi Rama, përmes strukturave të PS-së ka nxjerrë disa porosi për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Së pari, synohet të realizohet një pjesëmarrje sa më e lartë në votime dhe, së dyti, të përcaktohen dy-tre prioritete kryesore për çdo bashki nga ato që kanë dalë gjatë llogaridhënies së tyre në publik, sidomos atje ku drejtojnë përfaqësues të PS, dhe të merren masat për plotësimin e tyre.

Gjithashtu, në dokument thuhet se duhet të merren masat për caktimin e anëtarëve të komisioneve të Qendrave të Votimit dhe në pikën e fundit kërkohet që të zbatohen të gjithë kërkesat e Kodit të Zgjedhjeve dhe vendimet që janë marrë nga KQZ për shpenzimet e fushatës.

Letra e plotë:

Partia Socialiste e Shqipërisë
sekretari për organizimin
disa drejtime te punës së strukturave të partisë për fushatën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019

Në kushtet specifike të fushatës për zgjedhjet e organeve të pushtetit vendor të 30 Qershorit, kur opozita jashtëparlamentare PD-LSI nuk merr pjesë në zgjedhje, për strukturat e Partisë Socialiste dalin disa detyra për t’iu përgjigjur këtyre kushteve të zgjedhjeve.

Së pari, të synohet dhe realizohet pjesëmarrje sa më e lartë në votime. Pjesëmarrja në votime jo vetëm të ruajë shifrat e rezultateve për PS dhe të partive të Koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, por të përcaktohen detyra për rritjen e pjesëmarrjes( jo më pak se 2.5 përqind qëështë rritja e numrit të zgjedhësve krahasuar me dy vjet më parë), përmes  tërheqjes në votime nga të gjitha shtresat, kategoritë, komunitetet që ndikojnë në këtë rritje.

  • Anëtarësia e partisë dhe mbështetësit e saj kanë detyra në përbërje të strukturës ku janë por edhe individuale për plotësimin e këtij objektivi duke e vlerësuar si një ndër detyrat kryesore të këtyre zgjedhjeve.
  • Puna me listat e votuesve për të evidentuar zgjedhësit që banojnë në territorin e QV, ata që kanë migruar në qytete të tjerë të vendit e deri ata që janë në emigracion dhe i kanë mundësitë për tëardhur e votuar më 30 Qershor.
  • Pjesëmarrja në votime e votuesve për herë të parë, si detyrë e brezit që do të jetë pjesë efektive e Shqipërisë së strukturave të BE.
  • Sistemi i patronazhit  të funksionojë në zbatim të këtij objektivi. Çdo anëtar apo mbështetës i partisë që caktohet me një numër zgjedhësish, të vlerësojë maksimalisht pjesëmarrjen e tyre në votime e të raportojë  për këtë.
  • Të bashkëpunohet me partitë e tjera të Koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane – ASE për të rritur numrin e votuesve duke tërhequr zgjedhës nga komunitete, zona, fise, lagje etj ku ato dhe kandidatët e vendosur prej tyre kanë ndikim në rritjen e numrit të votuesve.
  • Të jetë në eficiencë të plotë puna e koordinatorëve elektoralë të të gjitha niveleve të ngarkuar për këtë fushatë në bazë të detyrave të përcaktuara në Vendimin e Asamblesë Kombëtare të PS, të cilët të jenë dorë e zgjatur e strukturave të partisë për rritjen e numrit të zgjedhësve që votojnë.
  • Të evidentohen rastet e veprimtarisë së opozitës joparlamentare për pengimin e zgjedhësve për të marrë pjesë në votime, për presione e kërcënime, të cilat të bëhen objekt i një pune të organizuar të strukturave tonapërmes kontakteve me ta por edhe medias në mbrojtje të të drejtave të tyre kushtetuese.

Këto e detyra e të tjera që dalin në bazë të kushteve konkrete të secilës bashki, kërkohet që të vletësohen maksimalisht, veçanërisht në ato bashki ku kandidatët e PS për kryetar bashkie nuk kanë kandidatë të tjerë rivalë.

Së dyti, të përcaktohen dy-tre prioritete kryesore për çdo bashki nga ato që kanë dalë gjatë llogaridhënies së tyre në publik, sidomos atje ku drejtojnë përfaqësues të PS, dhe të merren masat për plotësimin e tyre. Secila strukturë partie dhe drejtuesit tanë në bashki ta shohin këtë detyrë si një përgjigje të kërkesave të komunitetit për zgjidhje të problemeve jetësore të tyre. Prioritetet që do të përcaktohen në çdo bashki të dërgohen në zyrën e Organizimit të Partisë brënda datës 25 maj 2019.

Së treti, të merren masat për caktimin e anëtarëve të komisioneve të Qendrave të Votimit. Zbatimi i kësaj detyre të Kodit të Zgjedhjeve kërkohet të bëhet me cilësitë e kërkuara për komisionerët dhe në kohën e duhur. Sipas afateve të përcaktuara nga organet e Partisë, projekt-listat e komisionerëve duhet të dërgohen në  Sektorin e Koordinimit Elektoral të Partisë Socialiste në Tiranë deri mëdatën 20 maj 2019, ndërsa depozitimi i tyre pranë KZAZ-ve duhet të bëhet deri më 30 maj 2019.

Në caktimin e tyre të meren në konsideratë kushtet specifike të këtyre zgjedhjeve: prej tyre kërkohet korrektësi në zbatimin e kërkesave të Kodit të Zgjedhjeve, prandaj ata duhet të njohin detyrat që ai u përcakton dhe t’i zbatojnë ato në mënyrë korrekte. Ata janë përfaqësuesit e strukturave bazë të procesit zgjedhor dhe duhet të kenë vendosmërinë e duhur të ndikojnë në mënyre maksimale në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor qëështë kërkesë kryesore, në zbatimin e kërkesave të Kodit për dokumentacionin zgjedhor, në komunikimin me zgjedhësit etj.

Së katërti, të zbatohen të gjithë kërkesat e Kodit të Zgjedhjeve dhe vendimet që janë marrë nga KQZ për shpenzimet e fushatës. Nga ana e financierëve të ngarkuar me këtë detyrë në bazë bashkie e në qendër të njihen mirë kërkesat për shpenzimet e fushatës dhe të ketë korrektësi maksimale në zbatimin e tyre. Çdo shpenzim i kryer për fushatën zgjedhore të jetë i evidentuar sipas kërkesave, pagesat për zyrat elektorale, për organizimin e veprimtarive elektorale etj. të bëhen përmes institucioneve bankare, me synimin që çdo veprimtari të jetë e dokumentuar dhe të ketë transparencë në shpenzime.

Në përcaktimin dhe zhvillimin e veprimtarive elektorale të kihet parasysh që strukturat e partisë të marrin në konsideratë vlerën financiare të tyre, duke synuar veprimtari me efektivitet të lartë, por me një kosto financiare të arsyeshme.Po kështu edhe për shpenzimet për anën figurative e mediatike të fushatës, numrin e zyrave elektorale, etj.

SEKRETARI PËR ORGANIZIMIN

Tags: edi ramaporosistrukturatZgjedhjetzgjedhjet lokale

TË LIDHURA

11 maji/ Pas Tiranës nis rinumërimi i votave për Fierin, përfundojnë 31 kuti
Politikë

11 maji/ Pas Tiranës nis rinumërimi i votave për Fierin, përfundojnë 31 kuti

11:38 | 30/06/2025
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 20-vjeçari në Fier-Vlorë, pritet ekstradimi
Aktualitet

I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 20-vjeçari në Fier-Vlorë, pritet ekstradimi

11:35 | 30/06/2025
Zjarr në Vlorë/ Përfshihen tre fshatra, digjen 30 ha dhe 600 ullinj, ndërhyrje nga ajri e toka
Aktualitet

Zjarr në Vlorë/ Përfshihen tre fshatra, digjen 30 ha dhe 600 ullinj, ndërhyrje nga ajri e toka

10:59 | 30/06/2025
Next Post
“Kjo është një betejë për jetë a vdekje” Basha nga Shkodra: Të ndaluar një tjetër tirani

“Kjo është një betejë për jetë a vdekje” Basha nga Shkodra: Të ndaluar një tjetër tirani

Kërkuan rikthimin e vizave për shqiptarët, Ruçi dhe Balla vizitë në Holandë

Kërkuan rikthimin e vizave për shqiptarët, Ruçi dhe Balla vizitë në Holandë

Me ushtrinë në Rinas dhe hetimet që ngecën: Kush ishte ‘shefi’, Murataj apo Çala?

Me ushtrinë në Rinas dhe hetimet që ngecën: Kush ishte ‘shefi’, Murataj apo Çala?

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Izraeli, i hapur për marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin
Bota

Izraeli, i hapur për marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin

by mirseda
11:48 | 30/06/2025
0

Izraeli është i interesuar të vendosë marrëdhënie zyrtare diplomatike me Sirinë dhe Libanin, deklaroi ministri i Jashtëm...

11 maji/ Pas Tiranës nis rinumërimi i votave për Fierin, përfundojnë 31 kuti

11 maji/ Pas Tiranës nis rinumërimi i votave për Fierin, përfundojnë 31 kuti

11:38 | 30/06/2025
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 20-vjeçari në Fier-Vlorë, pritet ekstradimi

I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 20-vjeçari në Fier-Vlorë, pritet ekstradimi

11:35 | 30/06/2025
Zjarr në Vlorë/ Përfshihen tre fshatra, digjen 30 ha dhe 600 ullinj, ndërhyrje nga ajri e toka

Zjarr në Vlorë/ Përfshihen tre fshatra, digjen 30 ha dhe 600 ullinj, ndërhyrje nga ajri e toka

10:59 | 30/06/2025
Shpërndante dr*gëra të forta në qytet, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

Shpërndante dr*gëra të forta në qytet, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

10:54 | 30/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com